Ndërlidhjet

Tërmet në Guatemalë, të paktën 48 të vdekur


Ilustrim
Ilustrim
Presidenti i Guatemalës thotë se të paktën 48 persona kanë vdekur nga një tërmet prej 7.4 shkallësh, që e goditi Bregun Pacifik të këtij shtetit.

Presidenti Otto Perez tha se 40 njerëz kanë vdekur në provincën veriperëndimore të San Marcos, në afërsi të kufirit me Meksikën, ndërsa tetë të tjerë janë vrarë në provincën fqinje të Quetzaltenango.

Sipas presidentit, tërmeti ka shkatërruar shumë shtëpi dhe ka lënë më shumë se 150 persona të plagosur.
XS
SM
MD
LG