Ndërlidhjet

Shtohen akuzat ndaj Tymoshenko-s


ish Kryeministrja e Ukrainës, Yulia Timoshenko në një seancë gjyqësore
ish Kryeministrja e Ukrainës, Yulia Timoshenko në një seancë gjyqësore
Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës tha se, burgimi i ish kryeministres Yulia Tymoshenko është bërë nën dyshimin se ka urdhëruar vrasjen e një ligjëvënësi, 16 vite më parë.

Viktor Pshonka ka thënë të premten se kanë gjetur prova të mjaftueshme, të cilat tregojnë se së bashku me ish-kryeministrin tjetër ukrainas Pavlo Lazarenko, kanë urdhëruar vrasjen e Yevhen Shcherban.

Nëse kjo provë del e vërtetë, atëherë Tymoshenko mund të përballet me burgim të përjetshëm.

Pshonka gjithashtu ka deklaruar se, Tymoshenko dhe Lazarenko kanë paguar 2.8 milionë dollarë për vrasjen e Shcherban-it.

Në vitin 1996, Shcherban ishte qëlluar për vdekje në një aeroport në jug të Ukrainës.

Ndërsa, Timoshenko dhe Lazarenko mohojnë çdo përfshirje në këtë vrasje. Tymoshenko është duke vuajtur një dënim 7-vjeçar për shkak të abuzimit me pozitën e saj.

Një seancë tjetër gjyqësore ku akuzohet për evazion fiskal dhe përvetësim, është shtyrë deri më 12 shkurt për shkak të gjendjës shëndetësore të saj.

Tymoshenko dhe përkrahësit e saj thonë se gjykimi i saj është politikisht i motivuar.
XS
SM
MD
LG