Gazetare e Radios Evropa e Lirë në Pragë dhe autore e magazinës së përjavshme televizive 'Expose'.
Zgjedhjet e 3 nëntorit në Shtetet e Bashkuara mund të ndryshojnë raportin e forcave në Uashington dhe të ndikojnë në dy vjetët e mbetur të presidencës së Donald Trumpit.
Rusia nuk ka nevojë për tanke për të goditur. A është Kosova e përgatitur për luftën pa front?
Sabotimet, sulmet kibernetike dhe operacionet e fshehta, disa prej të cilave lidhen me Rusinë, kanë vënë në provë sigurinë e vendeve evropiane. Këto kërcënime mund të godasin infrastrukturën kritike dhe të ndërpresin shërbime jetike, pa asnjë përballje ushtarake. Por, sa e rrezikuar është Kosova?
Amerika mund t’i pakësojë ushtarët në Kosovë. Por, a mund ta ruajë të njëjtën peshë në sigurinë e saj?
Më shumë përgjegjësi për mbrojtjen e Evropës, një rol i ri për SHBA-në. Ky është vizioni NATO 3.0, që mund të sjellë ndryshime në praninë ushtarake amerikane në kontinent.
Rrugët mbushen me protestues, por qeveritë mbeten në pushtet. Pse është e vështirë që pakënaqësia qytetare të shndërrohet në ndryshim politik në Ballkan?
Nga protestat në Shqipëri te sfida zgjedhore e studentëve në Serbi, pakënaqësia me pushtetin po mobilizon qytetarët. Por, pse është kaq e vështirë të sfidohen partitë qeverisëse në Ballkan? Çfarë roli luajnë avantazhet e pushtetit, institucionet dhe dobësitë e alternativave politike?
Në prag të zgjedhjeve parlamentare të 25 tetorit në Serbi, Kosova është temë e premtimeve dhe përplasjeve politike. Nga deklaratat për vendosjen e flamurit serb në Prizren, te shfaqja e Millan Radoiçiqit në një tubim elektoral, fushata ka nxitur reagime edhe në Prishtinë.
Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) kaluan vite duke treguar se sa shumë i ndan politika.
Pas vitesh rivaliteti të ashpër, LVV-ja dhe PDK-ja arritën një kompromis që ndryshoi rrjedhën e krizës politike në Kosovë. Zgjedhja e Justina Shiroka Pulës për presidente, megjithatë, ngriti pikëpyetje për llogaritë politike që qëndronin pas saj.
Lëvizja Vetëvendosje e mbështeti ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, ndonëse vazhdon të ketë dyshime nëse ai mund të ndikojë në proceset gjyqësore në Hagë.
Kuvendi i Kosovës miratoi më 6 tetor ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, duke përmbyllur shqyrtimin e një nisme që synon të ndryshojë mënyrën se si funksionojnë Dhomat e Specializuara në Hagë.
Serbia mund të hyjë në një epokë të re politike pas Aleksandar Vuçiqit. Por, kur bëhet fjalë për Kosovën, ndryshimi i pushtetit në Beograd nuk nënkupton domosdoshmërisht ndryshim të politikës.
Për herë të parë pas shumë vitesh, Serbia përballet me mundësinë që Aleksandar Vuçiq të mos jetë më në pushtet. Çfarë do të nënkuptonte një skenar i tillë për Kosovën dhe sa do të ndryshonte politika e Beogradit ndaj saj?
Rasti i Ante Gotovinës po përmendet si pikë reference për apelin e Hashim Thaçit dhe tre ish-krerëve të tjerë të UÇK-së, ndonëse ekspertët thonë se mes tyre ka dallime thelbësore.
Një standard prej 200 metrash u bë hallka që çoi në përmbysjen e dënimit prej 24 vjetësh të Ante Gotovinës. Më shumë se një dekadë më vonë, rasti i tij po rikthehet në vëmendje pas dënimit të Hashim Thaçit dhe tre ish-krerëve të tjerë të UÇK-së.
Kosova duhet ta rishikojë raportin me misionet ndërkombëtare pas aktgjykimit të Hagës, thotë historiani britanik, James Pettifer, duke vënë në pikëpyetje nëse misione si EULEX-i kanë ende rol në vend.
Dënimi me 25 vjet burgim për krime lufte i shton një dimension të ri trashëgimisë së Hashim Thaçit, një prej figurave qendrore të pavarësisë së Kosovës.
Hashim Thaçi hyri në historinë e Kosovës si një nga figurat kryesore të luftës, negociatave dhe shpalljes së pavarësisë. Tash, asaj historie i është shtuar edhe një dënim me 25 vjet burgim për krime lufte.
Aktgjykimi ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pritet të përballet me një proces të fuqishëm apeli nga të dyja palët, thotë eksperti i së drejtës ndërkombëtare, Mark Ellis.
Shfaq më shumë