Programi i radhës


 


Lajmet

Garë e ngushtë, e djathta prin me 71 mandate

Qendër votimi në Tiranë, 28 qershor '09.

Përditësimi i fundit: 30.06.2009 20:43
Radio Evropa e Lirë

Pas numërimit të katër të pestave të votave, Aleanca për Ndryshim, e kryesuar nga Partia Demokratike, ka siguruar 71 mandate, Partia Socialiste 65, Lëvizja Socialiste për Integrim 4. Rezultatet përfundimtare pritet të bëhen të ditura sonte vonë ose nesër në mëngjes.

Numërimi i votave në Shqipëri ka vazhduar dhe duket se mbarimin nuk do ta kuptojmë sonte.

Deri në këto çaste janë numëruar rreth 4,400 qendra votimi dhe, sipas tyre, me një epërsi fare të lehtë prin Partia Socialiste me 41 për qind të votave, ndërsa Partia Demokratike ka siguruar 39,85 për qind të votave.

Lëvizja Socialiste për Integrim e Ilir Metës deri më tash ka siguruar 4.8 për qind të votave.

Por, kjo epërsi e lehtë e Partisë Socialiste e përkthyer në mandate kthehet në epërsi të Partisë Demokratike.

PD ka siguruar 68 mandate, PS - 64, LSI - 4, PDI - 2 dhe PR e PBDNJ nga një mandat.

Sipas kësaj llogarie, Aleanca për Ndryshim, e kryesuar nga Partia Demokratike e Sali Berishës, disponon 71 mandate, ndërsa Bashkimi për Ndryshim, i kryesuar nga Partia Socialiste 65.

Gjatë ditës, përfaqësuesit e dy partive kanë vazhduar me akuza për bllokim të procesit të numërimit. Në këtë kontekst, kryetari i PS-së, Edi Rama, ka thënë se “numërimi i votave po degjeneron”, ndërsa zëdhënësja e PD-së, Majlinda Bregu, ka ftuar PS-në të mos bllokojë numërimin e votave.

Duket se mbyllja e procesit të numërimit të votave nuk do të përfundojë sonte.
Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
     
Komentet
Nga : Ramadani Prej : Podujevë
02.07.2009 09:07
Sali Berisha ne krye me PD dhe me aleancen e mbledhur rreth vetes ka merituar ni fitore edhe ma bindëse sepse kan dhënë dhe kan bërë shumë në ndërtimin zhvillimin e Shtetit Demokratik:të futjes së Shqiperis në NAT-o,ndertimit të Autostrades Dures-Kukës-Morin,ngritjes së standardit jetsor të popullates në Shqiperi,dhe në përmbushjen e standardeve për integrim ne Bashkimin Europian,për levizje të lirë të qytetarve të Shqipëris për shtetet e shengenit pa viza.

Nga : ATDHE Prej : DARDANI
01.07.2009 12:52
URIME FITOREN DR. SALI BERISHA !
     

Prodhimet dhe shërbimet:

PodcastRSS