Ndërlidhjet

Marrëveshje historike mes Ukrainës dhe BE-së


Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko
Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko

Parlamenti i Ukrainës dhe Bashkimit Evropian pritet që të ratifikojnë një marrëveshje historike, sot më 16 shtator.

Marrëveshja e asociimit BE-Ukrainë, krijon lidhje të thellë politike dhe zonë të tregtisë së lirë ndërmjet Ukrainës dhe BE.

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko e ka quajtur një marrëveshje të tillë ‘moment historik’, përmes së cilës do të ndihmohet e ardhmja perëndimore e vendit të tij.

Refuzimi për të nënshkruar të njëjtën marrëveshje më herët, ka shkaktuar protesta të gjata, të cilat kanë përmbysur paraardhësin e Poroshenko-s, Viktor Janukoviç.

Poroshenko ka nënshkuar një marrëveshje ekonomike më 27 qershor.

Sidoqoftë, më 12 shtator Ukraina dhe BE janë pajtuar që të shtyjnë implementimin e marrëveshjes për tregti të lirë deri në fund të vitit 2015.

XS
SM
MD
LG