Na ndiqni
Përmes projektligjit, institucionet e Kosovës synojnë të përcaktojnë se si do të mbikëqyret dhe mbrohet trashëgimia kulturore. Por, Lista Serbe thotë se kompetencat e gjera që i jepen inspektoratit mund të cenojnë të drejtat dhe kompetencat e Kishës Ortodokse Serbe, sidomos në zonat e mbrojtura.
Interesi për investime ekziston. Por, çfarë i mban bizneset larg zgjerimit dhe hapjes së vendeve të reja të punës?
Transferimi i parave nga një bankë në tjetrën në Kosovë, që deri më tash mund të merrte disa orë apo të shtyhej deri në ditën e ardhshme të punës, tani mund të kryhet brenda pak sekondash, në çdo kohë të ditës.
Gjermania konfirmon se është në koordinim të vazhdueshëm me Uashingtonin dhe aleatët e NATO-s për të ardhmen e misionit paqeruajtës, KFOR, por nuk sqaron nëse po diskutohet edhe reduktimi i trupave amerikane.
Kosova po harton një strategji shtetërore për të mbështetur apelimin e dënimeve të katër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Ekspertët ndërkombëtarë thonë se mbështetja juridike mund të ndihmojë, por ndikimi i shtetit në rezultatin e apelit është i kufizuar.
A e pret Kosovën një dimër tjetër me ndërprerje të energjisë elektrike? Prodhimi vendor nuk mjafton për ta mbuluar kërkesën dhe importi kushton shtrenjtë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka bërë thirrje presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, që ta njohë pavarësinë e shtetit, duke argumentuar se paralelet e ngritura nga Rusia mes vendit të tij dhe Krimesë nuk qëndrojnë.
Kosova po përgatit një strategji për t’i mbështetur katër ish-krerët e UÇK-së në apelin kundër dënimeve për krime lufte në Hagë. Por, sa ndikim mund të ketë shteti në këtë proces?
Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit të Kosovës nisur rrënimin e gjashtë objekteve pa leje pranë Liqenit të Ujmanit, në veri të vendit, duke nxitur reagimin e autoriteteve të Serbisë, të cilat e cilësuan aksionin si të paligjshëm.
Lista Studentore paralajmëron se do të shqyrtojë kushtetutshmërinë e marrëveshjeve të arritura në dialogun e Brukselit. Prishtina, ndërkohë, thotë se normalizimi i marrëdhënieve fillon me pranimin e realitetit.
A mund të ndikojë vendimi në qëndrimet dhe strategjitë e partive politike ndaj Gjykatës Speciale? A rrezikon të thellojë mosbesimin shoqëror ndaj saj dhe të ndikojë në perceptimin për drejtësinë ndërkombëtare dhe partnerët perëndimorë?
Kurti e bëri këtë njoftim gjatë një seance në Kuvend, në ditën kur votimi për ndryshimet e propozuara në këtë ligj, të cilat do t’ia kufizonin kompetencat kësaj gjykate me seli në Hagë, u shty për herë të dytë brenda ditësh.
Shfaq më shumë