Aktuale

"Dëshmitë" e kryeprokurores

Nenad Pejiq

11.04.2008
Nenad Pejiq / Radio Evropa e Lirë

Pohimet e Carla Del Pontes në librin e saj "për tregtinë e shqiptarëve me organet e serbëve të rrëmbyer", u transmetuan nga televizioni shtetëror rus, duke ilustruar me pamje televizive. Por, pamjet ishin nga kampi në Prijedor, kurse boshnjakët nga Bosnja e Hercegovina që mbaheshin në këtë kamp, janë prezantuar si serbë nga Kosova.


Kur njeriu e mendon punën e kryeprokurores së një gjykate ndërkombëtare për krime lufte, gjithmonë e mendon edhe rëndësinë që kryeprokurorja ka për krimet që kanë ndodhur dhe për të dëshmuar fajësinë. Meqë në Ballkan të gjithë "e dinë" se kush është fajtor për krimet, shumëkujt nuk i duhen dëshmitë. Por, gjyqi është gjyq dhe pa dëshmi askush nuk është fajtor. Prandaj, puna e Carla Del Pontes, çfarëdo që të ketë bërë, është pritur gjithmonë me emocione të ndryshme në shtetet e ndryshme. Kurdo që njëra palë është gëzuar për sukseset e saj, pala tjetër është dëshpëruar. Kurdo që dikush është liruar, njëra palë është zemëruar dhe pala tjetër është gëzuar.

Megjithatë, në javët e fundit, mediat në hapësirën e ish-Jugosllavisë janë bashkuar duke cituar librin e Carla del Pontes "Gjuetia: unë dhe kriminelët e luftës". Secili, natyrisht, citon atë që i përgjigjet dhe këtu nuk ka asgjë të re. E re në këtë mes është përmbajtja e citateve, të cilat, thënë më së buti, të habisin.

Në Serbi, natyrisht, edhe me të drejtë, kanë reaguar ashpër në disa citime nga libri se kryeprokurorja ka indikacione serioze se disa shqiptarë kanë tregëtuar me organet e serbëve të rrëmbyer. Në libër, thonë gazetarët në Serbi, Carla Del Ponte ka shkruar se njerëzve, që më 1999 janë zhdukur, u janë hequr organet dhe janë shitur nëpër klinika. Burimi i këtyre pohimeve është një grup i "gazetarëve të besueshëm". Gjurmët thuhet se çojnë deri tek një shtëpi në afërsi të aeroportit në Tiranë, por hetuesit kanë thënë se aty nuk kanë arritur të gjejnë asnjë dëshmi materiale. 

Ekspertët pohojnë se me organet e njeriut është e pamundur të tregtosh në atë mënyrë "primitive" dhe se për këtë lloj tregtie duhen pajisje shumë të sofistikuara dhe kushte shumë më të mira, por mendimin e tyre pak kush e ka kërkuar. E gjithë kjo natyrisht është transmetuar menjëherë nga televizioni shtetëror rus, i cili, të dielën, në terminin qendror ka transmetuar njoftimin se shqiptarët kanë shitur organet e serbëve të rrëmbyer, duke ilustruar madje me pamje televizive. Por, pamjet ishin nga kampi në Prijedor. Kurse, boshnjakët nga Bosnja e Hercegovina që mbaheshin në këtë kamp, janë prezantuar si serbë nga Kosova!

Shtypi në Kroaci ka cituar një pjesë të librit, duke thënë se gjeneralin Ante Gotovina mund ta ketë tradhtuar bashkëshortja e tij, meqë Gotovina e ka tradhtuar atë vazhdimisht me një grua tjetër!!?? Sipas pohimeve në libër, bashkëshortja e gjeneralit ka qenë "grua e braktisur, sikurse edhe shumë gra të tjera, me rastet e të cilave kam punuar derisa në Lugano punoja me shkurorëzimet", shkruan Carla Del Ponte.

Kryeprokurorja, sipas shtypit, e përmend edhe një barcoletë në libër, në të cilin thuhet: "Serbët janë bijtë e bushtrës", kurse "kroatët janë bijtë e poshtër të bushtrës!".

Për një person, i cili gjithë profesionin e vet ia ka kushtuar gjetjes së DËSHMIVE, është skajshmërisht e çudtishme se në librin e saj, ajo nuk ofron asnjë dëshmi për pohimet e saj.

Ku e gjen të drejtën zonja Del Ponte që Gotovinën ndoshta e ka tradhtuar bashkëshortja, sepse ka qenë e zemëruar me aferat e tij? A do të thotë kjo thirrje për linçimin e bashkëshortes? Kush, ku dhe kur ka të drejtë që dikë publikisht ta etiketojë për atë që ndoshta e ka bërë?

