E hënë, prill 21, 2014 Kosova 16:41

Aktuale

Urat mes shqiptarëve dhe hebrenjve

Gjatë një tryeze me rastin e Ditës së Holokaustit, u hodh një vështrim mbi mbrojtjen që u ofruan shqiptarët hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, si dhe mbi rindërtimin e urave mes dy popujve, raportet mes të cilëve, siç u tha, ekzistuan me shekuj.

Multimedia

Audio
Madhësia e shkronjave - +


Miqësia mes hebrenjve dhe shqiptarëve nuk është zhvilluar vetëm pas Luftës së Dytë Botërore, kur shqiptarët në Shqipëri e Kosovë hapën dyert për hebrenjtë e përndjekur nga regjimi nazist.

Studiuesit kosovarë, përmes një tryeze shkencore, kanë sjellë fakte se si mendimtarë hebrenj kanë shkruar për shqiptarët, origjinën e tyre që para Holokaustit.

Në tryezën për raportet mes shqiptarëve dhe hebrenjve, të organizuar nga Shoqata e Solidaritetit Shqiptaro-Hebre në Prishtinë, akademik Pajazit Nushi tha se mendimi shkencor hebre për origjinën e shqiptarëve daton që nga fillimi i shekullit XX.

“Mendimi shkencor i tyre është sjellë prej argumentimit të origjinës ilire të shqiptarëve deri në zhvillimin e shtetit shqiptar dhe ka përfunduar në formim dhe zhvillim të Republikës së Kosovës dhe në studimin empirik të zhvillimit të Kosovës së sotme
”, tha Nushi.

Ai potencoi kontributin për popullin shqiptar të studiuesit Millan Shuflajt, Moshe Pijada, për të ardhur deri te kongresisti amerikan, Tom Llantosh, e analisti Daniel Server - të katërtit me origjinë hebraike.

Nushi vuri në pah se nuk ka qenë kurrsesi ky kontribut i studiuesve hebrenj ai që bëri që shqiptarët t’u dilnin në mbrojtje hebrenjve, në kohën kur pothuaj tërë bota ua kishte kthyer shpinën, por mikpritja, nderi e besa e shqiptarëve.

Felënderimin për këtë zemërgjerësi e shprehu në këtë tryezë rabini Joel Kapllan, i cili çmoi lart veprimin e shqiptarëve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Hapja e dyerve të shtëpisë gjatë ditëve të Holokaustit për mysafirët, sipas popullit hebraik, është gjë e fuqishme, dhe shqiptarët i hapën dyert duke shpëtuar shumë jetë”,
tha rabini Joel Kaplan.

Mazllum Kumnova foli për albanologët hebrenj, përkatësisht për ndikimin që patën në fushën e albanologjisë studimet e Norbert Jokelit.

"Si studiues i zellshëm i gjuhës shqipe, ai shfrytëzoi çdo rast dhe takimet me shqiptarë për të gjurmuar dhe mbledhur me kujdes trashëgiminë folkloristike
”, tha Kumnova.

Në anën tjetër, publicisti Arbër Vllahiu tha se angazhimi i publicistëve hebraikë në ndërkombëtarizimin e çështjes shqiptare në shekullin XX, ka qenë i madh.

Por gjithashtu, sipas Vllahiut, ka qenë një periudhë kur studiuesit shqiptarë dhe ata hebrenj e kanë shikuar njëri-tjetrin përmes prizmit të rendit shoqëror të vendit të tyre, duke mos e prekur asnjëherë çështjen e njëri-tjetrit për shkaqe idealiste.

“Kjo shkëputje në një histori pak më të mëhershme të marrëdhënieve të jashtëzakonshme të shqiptarëve dhe të hebrenjve, posaçërisht në Luftën e Dytë Botërore, paraqet fillimin e shtrembërimeve për njëri-tjetrin”.

“Por, rinjohja e shqiptarëve me hebrenjtë do të ndodhë me ndryshimet në Evropë dhe me rrëzimin e komunizmit, duke hapur dyert dhe duke ndryshuar konceptet për njëri-tjetrin”
, tha Vllahiu.

Ndryshe, në tryezën shkencore iu propozua Ministrisë së Arsimit, që në ditën kur kujtohen viktimat e Holokaustit, pra më 27 janar, ora e parë e mësimit në shkollat kosovare t’i kushtohet pikërisht, siç u quajt, golgotës hebraike.

Albana Isufi

albana.isufi+gmail.com

Albana Isufi merret me gazetari nga viti 2001. Si korrespondente nga Prishtina për Radion Evropa e Lirë ka punuar nga janari i vitit 2004. Nga janari i vitit 2012 punon si gazetare/redaktore në programin për Kosovën të Radios Evropa e Lirë në Pragë.
Twitter
Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
Komentet
     
Nga : faredin Prej : zvicer
31.01.2010 15:00
ne mbrojtje te asaj se qfar ka be nazizmi gjerman ndaj hebrejve tash ato po hakmirren ndaj palestinezve e kurse bota dhe intelektualet e saj po shiqojn seri.

Nga : mergim Prej : veleshta
28.01.2010 10:11
deshiroj qe student shqiptar te studiojn ne izrail sepse atje ekzistojn shkollat me te forta ne bot. qe ta marim mencurin e ture -esht populli qe ka vujt me se shumti ne bot, me shkateruari me i vrar, por mbas luftes esht populli me organizuar ne bot,dhe me i fortne bot deshiroj edhe popullin shqiptar te jet organizuar ni lloj si hebrejt.

Nga : dardan Prej : stockholm
28.01.2010 09:45
Zoti e bekofte popullin Shqiptare Izraelite dhe Amerikane deri ne Apokalipsen e fundit te Planetés Toke