Ndërlidhjet

Hoxhaj: Rikthimi në Evropë, agjendë e Prishtinës e Tiranës


Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka theksuar se si dy shtete të pavarura, Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë synojnë integrimin në strukturat euroatlantike.

“Ne kemi vetëm një agjendë, ajo është agjenda e rikthimit tonë në Evropë. Në rastin e Shqipërisë ky rikthim ndodh përmes dhënies së statusit kandidat, në rastin e Kosovës ky rikthim ndodh përmes nënshkrimit të marrëveshjes për stabilizim dhe asocim”, ka theksuar Hoxhaj, pas takimit të sotëm më homologun e tij shqiptar, Edmond Panariti, me ftesë të të cilit edhe po viziton Tiranën.

Ministri i Jashtëm i Kosovës po ashtu ka vlerësuar mbështetjen e shtetit shqiptar në fushën e integrimeve evropiane.

Ndërsa ka veçuar “përkrahjen e madhe që Shqipëria po jep në procesin e sigurimit të njohjeve të reja për Kosovën”.
XS
SM
MD
LG