Ndërlidhjet

Jep dorëheqje kreu i BBG-së


Uollter Ajsekson, i cili shkroi librin për bashkëthemeluesin e ndjerë të kompanisë Apple, Stiv Xhobs, ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të Bordit Transmetues të Guvernatorëve (BBG) për të punuar rreth një libri tjetër.

“Po merrem me një projekt tjetër të madh, andaj nuk do të jem në gjendje t’i ofroj BBG-së kohën që i duhet dhe që e meriton”, ka thënë ai në letrën e dorëheqjes për BBG-në, e cila mbikëqyr transmetimet ndërkombëtare të SHBA-së, përfshirë Zërin e Amerikës dhe Radion Evropa e Lirë.

Libri i Ajseksonit “Stiv Xhobs” është shitur në 1.36 milion kopje vetëm në Shtetet e Bashkuara.

Shtëpia e Bardhë duhet të emërojë tani zëvendësimin e tij për të udhëhequr bordin tetë-anëtarësh.
XS
SM
MD
LG