Debati për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës është zhvendosur te gjashtë deputetë të LDK-së që nuk pranojnë ta mbështesin kandidatin për të cilin partia e tyre u mor vesh me LVV-në.
Një person është arrestuar për krime lufte dhe është dërguar në ndalim për 48 orë, njoftoi Prokuroria Speciale e Kosovës.
Postin e ushtruesit të detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do t’ia dorëzojë kryetarit të ri të Kuvendit që do të zgjidhet nga legjislatura e njëmbëdhjetë.
Abdixhiku i bëri këto komente pasi e takoi kryeministrin në detyrë dhe liderin e udhëheqësin e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) në pushtet, Albin Kurti, të mërkurën në mbrëmje.
Gjashtë deputetë, një marrëveshje e refuzuar dhe një parti që po përballet me një nga përplasjet më serioze të brendshme në vitet e fundit.
Ambasadori i ri i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, bëri thirrje për formimin e shpejtë të institucioneve të Kosovës, që sipas tij, do t’i mundësonte bllokut evropian që t’i ofronte vendit ndihmën që ka në dispozicion.
Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, njoftoi se ka liruar nga detyra të 18 gjyqtarëve serbë, që dhanë dorëheqje në vitin 2022.
Marrëveshja mes Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm të Kosovës u refuzua nga gjashtë deputetë të LDK-së, duke ngritur pikëpyetje nëse ajo mund ta prodhojë kreun e ri të shtetit.
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është shpallur fajtor për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend më 21 mars 2018, në ditën kur ishte ratifikuar marrëveshja e demarkimit të kufirit me Malin e Zi.
Ekspertët paralajmërojnë se përgjithësimet dhe akuzat mund të çojnë në fajësim kolektiv, polarizim ndërfetar dhe dëmtim të kohezionit shoqëror në Kosovë.
Autoritetet njoftuan se kanë zgjeruar hetimet për rastin e dyshimeve për keqpërdorime në Byronë Kosovare të Sigurimeve (BKS), dhe tani nën hetim janë edhe 21 persona të tjerë.
Disa prej kryetarëve të komunave të Kosovës kanë protestuar në Prishtinë për disa çështje për të cilat pretendojnë se po u cenohen të drejtat nga niveli qendror.
Shfaq më shumë