Dëgjo

Dëgjo tani

Programi i mesditës

Programi i radhës

 


Aktuale

Policët e pakënaqur

04.02.2010

Njësi speciale të Policisë së Kosovës kanë shprehur edhe të enjten pakënaqësitë ndaj mosrealizimit të kërkesave të tyre. Ata kanë kërkuar që për këtë çështje të mblidhet edhe Kuvendi. Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës janë zotuar se do t’i shqyrtojnë kërkesat e policisë, por tash për tash nuk kanë premtuar asgjë.




Moszbatimi i Ligjit për Policinë e Kosovës, mosrritja 100 % e pagave bazë, si dhe mosndryshimi i kontratave të punës nga ato të përkohshme në të përhershme, kanë shtyrë më shumë se katërmbëdhjetë njësi speciale të Policisë së Kosovës t’i shprehin pakënaqësitë e tyre edhe sot, duke mos punuar.

Këshilli i përfaqësuesve të njësive të specializuara të policisë ka lëshuar një komunikatë për media, ku i ka bërë thirrje Kuvendit të Kosovës që sa më parë të mblidhet dhe t’i shqyrtojë kërkesat e policëve.

Në komunikatë thuhet:

“Kërkojmë që Kuvendi i Republikës së Kosovës të mblidhet urgjentisht, për t’i diskutuar kërkesat tona, të cilat burojnë nga aktet e po këtij Kuvendi”.

Zëdhënësi i Këshillit, Arbresh Dalipi, i tha Radios Evropa e Lirë se deri në realizimin e kërkesave, policët nuk do të zmbrapsen në shprehjen e pakënaqësive.

“Këshilli i përfaqësuesve të njësive të specializuara është mbledhur këtu për të shprehur pakënaqësi”.

“Janë tri pika. Kërkesa jonë e parë është zbatimi i menjëhershëm, në tërësi, i Ligjit për Policinë e Kosovës, si dhe dispozitave të tjera ligjore; rritja e pagave 100% nga paga bazë, si dhe ndryshimi i kontratave të punës nga ato të përkohshme në të përhershme, ku specifikohen në mënyrë të detajuar marrëdhënia e punës dhe niveli i pagës
”, tha Dalipi.

Në komunikatë, Këshilli i përfaqësuesve të njësive të specializuara të policisë gjithashtu thekson se deri në orën 9:00 të mëngjesit të sotëm, në bazën e Kishnicës, ku janë të tubuara 14 njësi të specializuara të Policisë së Kosovës, nuk ka pasur asnjë vizitë nga Ministria e Punëve të Brendshme apo Zyra e Kryeministrit – kërkesë kjo e policëve.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës janë zotuar së do t’i shqyrtojnë kërkesat e policisë, por tash për tash nuk kanë premtuar asgjë.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, kërkoi nga policët që t’i kthehen punës.

“Do ta shikojmë gjendjen se si është në mënyrë reale, si ka ndryshuar gjendja në kuptimin pozitiv me pagat e tyre. Ne do të jemi në gjendje ta bëjmë një zgjidhje. Po besoj se do të kemi mirëkuptim edhe nga ana e policisë”.

“Unë nuk mund të premtoj asgjë tani për tani, por do t’i shqyrtojmë kërkesat e tyre dhe ajo që mund të them, është se do t’i ftoja ta kryejnë punën, aktivitetin e tyre. Njëkohësisht, Qeveria do të jetë e përkushtuar në zgjidhjen e problemeve në kuadër të mundësive ligjore dhe buxhetore”, tha Kuçi.

Lidhur me gjendjen e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës ka reaguar Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Njësitë elite të Policisë së Kosovës dhe njësitë e hetimeve rajonale janë detyruar të hyjnë në grevë për të kërkuar zbatimin e Ligjit të policisë, tha në një konferencë për media sekretari i përhershëm i kësaj partie, Burim Ramadani.

“AAK-ja solidarizohet në mënyrë të plotë me kërkesat e policëve të Kosovës, për shkak se këto janë kërkesa legjitime, janë kërkesa të drejta dhe kërkesa minimale. Zbatimi i Ligjit të policisë dhe përmirësimi i kushteve të punës për policët e Kosovës, janë obligim i Qeverisë së Kosovës”.

“Por, në vend të kësaj, kjo qeveri po detyron policët e Kosovës të organizojnë greva për të kërkuar zbatimin e Ligjit të policisë. Për më keq, Qeveria e Kosovës ka mashtruar policët, familjarët e policëve dhe opinionin publik, se në fillim të këtij viti policëve të Kosovës do t’u rriten të ardhurat deri në 200 euro”
, deklaroi Ramadani.

Pakënaqësitë e policëve lidhur me pagat e ulëta po përkrahen edhe nga organizata të ndryshme sindikale dhe njësitë rajonale të Policisë së Kosovës.

Nënkryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Shaban Tasholli, tha se kërkesat e policëve janë të arsyeshme dhe se kanë përkrahjen e sindikatës.

