Programi i radhës

Tweet

Bota

Bajden: SHBA-të thellë të involvuara në Evropë

Zëvendëspresidenti amerikan, Xho Biden, gjatë intervistës për Radion Evropa e Lirë
24.10.2009
Abubakar Sidik, Brian Whitmore

Zv.presidenti i SHBA-ve, Xho Bajden, i tha Radios Evropa e Lirë, se ka pasur sukses t’i bindë aleatët në Evropën Lindore, se nuk duhet të shqetësohen për përpjekjet e Uashingtonit për ripërtëritje të raporteve me Moskën.



Zëvendëspresidenti amerikan, Xho Bajden, tha se përpjekjet për përmirësim të raporteve me Rusinë, nuk do të bëhen në kurriz të marrëdhënieve me aleatët në Evropën Lindore.

“Ne dëshirojmë shtypjen e pullës së ripërtëritjes. Por, ne nuk do ta shtypim pullën e harresës. Këtë e kam bërë absolutisht të qartë. E kam bërë të qartë se janë dy gjëra, dy parime, për të cilat nuk mund të zhvillohen negociata”.

“E para është se nuk ka sfera të influencës dhe ne nuk do ta tolerojmë këtë, ose të jemi pjesë e saj. E dyta, nuk ka forcë të vetos për aftësinë e secilit vend, në secilën pjesë të Evropës, ose çdokund tjetër në botë, që të bëjnë vetë vendime, se në cilat aleanca ose unione dëshirojnë të bashkohen”,
tha Xho Bajden, në intervistën ekskluzive për Radion Evropa e Lirë.

Vizitën e tij në Varshavë, Bukuresht dhe Pragë, ai e bëri në kohën kur këta aleatë kanë shqetësime se vendimi aktual i presidentit Barak Obama, për tërheqje nga planet e administratës Bush, për mbrojtjen raketore amerikane në Evropë, paraqet kapitullim para Rusisë, e cila fuqishëm e kishte kundërshtuar këtë sistem.

Ish-presidenti Bush kishte planifikuar, që pjesë të kësaj mbrojtjeje të ndërtohen në Poloni dhe Çeki.

Polonia dhe Çekia thanë se do të marrin pjesë në sistemin e ri të mbrojtjes raketore.

Zëvendëspresidenti amerikan, Xho Bajden, po ashtu, është përpjekur t’i qetësojë shqetësimet se obligimet e jashtëzakonshme, universale dhe mbarëbotërore të Shteteve të Bashkuara në Korenë Veriore, Pakistan dhe në Iran, po çojnë kah ajo që administrata Obama do ta neglizhojë Evropën Lindore.

Në këtë aspekt, porosia i tij ishte:

“Mesazhi im është i thjeshtë: kjo është saktësisht përse ne duhet të jemi thellësisht në involvuar në Evropë. Me qëllim që t’i plotësojmë këto obligime, ne na duhet një Evropë e sigurt, e tërë, e lirë dhe që zgjerohet”.


Duke u shprehur për Rusinë, ai tha se ky vend ndodhet në periudhën e “vendosjes së identitetit dhe të rolit të saj të ri”.

“Rusinë e shikoj me sy të hapur si një realist. Pritja ime është se Rusia do të vendosë gjatë dekadës së ardhshme se interesat e saj qëndrojnë në më tepër integrime, e jo në një kurs tjetër, për të cilin, siç duket, mendojnë disa në Rusi”.

“Ne vetëm duhet ta mbajmë dialogun që të zhvillohet. Por, janë disa gjëra, për të cilat me ne nuk mund të bëhet kompromis”,
theksoi Xho Bajden, në intervistën eksluzive për Radion Evropa e Lirë.

Ai tha se beson se Rusia mund të lëvizë mbi pushtetin autoritar dhe politikën e jashtme konfrontuese, që ka mbizotëruar në Kremlin gjatë dekadës së fundit. (F. B.)
Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
     
Komentet
Nga : Agimi
24.10.2009 21:27
Mendoj se eshte me shume rendesi qe SHBA rikonfirmon mbeshtetjen e tyre ne vendet e Europes lindore pasi me te vertete u perceptua njefare braktisje pas vendimit te presidentit Obama per heqjen dore nga plani per mbrojtjen raketore. Keto vende kane nevoje per ndihmen e SHBA per sigurine e tyre kombetare, dhe nga ana tjeter amerikanet duhet ta kuptojne se keta jane aleatet e tyre me besnike ne Europe, pasi ka zera ne disa nga shtetet perendimore qe thone se i duan amerikanet jashte Europes. Kjo shihet qarte nga mosimpenjimi ne Afganistan, nga marreveshjet per gazsjellesit rus nen det duke anashkaluar vendet e lindjes dhe se fundi vendimi i kancelares Merkel per heqjen e raketave amerikane. Se pari eshte cmenduri te mos e pohosh qe keto vende i rezistuan luftes se ftohte fale amerikes, dhe tani nuk duhet te lene kurrsesi ne balte amerikanet ne Afganistan. Se dyti Europa ne qofte se synon te bashkohet, shtete te vecanta duhet te marrin vendime ne interesin e te gjitha vendeve dhe jo te flirtojne me Rusine ne dem te disave.
Adminstrata amerikane ka thene shume here se sistemi raketor nuk drejtohet kunder Rusise, dhe kjo eshte e vertete. Por eshte po aq i vertete edhe fakti qe Rusia mbetet nje kercenim per keto vende si nga pikepamja ushtarake, ashtu dhe nga "diplomacia" e gazit.
     

Prodhimet dhe shërbimet:

PodcastRSSMobile