Prej nga e drejta që të dilet me pohimin se ka ekzistuar tregtia me organe njerëzore, nëse për diçka të këtillë nuk është gjetur asnjë dëshmi e vetme? Sa bëjnë punë (pas akuzave të lansuara) pohimet e ekspertëve se është e pamundur të heqësh organe njerëzore në kushtet që përshkruhen nga Carla Del Ponte? Këto organe tashmë janë bërë "serbe", ata të cilët i kanë bërë të tilla, nëse i kanë bërë, që moti janë shndërruar në shqiptarë, edhe pse mbi gjithë rrëfimin qëndron një re e madhe dhe e errët, dyshimi nëse diçka e këtillë ka ndodhur fare.

Prej nga e drejta ish-kryeprokurores që një popull të tërë, atë serb ta shpallë si "bijtë e bushtrës", kurse tjetrin, atë kroat "bijtë e poshtër të bushtrës"? S'është me rëndësi nëse Del Ponte citon një prokuror kanadez, as nuk është e rëndësishme se nuk e ka emëruar fare atë, sikur që nuk është e rëndësishme nëse bëhet fjalë për barcoletë apo ndonjë shaka të pakripë. 

Gjithçka është e mundshme, por një gjë nuk është – prej një kryeprokuroreje, në cilëndo gjykatë që të doni, nuk pritet që në publik të zbulojë pikanteritë e hetimeve të saj, të cilat mund të fyejnë njërën palë, të zbulojnë identitetin e palës së dytë, të kontribuojnë në rritjen e urrejtjes tek pala e tretë, të përqeshet pala e katërt dhe të akuzohen pa dëshmi pala e pestë. Do të ishte më interesant një libër i autores në temën mbi dështimin e saj që në Hagë të sillen të akuzuarit më të kërkuar.

 
 
A dëshironi të bëni koment rreth këtij materiali?
Emri *
Lokacioni
E-mail
Koment *
Para dërgimit të komentit ju lutemi t'i lexoni udhëzimet

Komentet 1-10 (nga 14)
Nga : Jashari
04.05.2008 21:35

Carla Del Ponte,duhet te merr ate qe e meriton.


Nga : Jashari Prej : Gjermani
03.05.2008 20:14

Me zonjen duhet te pritet,Carla pasi sigurimi i Kosoves te konsolidohet,dhe te filloje nji beteje me Carlen.Natyrisht te ngrihet aktkuza per shpifje dhe trirrim,qe beri Carla per UCK-en.Ajo te
sjellet ne Kosove,dhe te fillon procesi Gjyqesor kunder saje, per shpifjet qe i ka ber.Pastaje e verteta te dale ne shesh.Te zbulohet qellimi i saje,dhe prapavija politike.

Te hetohet ne disa pista.

1.Te cilat sherbime sekrete e kane furnizuar!?.

2.Pse nuk u be konultimi me palen Shqipetare.

3.Kushe e ndihmoje per mbledhejen e informacioneve ne fjale, dhe te gjitha jane genjeshtra...

4.Te punohet per zbardhejen e aktoreve te cilet ishin te inkriminuar dhe shpifen gjera qe nuk kane ekzistuar.

5.Te arrestohen te gjithe te dyshimtit qe bashkepunuan me Carlen.

Natyrisht pase perfundimit te procesit gjyqesor te zbardhet e verteta.

Pse, Carla nuk e ngriti nji aktakuze ndaje te gjithe krimineleve Serbe.Qe kryene krime ne Kosove dhe udheheqsave qe dhane urdhra, dhe te cilet i zbatuan ato.
Prandaje te gjithe te nikriminuarit ne menyre te drejt apo indirekte te sjellen si deshmitar.
Te veprohet:Si vepruan Izraelitet me Nacistat te cilet vrane miliona te pa fajshem.Pikrishte edhe ne shqipetaret duhet te veprojem,se e kemi obligim moral dhe njerzor.Akoma nuk dihet fati i shume shqipetareve se ku gjenden.Te pakten tu kthehen eshtrat dhe te varrosen ne menyre dinjitoze,dhe eshtrat e tyre te prehen te qete ne Kosove.

Menderime dhe rrespekte nga:Jashar.H.Selmanaj.
Baballoqe.Kosove.
Bochum.Gjermani.


Nga : sabit Prej : mitrovic
26.04.2008 09:24

Mendoj se Zonja PONTE ,me ket komet ajo deshiroj ta minimizoj GJenocidin serb mbi Popullaten SHqyptare,deri me tash te papar .Ashtu qe iu desh ta imagjinoj nje gje te till..
Edhe spe dihet se zonja ne fjal ka ne shpirtin e saj ALBANO-FOBI,por qka ti bejm,ne smund tja ndrojm trurin asaj FOBIE.


