Programi i radhës


 


Kronika

LDK në konfuzion, elektorati e ndëshkon

01.02.2010

Fitoren e PDK-së në Prizren dhe Lipjan, analistët e cilësojnë si ndëshkim të LDK-së nga elektorati, për shkak të konfuzionit që kjo parti artikuloi në raport me koalicionin qeverisës në nivelin qendror. Ata thonë se LDK-ja nuk ka politikë të qartë në raport me koalicionin qeverisës dhe kjo do të vazhdojë t'i hakmerret.



Thellimi i epërsisë në rezultatin e zgjedhjeve për kryetar të Prizrenit dhe Lipjanit ndërmjet kandidatëve të Partisë Demokratike të Kosovës dhe atyre të Lidhjes Demokratike të Kosovës, sipas analistëve, vjen si pasojë e mungesës së një politike të qartë të LDK-së ndaj koalicionit dhe Qeverisë në nivelin qendror.

Analistët thonë se rezultatet e zgjedhjeve lokale do të reflektohen më shumë te LDK-ja, si parti në koalicionin qeverisës. Andaj, ata edhe e ndërlidhin çështjen e reflektimeve në koalicionin qeverisës me pozicionin që kjo parti politike do të marrë ndaj koalicionit me PDK-në në Qeverinë qendrore.

Analisti Ilir Deda thotë se ndryshimi kaq i shpejtë në përqindje në rezultatet e votimeve për kryetar të Prizrenit dhe Lipjanit, vjen si pasojë e dërgimit të dy mesazheve drejtuar elektoratit nga ana e LDK-së.

“LDK-ja është duke e humbur kredibilitetin para elektoratit kosovar, duke marrë parasysh se i çon dy mesazhe, të cilat janë të kundërta njëra me tjetrën. E kjo është nëse mesazhi i paqartësisë do të mbetet në Qeveri apo do ta braktisë koalicionin qeverisës dhe të hyjë në zgjedhje të reja”, thotë Deda.

Premtimet e dhëna elektoratit gjatë fushatës, se do të shqyrtohet koalicioni qeverisës dhe mosveprimi ndërmjet rretheve të votimit, sipas analistit Bardh Hamzaj, u janë hakmarrë LDK-së në votimet e djeshme.

Analisti Hamzaj thotë se partitë politike duhet ta kenë një pozicion të qartë në raport edhe me elektoratin, nëse duan t’i mbajnë votat, të cilat i kërkojnë gjatë proceseve zgjedhore.

“Duket se këtu sjellja e dyfishtë e LDK-së gjatë fushatës, duke e luajtur në njërën anë rolin e opozitës dhe rolin e rivalitetit me partnerin e koalicionit qeverisës, si dhe, në anën tjetër, gjatë kësaj kohe u pa se LDK-ja, të paktën për një periudhë aktuale, nuk e ka ndërmend të dalë nga Qeveria - kësaj here u janë hakmarrë LDK-së”, thekson Hamzaj.

Marrë parasysh rezultatin e zgjedhjeve lokale, i cili, përjashtuar Gjilanin, është i qartë për të gjitha partitë pjesëmarrëse, tani, sipas Bardh Hamzajt, i mbetet LDK-së që të vendosë se a do të jetë pjesë e Qeverisë apo jo.

Marrjen e një vendimi të tillë brenda LDK-së, Hamzaj e sheh si mjaft të ndërlikuar, pasi që në LDK, sipas tij, ka dy rryma politike.

“LDK-ja, mendoj se nuk do të ketë shumë zgjedhje në këtë aspekt, për arsye se nga këto zgjedhje ka dalë e përçarë”.

“Është një grup i njerëzve, të cilët kanë menduar gjithmonë se më mirë është të dilet nga Qeveria, ndërkaq që po shihet se grupimi rreth presidentit Sejdiu, e që supozohet të jetë më i madh, mendon të vazhdojë me këtë koalicion. Kështu që vendimet e LDK-së do të jenë gjithnjë e më të vështira për vetë LDK-në”
, shprehet Hamzaj.

Analisti Ilir Deda thotë se paqartësitë brenda LDK-së mund të zgjidhen nëse kjo parti politike e mban Kuvendin Zgjedhor gjatë kësaj pranvere. Mbajtja në jetë e koalicionit, sipas Dedës, varet tashmë nga LDK-ja.

