Ndërlidhjet

Gjenevë: Brahimi, amerikanët dhe rusët diskutojnë për Sirinë


Lakhdar Brahimi
Lakhdar Brahimi
I dërguari ndërkombëtar për Sirinë, Lakhdar Brahimi, i ka filluar bisedimet në Gjenevë me diplomatët e lartë të Shteteve të Bashkuara dhe të Rusisë, për gjetjen e zgjidhjes politike për konfliktin e armatosur në Siri.

Zoti Brahimi, zëvendëssekretari amerikan i shtetit, William Burns, dhe zëvendësministri i jashtëm rus, Mikhail Bogdanov, tashmë kanë arritur në selinë e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë.

Ata nuk kanë bërë komente para bisedimeve me dyer të mbyllura.

Regjimi i Sirisë dje e ka kritikuar ashpër të dërguarin Brahimi, duke vlerësuar se “është në mënyrë flagrante anues”, pasi ai e ka përjashtuar çfarëdo roli për presidentin Bashar al-Assad, në qeverinë tranzicionale pas luftës.

Nga ana tjetër, Uashingtoni dhe Moska mbeten thellësisht të ndarë lidhur me krizën në Siri.

Uashingtoni e mbështet opozitën dhe ka kërkuar që Assadi të tërhiqet, ndërsa Rusia e mbështet Assadin.
XS
SM
MD
LG