Nga : FATON Prej : Suedi
22.04.2008 20:47

Del Ponte ne Suedi njeriu gjobitet ose ne raste te personave te cilet jane ne poziten tuaj per thash e theme dhe per deklarata te cilat,e pengojn punen e nje instance gjyqesore denohen edhe me Burg.Pamar parasysh se qfar ti deshiron si pik e pare Juve nek keni qene profesioniste si pik e dyte ne vend qe te mereni me faktet dhe krimet te cilat i keni pasur juve nuk keni guxur te shkruani shum per to se ju asht kercenuar shteti SERB se nuk guxoni ti qitni ato ne Opinion E dini juve mire edhe me cilen date ju ashte bere kercenimi ,se treti te Persekutuarin e keni kthyer ne KRIMINEL.Qfare duhet te thote njeriu per ty asht pune e Qeverise Kosovare dhe ate pa hamendje duhet te te padise te pakten te te kerkoj Faktet per deklaratat dhe siq e di une juve tash flas si ti juve keni bere nje pakt me qeverine SERBE per te mos shkruar per prOcesin e vertet te HAGES dhe gjenocidit Serbe QE USHTROI NE BALLKAN Sepse Qeveria SERBE te dha disa pjese Mitologjike te programit te saje kunder pamvarsise se Kosoves me nje tregim te cilin SERBET E kishin ushtruar ndaj KOSOVAREVE kur mernin viktimat me kamione frigorifer nga KOSOVA dhe i dergonin ne SERBI perse te miren viktimat me frigorifer kete e din Zonja DEL PONTE por kjo pranoi te ndroj vetem emrin nga SERBE ne UCK dhe ja tani .Nje budall e qet nje gur ne Bunar e 100 te menqur mbyten per ta nxjer ,kjo eshte zonja DEL PONTE bashkepuntorja e Millosheviqit .


Nga : Femi Prej : Dardanë
19.04.2008 13:36

E ka treguar veten del ponte se nga ka anuar po shyqyr zotit qe nuk pat ndoj deshmi se as vet nuk e di se qfar denimi do te kish marr UCK-ja edhe krejt Shqiptaret po kemi qen ne rrug te drejt edhe e fitum te gjtha betejat edhe te fundit me delponten.


Nga : Ajet Prej : Bern
15.04.2008 14:51

Pa koment,
Jemi shokuar me ket liber, me qe Karla del Ponte, ishte kryeprokurore e Gjygjit te Hages, dhe se te bie kaq posht me keto te paverteta, mendoj se nuk ja vlen te kete kimente per kete.


Nga : Drenicaku Prej : Drenic
15.04.2008 13:59

me habit komenti i karla del pontes si ka mundur një kryeprokurore nderkombtare te shkruaj per gjojs treghtin me organe te njerzve nga nji popull kur per periudhen te cilen e pershkruan kjo zonj populli shqiptar as buk te mjaftueshme nuk kishte dhe ushtaret e UÇK-së municion te mjaftueshem nuk kishin dhe pothuajse asnji prej tyre nuk dinte per familjen e vet se ku i kishte jo zonj keni gabuar ne llogari apo jua keni ndrruar vendet popujve te cilet jan marr me ket veprimtari dhe kerkoni ne Serbi keto të dhena se atje i gjeni te cilet kishin dhe mjete dhe njerez per te bere keto lloj biznese,sepse per kete arsye dhe jeni caktuar kryeprokurore e nje tribunali te cilin epitet nuk e keni merituar siq po shifet


Nga : Petriti Prej : Peje
15.04.2008 09:31

E kuptoij shume mirë znj. C.Delponte se eshte shume e zemeruar ne Shqiptaret dhe ka shkruar çka ka imagjinuar , por nuk e kuptoij perse nuk ka shkruar edhe nje roman te Dashurise qe e ka pasur me djemet shqiptar te Kosoves ne Zvicerr,Lugano ,Zheneve,Ptersburg, Mosk etj , ju premtoij se keto do te kalonin me mire por kur e kan lene Djemet tane ajo ju eshte revanshuar djemve te UÇK-es.


Nga : atdhetari Prej : oslo
14.04.2008 15:25

gjaku nuk eshte uje. ndaj edhe gjenet e Carla del Pontes dien se cafr jane; ato italiane = me biznes, dhe skemi cka komentojme me shume personalitetin e saj.
Sa per Rusine e ruset, eshte mire qe ata se pari te meren me publikimin e masakrave ne Ceceni, si dhe me publikimin e likuidimit te gazetareve ruse, te cilet sic duket kane qene idealista dhe donin te bejne transaprente pikersiht masakrimet ne Ceceni, por ja qe sherbimet "shume demokratike" ne Rusi, iu shuan jeten, e bashke me te edhe idene per publikimin e masakrimeve ruse ndaj ceceneve.


Nga : Hasan Lulaj Prej : Prishtin[
14.04.2008 09:15

Ndaj saj/Carla Del Pontes/ si edhe nadaj atij televizioni rus i cili publikon sekuenca nga kampi i Prijedorit duke falsifikuar dhe dezinformuar ishte dashur te ushtroet padi penale per shpifje dhe dezinformim te opinjonit.

Komentet 1-10 (nga 14)
Shpërndaje:
Blogmarks Digg Facebook Google Bookmarks MySpace Yahoo Bookmarks Yahoo MyWeb