Ndërlidhjet

Irani ndalon importimin e “mallërave luksoze”


Kafeja, një nga produktet që nuk guxon të importohet në Iran
Kafeja, një nga produktet që nuk guxon të importohet në Iran
Media shtetërore e Iranit thotë se Teherani ka ndaluar sot importin e më shumë se 2000 produkteve që konsiderohen “mallëra luksoze”, për ta luftuar rënien e vlerës së valutës, për shkak të sanksioneve perëndimore.

E përditshmja “Iran” e ka cituar zëvendës ministrin e tregtisë, Hamid Safdel të ketë thënë se ndalesa mund t’ia kursejë Iranit 4 miliard dollarë në vit.

“Iran” listoi 75 produkte, duke filluar nga orët e dorës, pajisjet shtëpiake, telefonat celularë, kafeja, e deri të letrat e tualetit, që tani e tutje nuk do të mund të importohen nga jashtë.

Safdel ka njoftuar se nga dita e djeshme më nuk lëshohen lejet për importimin e këtyre produkteve.
XS
SM
MD
LG