Programi i radhës


 


Politikë

Rusia kërcënon Serbinë me Kosovën

06.02.2010

Nëse Serbia do të vazhdojë të këmbëngulë që të hyjë në NATO, do të duhet të heqë dorë nga Kosova, dhe pas kësaj, edhe Rusia do të detyrohet ta rishqyrtojë qëndrimin ndaj Kosovës, sepse nuk mund të jemi serbë më të mëdhenj se serbët, ka thënë përfaqësuesi i përhershëm rus në NATO, Dmitrij Rogozin.

“Kosovën nuk e kanë njohur të gjitha vendet anëtare të NATO-s. Siç dihet, këto janë Spanja, Rumania, Greqia dhe Sllovakia. Sipas të drejtës ndërkombëtare dhe sipas statutit të NATO-s, një situatë e tillë është barrierë për hyrjen e Serbisë në aleancë”
.

“Pasi qëndrimi i shumicës së vendeve të NATO-s nuk do të ndryshojë, kjo domethënë se aleanca mund ta pranojë Serbinë në radhët e veta, por vetëm me kufij të rinj, pa Kosovën”
, ka thënë Rogozin.

Përfaqësuesi rus ka shtuar se me pranimin e Serbisë në NATO, Beogradi do detyrohet ta njohë zyrtarisht sovranitetin e Prishtinës, kurse kjo do të ndryshojë edhe qëndrimet e Moskës.

“Ne, thjesht, nuk do të kemi argumente të jemi serbë më të mëdhenj se serbët
”, ka thënë Rogozin për gazetën “Blic”.

Lidhur me polemikat në Serbi për integrimet atlantike të këtij vendi, Rogozin ka thënë se nuk e kupton qëndrimin e përfaqësuesve të elitës politike dhe ushtarake serbe, të cilët duan hyrjen e Serbisë në NATO.

"E kam vështirë ta kuptoj kur në Beograd ende shihen gjurmët nga bombardimet e NATO-s para dhjetë vjetëve. Këtu është edhe problemi i Kosovës, të cilën e kanë njohur shumica e vendeve të NATO-s".

"Këtu është edhe demonizimi i populit serb dhe standardet e dyfishta të Perëndimit ndaj pjesëmarrësve të luftës në ish Jugosllavi. A u harrua e gjithë kjo? Rusia thjesht nuk do ta kuptojë zgjedhjen e Serbisë në favor të NATO-s për të gjitha këto që i numërova ", ka thënë Rogozin.(V.P.)
Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
     
Komentet
Nga : shkupjani Prej : shkupi
11.02.2010 08:57
Serbija mundet me hec perpara vetem me ni kusht me pranu KOSOVEN dhe pastaj mu qu serbi me ardh ne kosov dhe publikisht me ju kerku falje popullit shqiptar pastaj besoj se shum ma mir kishte me qen per te gjith ti lajm kto veti palidhje kto hasmime krejt lahetn ne ket bot secilit doti vije dita qe dot jep llogari mjeri aj qe ban keq ska vend as ne ket bot por edhe te tjetren hala ma hiq pershendetje shqiptar te nderuar

Nga : agimi Prej : prizren
10.02.2010 21:27
duhet te kuptojn edhe serbet por edhe ruset se kombi shqiptar kurr nuk do ti perserit gabimet e veta te kalures por si nje komb se bashku me miqt amerikan dhe evropian do shkojm drejt nje evrope te bashkuar dhe nuk kemi nevoj te humbim koh me rus dhe serb se historia ka treguar se qfar popuj jan .por ti nderojm miqt dhe se bashku ta ndertojm te ardhmen ton.