“LDK-ja, realisht, çdo ditë që mbetet në koalicion, humb në peshë, në imazh edhe në elektorat. LDK-ja duhet të bëjë çmos që ta rizbulojë identitetin e saj, t’i kapërcejë interesat e ngushta të grupeve partiake dhe të shohë se ku do të jetë, pas 20 vjetëve, në skenën politike”, thotë Deda.

Kryeministri Hashim Thaçi, qysh në nëntorin e vitit të kaluar, pati paralajmëruar ndryshime në Qeverinë aktuale. Mirëpo, deri më tani, diçka e tillë nuk ka ndodhur.

Zyrtarë të LDK-së kanë paralajmëruar se nga mesi i shkurtit do të kërkojnë diskutime me PDK-në lidhur me mundësinë apo jo të rikonfigurimit të koalicionit aktual.
Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
    E ardhshmja 
Comments page of 2
Nga : dardan Prej : stockholm
09.02.2010 11:22
Flm Muriqi !
Dhe gjithashtu urate te njejte per ju dhe familjen tuaj .
God bles USA !
Muriqi.
te pershendes dhe shendet.

Nga : adi Prej : ch
08.02.2010 14:23
kjo sipas meje ldk se ika ndodhur sikur done te baj vete vrasje po sdojn te tjeret te i ndodh kjo,se kemi edhe do pune pa krye e po na duhesh mos e be ket te lutem etani edhe ne te ndihmojm,,. aka shpi pa kryefamiljar apo pa zot shpije
aka firm pa drejtor ,aka ,thmi pa bab ,apo pa nan ,edhe pse sot disa jane po rriten dhe si rriten apo qfar jete bajn apo si vleresohen, ekjoeshte edhe te ldk pa bab e pa nan poika as vet se din sa njerka dmth nenkryetar e secili thot se une jam me kryesor,,ene fund sicili shuan,aposjap sqarime, pse ndodh kjo,
icili nenkryetar dha ndaj sqarim apo ide pse i humbem zgjedhjet,,,. kjo dmth sa me shpejt se te jet e mundur te zgjedhin


kryetarin e ti lajn keto lojera apo zotin e shpis ete merr detyrat dhe pergjegjesit se i takojn dhe te kemi nje adres kujt te ju drejtohemi ne dhe te jep pergjegjeje ,,se per ndrushe keshtu ldk eshte feija qe ska prind dhe gjith dote jet ush po i jap ndaj ndihm,apo ndaj cent ne meshir te zotit,,

Nga : muriqi Prej : gjermani
08.02.2010 13:29
DARDAN ;RESPEKT PER KOMENTIN TUAJ :ZOTI JU BEKOFT ME FAMILJE GOD BLES KOSOVA

Nga : dardan Prej : stockholm
07.02.2010 23:56
Per Shemin Minhen!