“Kërkesat e tyre ne i përkrahim dhe janë kërkesa legjitime, të cilat i parasheh edhe ligji i Kosovës”, theksoi Tasholli.
Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
     
Komentet
Nga : Anonim
05.02.2010 11:03
Djemt e Kosoves ne sherbimin dhe detyren e tyre te ruajtjes se ligjit dhe rendit ne Kosove .
Jane bere peng i mbijeteses se Qeveritareve Kosovare.
Udheheqes te shtetit qe nuk ngopen dhe nuk ndalen se vjedhuri .
Asht disi e quditshme kjo qe ndodh me djemt Kosovare,dhe ne nje menyre paraqet nje sfide per popullin Kosovare e jo per Qeverine Kosovare ....Per arsye se sic po duket qeveria me vetedije te plote e ka krijuar kete vakum ne shtetin Kosovare.
Ku mund te jete arsyeja perse keta Polic Kosovare jane bere peng i mbijeteses dhe luftes per exzistence?.
Mos valle qendron si e vertet teza e popullit se qeverite Kosovare mbajne peng organin kryesore te rendit dhe ligjit ,per arsye te veprimit te qeveritareve per Korupcion dhe krim te organizuar ku edhe vete keta qeveritaret figurojne si booset kryesore te klaneve MAFIOZE duke u munduar te koruptojne Policine dhe te vazhdojne me krimet e tyre economike ndaj popullit Kosovare.
Qe nga humbja e droges ne stacionin Policore jane keto fjalet e popullit per Qeverine Thaqi e Sejdiu .
Policia duhet te jete organizate e pamvarun si economikisht edhe politikisht per te shkatruar kalnin Mafioz qe ka leshuar rrenje ne Parlamentin dhe Qeverine Kosovare.

Nga : KOSOVARI Prej : BERN
04.02.2010 16:45

EPOKA E MARVESHJEVE

1.Zvicra tash e tutje nuk do t’i jape më PENSIONE për qytetarët e Kosovës, meqë konventa e nënshkruar vite më parë me "Jugosllavinë" më nuk është në fuqi, ka njoftuar Departamenti i Sigurimeve Sociale i Zvicrës (OFAS). Sipas autoriteteve nga Berna kjo ndalesë do të hyjë në fuqi që nga 1 prilli i këtij viti. Harald Sohn, zëdhënës i OFAS-it, thotë se me shkatërrimin e "Jugosllavisë" automatikisht ka rënë edhe konventa ndërmjet Bernës dhe Beogradit. Zvicra ka nënshkruar marrëveshje të re me Kroacinë e këtë gjë pritet ta bëjë edhe me Serbinë, me Bosnjën e me Malin e Zi por Kosova ku është ? Dhe kush do ti mbrojë qytetarët e Kosovës ? Ndoshta qeveria jonë po prêt që pensionistet Kosovarë të marrin edhe nështetsin e Serbies për ti gëzue drejtat e tyre. Qeveria nuk po interesohet për marveshje të re me autoritetet e Zvicres dhe ende e pranon marrveshjen e “JUGOSLLAVIN” që nuk ekziston, Bravo ekspertëve tanë të kafeneve.
2. Një ditë më pare me 3 shkurtë Bern të Zvcrës, është nënshkruar Marrëveshja në mes të ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës dhe homologes së tij zvicerane znj.Eveline Ëidmer –Schlumph, Në delegacionin e Kosovës merr pjesë Minstri por duhet cekur asnjë ekspertë Kosovar nuk merte pjesë në këtë delegacion dhe mundë ta quajmë delegacion ( DASHNIE) Shifra qindra Kosovar është e pa saktë në pyetje janë 50.000 Kosovar për riatdhesim.
3.Tani Plicia e Kosovës dhe punonsit shëndetsor protestojnë që është protestë legjitime. Sipas të dhanave prej zyrtarve të Ministrisë së Brendshme Ministri i Brendshëm ka festue ditlindjen e vajzës që i bëri një vjet shpenzoi 20.000 Euro nga Bugjeti i Ministrisë në lokalin ELZAR dhe pronari i lokalit është shefi i kabinetit të Ministrisë së Brendshme ,gjthashtu sipas komentusve dhe zyrtarëve të ministries deklarojnë se ministri ka hargjue 20.000 Ero për këshendjella jasht shtetit në vitin 2009. Z. Kryeminister verifikoni personalishtë këto të dhana që janë 100% të sakta .
4.shkurt 2010 Bern

Nga : Sadiki Prej : Zvicërr Lcern
04.02.2010 15:38
Rritja rogat polcëve at¨her ftoi të dalin në punë,as rritje,as stazhe dhe pensione nëse humbin jetën apo lëndohen, ju për vehte kini rroga të majme dhe truproje, për tjetër kënd fare as çë qani kokën.Turp për ju qeveritar juve zoti kuqi ju njohë mos tju vjen qudi për kritika të gjithë jeni dhe i meritoni ato edhe me përballje m e drejtësin
     

Prodhimet dhe shërbimet:

PodcastRSS