Ndërlidhjet

Irlandë: Referendum për martesën e homoseksualëve


Një mbështetëse e martesës së personave të gjinisë së njejtë
Një mbështetëse e martesës së personave të gjinisë së njejtë

Në Irlandë sot mbahet referendum për lejimin apo jo të martesës së personave të gjinisë së njejtë.

Kjo reformë është mbështetur nga të gjitha partitë politike, ndërsa prijnë punëdhënësit e mëdhenj dhe personat e njohur publikë.

Kundërshtarët, përfshirë liderët fetarë, kanë shprehur shqetësime për të drejtën prindore për çiftet homoseksuale.

Por, hulumtimet e oipinionit tregojnë se referendumi do të votoj për lejimin e martesave të këtyre personave.

Ky vend, dikur me besim të thellë katolik, në vitin 1995 ka votuar me një dallim të vogël për legalizimin e shkurorëzimit.

Disa shtete federale në Shtetet e Bashkuara e njohin martesën e homoseksualëve. Po ashtu, martesa e personave me gjini të njejtë njihet edhe në Brazil, Francë, Zelandë të Re, Braitani dhe në disa vende të tjera.

Por, në këto shtete nhuk është mbajtur referendum për këtë çështje.

Aktualisht, në Slloveni dhe Kroaci, votimet në referendum nuk kanë lejuar martesë të personave të gjinisë së njejtë.

XS
SM
MD
LG