Sa i perket punes se PDK-se eshte e barabarte me ZERO .
1.PDK -ja e ka te ndare Mitrovicen dhe asgje nuk guxon te beje ose te reagoje pa iu dhane signali nga miqte e Kosoves.
Disi po udheheq nje politike te BABES kjo PDK-ja e kur ishte gjalle BABA u akuzoke nga PDK-ja se po bashkpunon me Serbine .
2.Me kend po bashkpunon PDK-ja me aleatet a Serbine ?
Per Rugoven ishte lehte te thuej se bashkpunonte me Serbine ,per derisa ai me nje perkushtim te madhe u kujdes per popullin e Kosoves dhe gjithmone i gatshem te kerkoj nga miqte e Kosoves ndime dhe keshilla per veprim .
Ti se bashku me PDK-ne tande po flet per menyren e te quajturit Politike ne Perendim ,te lutem zoteri mos fol per Politiken Perendimore .Dhe mesohu te jep kritike mbas nje analize te tere situates dhe menyres se krijimit te shtetit te Kosoves.
Athua Hashim Thaqi nderkombtarizoj qeshtjen e Kosoves , ti dhe te gjithe adhuruesit e PDK-se se bashku me mua duhet te jemi falenderues qe ne kohen e duhur u gjend njeriu i duhur per te mos u shpallur UQK-ja organizat Teroriste dhe per ti hapur dyert jo vetem Kosoves por te gjithe Shqiptareve ne Ballkan per nje te ardhme ma te mire dhe per nje shtet te quajtur Kosove .
Ai njeri ishte Ibrahim Rugova(BABA)
3.Politika Kosovare ishte sikur euro me du fytyra
Rugova ishte fytyra per Evropen dhe shteteve demokratike te Botes .
Hashim Thaqi ishte fytyra per Serbet dhe e paramiltitaret Serbe .
Njeri paraqitit vuajtjen dhe hallet e popullit Shqiptare para botes se civilizzuar dhe demokratike duke kerkuar zgjidhje dhe shtet per Kosoven me ndimen e tyre .
Tjetri ishte pergjigja ndaj Serbeve qe kishin mare hov ne shkatrimin e gjdo gjeje qe asht Shqiptare dhe kishin pregaditur Operacionin Patkoi i cili edhe gati u realizua me deportimin e afer 1 milione shqiptareve jashte Kosoves
PDK-ja ka fituar votat e NATO ka fituar luften .
Nese ka fituar PDK-ja asaj duhet uruar fitoren , jo se kane bere diqka me shume ,por thjesht e kane mare majoritetin e votave nga adhuruesit e karhut te tyre.
LDK-ja nuk ka adhurues fundamental mund te gaboj ,sepse nuk votohet LDK-ja vetem se asht nje parti apo ka qene nje krah .Ajo votohet per te mbrojtur interesat e votuesve e jo interesat Personale .
Njeri sa me i ngritur te jete intelektualisht aq me pak do te votoj ne nje shtet ku dominon korupcioni familjarizmi kriminaliteti dhe kercenimi .
LDK-ja ka per te qene ajo parti e cila do tu jep vend djemve e qikave tona me arsimim politik qe te marin ato pozita jo pse don Fatmiri e Nexhati po pse ripertrirja dhe strategjia e tyre duhet te ndryshoj ndoshta jo tani por ne nje te ardhme nese dojn voten e krahut te tyre te cilin krah e kane lenduar shume ne popull .
Te kishte qene BABA gjalle shum me shum shtete do ta kishin pranuar Kosoven se keto qe e kane pranuar .
Mos fol ma per meritat e partive politike pa mare påarasysh se je krah i njeres parti .
Humbja dhe fitorja ne qdo loje ne bote jane pjes te lojes .
Por mos akuzoni njerezit me te mdhej qe ka pasur Kombi te akuzosh Ibrahim Rugoven eshte njejte sikur te akuzon Scenderbeun pse beri aleance me Venedikun.
PS ; Hekja thojzat fjales Baba se edhe Scenderbeu te del ne thojza.

Nga : toni Prej : münchen
06.02.2010 09:51
une e uroj popullin dhe jo partit politike se pari qe kemi dhen besimin
por sa perket rrymave politike veprimi,sjellja dhe ne fund puna e tyre suksesi i fitoreve,ku keshtu duhet ta shohim te gjith mendoj qe i takoj popullit ku tash nuk qon pesh vota e imja apo e tij ata qe kan fituar ata jan president apo qeveri e popullit e imja,dhe kush do qe te jet neser nga gjdo parti shqiptare do jet president i imi aty ku asht shumica dhe une jam dhe keshtu duhet te jem apo te them me mir ata qe punojn me shum jam dhe une.por ne fakt me keto zgjedhje qe lam pas kan qen te lira demokratike po shum korroptive,ku kam ni shembull me ni qender vend votimi kan votuar njrez mbi 40% te votav ku kan votuar me lehenjoftimi edhe nga t evdekurit ka tri kater her ka votuar i njejti gisht
dhe ne fund ata te cilit kan manipuluar kan paguar te hoola per voten e tyre jan zhgenjyer jan ndeshku fjala popullore thot e huaja kur sbohet e ytja me vjedhej ska sukses ni komun ke fitu dhe at me kualicion por shum tjera ke hup mjerim shosh nga mosha ma e shendosh e kosoves mosha me rinore ku ne kohe te zgjedhjeve jan vetm viktim besojn sy mbyllyr dhe i ngjajn nje komonisti dhe jan te perbetuar te jen deri ne fund te jetes se tyre dhe ti takojn nje partie politike,por jo ksi soj nuk duhet te jet mendoj une por e kunderta puntori duhet tja japim krahun,por ka edhe kso njerz qe i takojn partive kfe ka fryen era per pozita te veta ku kam raste shembuj dhe historia e tyre flet edhe kur ishte koha e rankoviqit ishin njerz te tij tana e millosheviqit e titos ,pastaj mas lufte e rugoves ,dhe ne fund e pdk neser do te jen edhe aak.per ket e shoh mjerim por ket as kreu i qeveris e as i partis nuk mund ti dij rreth e rreth kosove historin e kosoves apo gjdo familje por din kojshia ku sot kan pozita te mira jan ne drejtori polici beser neser dhe ne qeveri,per ket dua te them mos prit nga krytari kojshin tend te ndyer ta dalloj kryetari apo qeveritari po dallo ti qe ke kojshi se ai nga prishtina nuk nje at ne prizeren flm dhe pershendetje per te gjith.

