Bota

Clinton e Obama vlerësojnë njëri-tjetrin

Barack Obama dhe Hillary Clinton

02.06.2008
Radio Evropa e Lirë

Të dy garuesit e Partisë Demokratike për kandidat në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara, senatorët Hillary Clinton dhe Barack Obama, kanë dhënë vlerësime të larta për njëri-tjetrin dhe fushatat e tyre të zhvilluara deri më tash.



Senatorja Hillary Clinton ka fituar garën presidenciale brenda demokratëve amerikanë në shtetin e Porto Rikos.
Clinton fitoi me 68% të votave krahasuar me 32% që morri rivali i saj, senatori Obama.

"Dua të vlerësoj senatorin Obama dhe mbështetësit e tij. Dy fushatat tona kanë sjellë një numër rekord të votuesve të rinjë, të cilët janë të vendosur të përcaktojnë një drejtim të ri për Amerikën. Në këto zgjedhje paraprake jemi përpjekur shumë, pasi shumçka është në pikëpyetje dhe ne duhet të zgjedhim një president demokrat", tha Clinton.

Senatori Barack Obama vazhdon të kryesojë me delegatë përballë Hillary Clintonit dhe i mungojnë vetëm 48 delegatë nga numri i nevojshëm për të fituar kandidimin e partisë.

"Senatorja Clinton është një punonjëse publike e shkëlqyer. Ajo ka punuar pa u lodhur në këtë fushatë. Ajo ka qenë një senatore e shkëlqyer e Nju Jorkut dhe ajo do të jetë një ndihmë e paçmuar në zgjedhjet e nëntorit kur ne do të mundim republikanët", tha Obama.

Gara brenda demokratëve përfundon të martën me votimet në Montana dhe Dakotën e Jugut. Kuvendi i Përgjithshëm i Partisë Demokratike do të mbahet në muajin gusht.
 
 
A dëshironi të bëni koment rreth këtij materiali?
Emri *
Lokacioni
E-mail
Koment *
Para dërgimit të komentit ju lutemi t'i lexoni udhëzimet

Komentet 1 (nga 1)
Nga : isuf hoxha Prej : avganistan
03.06.2008 08:58

garuesit e gares perpresidet jane shum interesante. Mirepo garues potencial per president te SHBA -SE DUHET TE JETE ZOJA E PARE E AMERIKES SE DIKURSHME HILLARI CLINTON.KJO E MERITON DHE E NJEF POLITIKEN BOTERORE DHE KA NDIKIM TE MADH NE SHUM KONTINENTE E NJEHERIT EDHE NE EUROP.PERKUNDER KANDIDATI OBAMA ESHTE ME PAK I NJOFTUR DHE NUK E MERITON KETE POZITE.I UROJ SUKSE TE ME TUTJESHEM ZONJES SE SHQUAR CLINTON

Komentet 1 (nga 1)
Shpërndaje:
Blogmarks Digg Facebook Google Bookmarks MySpace Yahoo Bookmarks Yahoo MyWeb