Dëgjo

Dëgjo tani

Programi i pasdites

Programi i radhës

Tweet

Rajoni

Shkup: Sa kanë besim qytetarët te Qeveria?

Pamje në Shkup
28.01.2010

Analistët vlerësojnë se është zvogëluar hapësira manovruese e Qeverisë sa i përket ekonomisë dhe proceseve integruese euroatlantike. Sipas tyre, kjo do të ndikojë që Qeveria të ulë besueshmërinë te qytetarët.



Analistët thonë se gjendja e vështirë ekonomike, papunësia e madhe dhe ngecjet në proceset e integrimit evropian, janë arsyet kryesore që mund të shkaktojnë uljen e besimit të qytetarëve në muajt e ardhshëm.

Analisti politik, Albert Musliu, thotë se, duke marrë parasysh problemet e shumta, duhet të pritet rënie e konsiderueshme e besueshmërisë së Qeverisë te qytetarët.

“Mendoj se do të ulet besimi i Qeverisë, sepse nuk shoh se ka atmosferë që Qeveria të japë rezultate të mira. Në sferën e ekonomisë ekzistojnë faktorët e jashtëm, por edhe ata të brendshëm”.

“Faktor i brendshëm është centralizimi i ekonomisë, të cilin tenton ta bëjë Qeveria, duke u bërë investitori më i madh dhe duke e centralizuar edhe shpërndarjen e punës, ndërsa faktor i jashtëm është kriza globale ekonomike”.

“Nga ana tjetër, nuk shoh ndonjë tendencë te përfaqësuesit e Qeverisë, që çështjen e emrit me Greqinë ta përmbyllin në mënyrë pozitive”,
thotë Musliu, për të shtuar se nëse vazhdon ulja e besimit të pushtetit, partitë qeveritare mund të përcaktohen për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Eventualisht, për ta ndalur tendencën e rënies së rejtingut, Qeveria mund të vendosë që të shkojë në zgjedhje të parakohshme dhe kjo nuk është rast vetëm në Maqedoni. Ka pasur shumë raste edhe në Evropë, ku qeveritë, kur shohin se u bie rejtingu, shpallin zgjedhje”, thotë Musliu.

Ndërkaq, analistja politike, Marija Ristevska, pohon se besimi në punën e Qeverisë do të ulet nëse Qeveria heq dorë nga agjenda e reformave evropiane.

Ristevska thotë se nëse humb motivi për afrim me Bashkimin Evropian dhe ndërpritet zbatimi i reformave, mund të pritet ulje e besimit. Megjithatë, ajo shpreh bindjen se Qeveria mund ta ruajë besimin e lartë, nëse angazhohet për përmirësimin e jetës së qytetarëve.

“Me politika të mira dhe sundim të mirë në vitin 2010, edhe nëse nuk merret data për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe nëse nuk merret ftesa për anëtarësim në NATO, Qeveria mund ta ruajë besimin e lartë te qytetarët”, shprehet Ristevska.

Sipas rezultateve të fundit të hulumtimit të opinionit publik nga Agjencia e Bashkimit Evropian – Eurobarometri, qytetarët e Maqedonisë më shumë besojnë se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta shpëtojnë vendin nga kriza ekonomike, sesa Qeveria.
Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
     
Komentet
Nga : Ramadan Prej : Tetovë
28.01.2010 23:06
Mendoj se derisa maqedonasit po kontestohen ne te gjitha drejtimet nga ana e grekeve (ata te cilet e ndjejne veten maqedonas) karta e nacionalizmit do te pine uje ende.Dhe te gjithe ata qe do te luajne me forte ne kete karte do te mund edhe te ekzistojne politikisht derisa te tejkalohet kjo mosmarreveshje.Nese problemi zgjidhet dhe pranohet nga ana e maqedonasve si dhe realizohen integrimet euroatllantike mendoj se skena politike do te pesoje ndryshime.Sepse do te ishte e pakuptimte qe te vazhdojne te merren me politike te njejtit ata te cilet nuk kane mundur ta zgjidhin kete problem deri me tani nese kane mundur.Prandaj besimi i çdo qeverie mvaret prej zgjidhjes se problemeve te qytetareve dhe jo te çdo problemi,por ne radhe te pare te problemeve te medha.Dhe jo çdo çeshtje eshte edhe aq e madhe dhe e rendesishme.Mendoj se zgjedhjet jane besimi me i mire qe shprehet ne raport me politikat e caktuara respektivisht partite politike pra edhe te qeverise.
     

Prodhimet dhe shërbimet:

PodcastRSSMobile