Ndërlidhjet

Hadi arrin të largohet nga Jemeni


Presidenti i Jemenit, Abd-Rabbu Mansour Hadi
Presidenti i Jemenit, Abd-Rabbu Mansour Hadi

Presidenti i Jemenit, Abd-Rabbu Mansour Hadi ka arritur të largohet nga vendstrehimi i tij mbrëmjën e së enjtës deri rebelët shiit të Houthit po vazhdojnë të luftojnë forcat lojale ndaj presidentit në periferi të qytetit port të Adenit ku strehohej Hadi.

Gjatë gjithë ditës së enjte, Arabia Saudite dhe aleatët e saj kanë sulmuar caqet e Houthit, të cilët e kanë marrë nën kontroll një pjesë të madhe të territorit.

Sulmet e vendeve të Gjirit kanë vazhduar edhe në kryeqytetin Sanaa që është tërësisht nën kontroll të Houthit, duke tronditur tërë qytetin dhe duke tmerruar banorët e saj.

Raportohet për disa persona të vrarë në Sanaa, ndërsa Irani i ka kundërshtuar sulmet e vendeve të Gjirit Arab.

XS
SM
MD
LG