Ndërlidhjet

Vendet myslimane nisin forumin ekonomik


Pakistan
Pakistan
Tetë vendet më të mëdha myslimane kanë nisur sot në Islamabad bisedimet që kanë për qëllim të rrisin lidhjet ekonomike.

Në hapje të takimit, kryeministri i Pakistanit, Raja Pervez Ashraf, ka thënë se aksionet e grupit D-8 në tregun global duhet të arrijnë 500 miliardë dollarë në vitin 2018.

Presidentët e Iranit, Turqisë, Egjiptit, Indonezisë dhe Nigerisë, së bashku me liderët e Bangladeshit dhe të Malajzisë, do të marrin pjesë në samitin e lidershipit të D-8–ës, të enjten në Islamabad.

Krerët e bankave qendrore të këtyre vendeve do të diskutojnë po ashtu mënyrat e bashkëpunimit.

D-8 është themeluar në vitin 1997 për të krijuar lidhje më të ngushta ekonomike në mesin e vendeve në zhvillim të botës myslimane.
XS
SM
MD
LG