Titujt kryesorë:
Rice
Njohjet e Kosovës
Kusari-Lila
Si të dëgjohet
Orari i emisioneve
Intervista
Intervistat online
Regjistrimi
Kontaktet
E premte, shtator 05, 2008 Kosova 23:56
Faqja kryesore
Lajmet
Aktuale
Kronika
Shtypi botëror
Shtypi kosovar
Rajoni
Bota
Të tjera
Podcast
RSS
Dëgjo
Sipas kërkesës
Orari
Ndihmë
Linku
RFE/RL
Kosovo news
zeriamerikes
slobodnaevropa
makdenes
Të tjera
Rriten pakënaqësitë e pensionistëve
07.08.2008
Nadie Ahmeti
Gjendja e pensionistëve kosovarë vazhdon të jetë e rëndë dhe me pak shpresa për përmirësime. Kështu thonë përfaqësues të pensionistëve, sipas të cilëve, zyrtarët e institucioneve kosovare u kishin premtuar se me zgjidhjen e statusit, do të zgjidhen edhe problemet e tyre.
Fatmir Fehmiu, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës, pohon se edhe pas krijimit të shtetit të Kosovës, pensionistët mbi moshën 65 vjeç vazhdojnë të marrin nga 40 euro në muaj.
“Qeveria dhe të gjitha mekanizmat që janë përgjegjës për rregullimin e sistemit pensional invalidor, asnjëfarë mase nuk kanë marrë që kjo çështje të vihet në binarët e asaj që quhet sigurim pensional invalidor”,
tha Fehmiu.
Ai thotë se institucionet e Kosovës nuk po interesohen për përmirësimin e kësaj çështjeje. Sipas Fehmiut, të drejtat e pensionistëve nuk po respektohen, drejta këto që janë të përfshira edhe në Kushtetutën e Republikës se Kosovës.
“Këta po merren me politikë të madhe ndërkombëtare, ndërsa problemet jetike që janë në Kosovë, siç janë çështjet e të drejtave ndërkombëtare, të përcaktuara me konventën ndërkombëtare, të cilat janë të përmbledhura edhe në nenin 22 të Kushtetutës se Republikës se Kosovës dhe të dispozitave të tjera ku flitet për të drejtat, liritë dhe detyrat e njeriut, nuk kanë lëvizur prej vendi”,
tha Fehmiu.
Shaban Kajtazi, sekretar në Lidhjen e Pensionistëve të Kosovës, ndërkaq thotë se nëse Qeveria e Kosovës nuk ndërmerr hapa në përmirësimin e kësaj çështjeje, pensionistët në forma të ndryshme do të shprehin pakënaqësitë e tyre.
“
Gjendja është katastrofale, pakënaqësia është rritur. Nxirren ligje të tjera, nxirren ligje për deputetë për pensionim, ndërkaq pensionistët janë lënë anash. Edhe pakënaqësia po rritet për çdo ditë. Nëse nuk gjejnë zgjidhje dhe nëse Qeveria nuk kthehet nga ne, do të radikalizohet çështja edhe të gjithë fëmijët tanë, studentët dhe punëtoria do t’i bashkëngjiten kësaj kategorie”,
u shpreh Kajtazi.
Gjergj Dedaj, zëvendësministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, pohon se kjo ministri në vazhdimësi është duke bërë përpjekje që të gjejë forma për përmirësimin e gjendjes së pensionistëve.
Ai nuk premton rritje të pensioneve gjatë këtij viti, për shkak të mungesës se mjeteve financiare, por, megjithatë, ai thotë se vitin e ardhshëm mund të ketë lëvizje pozitive në këtë drejtim.
“Pensionet do të rriten atëherë kur do të krijohen kushtet, sepse ne nuk mund t’u themi pensionistëve se ne do t’i rrisim pensionet, nëse nuk kemi para në buxhetin e Kosovës. Është me rëndësi që në vazhdimësi jemi të interesuar për ngritjen e kapaciteteve dhe suportimin e pensionistëve, mirëpo gjithmonë brenda mundësive të buxhetit të Kosovës. Asnjëherë nuk do t’u premtojmë pensionistëve gjëra që nuk do të mund t’u ofrojmë”,
theksoi Dedaj.
Ndryshe, vitin e kaluar, Qeveria e Kosovës ka ndarë 16 milionë euro për pensionistët e Kosovës, me çka 35 mijë pensionistë që kanë kontribuar në sistemin e vjetër pensional, nga 1 janari i këtij viti marrin pension prej 75 eurosh, ndërkaq kategoritë tjera do të vazhdojnë t’i marrin nga 40 euro në muaj.
Shpërndaje:
Si ta shpërndani
Madhësia e shkronjave
Printoje
Email
Më tepër nga ky autor
Kusari Lila: S'ka hapa konkretë për një strategji zhvillimore
Vështirësitë procedurale për anëtarësim në FMN
Kriza e aksioneve zbret vlerën e investimeve të TKPK
A po zbehet roli i gruas në pozitat vendimmarrëse?
Përmasat e krimit financiar
Më tepër artikuj
Më të lexuarat
.
A çan kokën Rusia se çka mendon Perëndimi?
Kosova hyn në bisedime me Serbinë vetëm si shtet i pavarur
Judah: Rusia po vepron si fuqi e shekullit të 19-të
Demarkacioni me Maqedoninë nuk cenon kufirin e Kosovës
Tërmkolli: LDK s'ka strategji të reformimit