Nga : Kimi Prej : Suedi
05.02.2010 20:39
E more quna te vogel po ma merr mendja se shum prej jush kur e permendi emrin e Heroit te kombit DR,Ibrahim Rugoves duhet te mendoni se keni qen ne bark te nones duke thithur mbeturinat e pasulit kur Rugava hinte ne zyre europjane te cilat tani Ministri yn si minister e ka veshtir qe te hyn e mendoni pak se qpo flisni kur asht fjala tek zgjedhjet pa marr parasysh si pdk e ka fituar voten e popullit.

Nga : artan Prej : prizren
05.02.2010 18:15
LDK eshte e ndeshkume kte e di, pasi dhe une ja kam dhen kte ndeshkim.une jam nje idhtare i LDK por nuk mund ta honeps qe kjo parti sakrifikohet per 4-5 karrike te antareve te kryesis ne krye me presidentin.ku eshte kontributi 20 vjeqar i njerzve per ldk,a mos duhet te shkrihet ter ai mund dhe mbeshtetje ne karriken e sejdiut?ldk e ka vendin ne opozit dhe kok larte,por jo nen ombrellen e pdk nje krijes politike pa eksperienc.antaresia kte se duron dot.

Nga : shemi Prej : minhen
05.02.2010 17:34
per muriqi

zotri muriqi nuk e kam ndermend me polemizu me ty kete here,besoj qe une dhe ti nihemi edhe permes polemikave po ne kete radio por ne gjuhen serbo-kroate,natyrisht aty nuk polemizojme mes veti por polemizojme kunder te tjereve sidomos ndaj shruesve te cilet paraqiten si serb apo i mrojne politikat serbe kunder Kosoves,pershendetje te gjithe lexuesve te REL!

Nga : beki Prej : norway
04.02.2010 22:47
LDK edhe ashtu edhe kshtu kurr ne skenen politike edhe kur ka qenë ish presidenti i kosoves Rugova ska punuarë asgjë dhe as nje risi nuk ka ndodhurë nga ta,kjo dihet mirë shum me politikën e LDK-së ne vitet e 90-ta edhe pas luftes kjo parti ka pasurë koncept të njejt mirpo derisa populli e kuptojë se kta bajlozaq me vesh te zurruarë teposht nuk kanë ndermend të jenë udhërrefyes për popull mirpo nese dikujt ja rrupllon mendja ne atë kohë kjo parti si udhëheqëse dhe me disa ministri te cilat ishin si nje farsë politike kanë gënjyer kanë vjedhurë popullin e kosovës si ne kosoivë ashtu edhe në diasporë për ket t¨åe gjith e dinë dhe dikush duhet dhën përgjegjësi për ket kush jan përgjegjësit dihet mirë mirpo si duket edhe pak kohë duhet për tu lidhurë me procedurat dhe aferat e tyre korruptive.

Nga : pasuli Prej : pz
04.02.2010 11:25
LDK-se baba ju diq, djemt u ndane ( LDK LDD ) e populli thot bashkimi ben fuqine. Urime PDK-se, simpatizanteve te tyre e edhe atyre qe nuk i simpatizojne. Urime kryetaret e komunave te gjithve.
    E ardhshmja 
Comments page of 2

Prodhimet dhe shërbimet:

PodcastRSS