Ndërlidhjet

Kërkohet nga qeveritarët e rinj që ta deklarojnë pasurinë


Hasan Preteni, drejtor i Agjencisë kundër Korrupsion
Hasan Preteni, drejtor i Agjencisë kundër Korrupsion

Agjencia kundër Korrupsionit i ka njoftuar të enjten të gjithë zyrtarët e lartë publik të cilët pas konstituimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës më 9 dhjetor 2014, janë emëruar në pozita, që ta bëjnë deklarimin e pasurisë së tyre brenda 30 ditëve.

Përmes një kumtese të lëshuar, kjo agjenci ka njoftuar se deklarimi i pasurisë edhe nga ana e zyrtarëve të sapoemëruar, bëhet konform Ligjit për deklarimin e pasurisë

“Në këtë rast bëhet fjalë për zyrtarët e lartë publik të cilët paraprakisht nuk kanë qenë të angazhuar nëpër pozita publike obligative për deklarimin e pasurisë”, ka njoftuar AKK përmes një kumtese të lëshuar.

XS
SM
MD
LG