Nga : Europa Prej : Dardani
10.02.2010 21:04
Jo jo jo nuk eshte ashtu si po mendoni,definitivisht e keni keqkuptu komentin e Rusis ndaj Serbis.
Nuk eshte arsyeja pse Serbet jan Rus ose Ruset jan Serb sepse te till jan,qeshtja qendron ketu,Qellimi i Rusis eshte ta baj me dije Serbin se a don me u kan me Vllazni a me Miqasi,Rusia eshte kundershtare e Natos edhe pse i ka marrdhaniet jo te kqia po frikesohet me ju afru te dera e oborrit,Rusia gjithmon i ka pas marredheniet e mira me vellezit e tyre Slavet si me Serb ashtu edhe me popujt tjer,Serbia ka nje ekonomi te qendrueshme dijet qysh e ka arrit,interesat e Rusis ne Serbi jan te medhaja,si per kontrollim ushtarak te ballkanit ashtu edhe per Ekonomin,shkurt e trup nese Serbia behet anetare e Nato ateher do te dilte kunder politikave te Rusis,keto jan vetem paralajmerime te rusve,Serbet nuk jan te interesuar per hyrjen ne Nato ngase e din fort mir si ju ka kunderpergjigj Nato Serbis me qeshtjen e Kosoves,por ndonjeri per tyre mendon se Serbia e ka rrugen drejt Natos,nuk besoj se do ndikonte hyrja ne Nato e Serbis te njohja e Republikes se Kosoves nga ana e shtetit Rus,,,,,,Edhe un personalisht nuk do te doja qe Serbia te integrohet ne EU dhe ne Nato para Kosoves.Njeher na Shqiptaret e Kosoves se pom doket jem pak ma te moqem ne EU ateher kur ta pranon pavaresin e Kosoves do i ipej e drejta me u integru ne Bashkimin Europian.Naten e mir e gjitha te mirat.

Nga : Xhavit Bajraktari Prej : Gjermanjia
07.02.2010 19:30
Rusija kercnon sepse kjo asht ajo loja e politikes apo te them ma mir edhe ne jeten e perditshem u ba kjo loj te dua deri sa te me duhesh? une mendoi se e gjith kjo koh te cilen rusija po e vanon per pranimin e pavarsis se kosoves asht arsyja se serbija ju ka dasht rusis se pari per marrveshjet e tyre ekonomike te cilat jan ne miljarda euro dhe per loja politike te cilat veq ne i dim tash.Une me per hir te vertetes se serbet kan qen te detyrum qe te shperngulen nga trojet e tyre etnike ne karpatet e rusis e arsyja ka qen ngrindjen ne mes tyre apo luftrat qe kan zhvilluar mes veti tregon ma se miri se sa Ruset i dojn serbet,edhe pse qdo her i ndegjon vllezrit apo diqka te ngjajshme qe jan me ruset ato jan vetem fjal goje,une mendoi se serbija asht duke i shkaktuar dem te madh vetvetes sepse ata e din mir se nuk do te ket evrop pa kosoven dhe ne nje apo menyr tjeter do te jet e detyruar ta pranoi shtetin e kosoves por logika e tyre si duket asht bllokuar dhe problem te qbllokohet po si do qe te jet une mendoi se dashurija e serbve me ruset asht njesoi si dashurija e shqiptarve me serbet

Nga : Gazi Prej : Finland
07.02.2010 11:54
Kam cek edhe nji dit ne nji koment edhe sod e them prap se serrbija ka kapitullu o vllezer e sidomos tash ne ket koh kur asaj i duhet ndihma ma e madhe nga russia kjo e fundit ja kthen shkelmat edhe i thon duhet pranuar realiteti i PRISHTINES pra shifne o vllazni se perfundoj puna e serrbis kjo nji her e pat krahin e nxet te franca ne fillim po ajo e ka len ne balt kur dul SARCOZI ne shkola shkoj edhe ju tha nxonsave prej sodi duhet te ndrrohet kjo hart se ka lindur edhe nji shtet e ai osht KOSOVA serrbija e humbi shpresen prej france ju kthy russis edhe kjo ne kohen e fundit e la ne balt e keshtu do fillojn te gjitha shtetet ta lajn e kto ne fund si thot populli skan me hanger as qet se si ka mu bo PERSHENDETJE TE GJITH SHQIPTARVE NE MBAR BOTEN JEMI NJI KOMB NJI QENDRIM DO E BEJM SE SHPEJTI NJI SHQIPTARI TE MADHE ME MBI 7 MILION SHQIPTAR GEZUAR KOSOV 2 VJETORI I PAVARSIS

Nga : dardan Prej : stockholm
06.02.2010 21:06
Deklarata e zoteriut Rogozin eshte treguesi me i mire se kush pengon zhvillimin demokratik te Kosoves .
BE-ja gjithmone , nuk ka rast qe nje delegacion apo ndonje deklarate e kesaj organizate te quajtur BE -qe nuk ka pasur ankesa ndaj pushtetit ne PRISHTINE . Duke i thane se duhet Prishtina te bej me shume per pakicat e ne veqanti Serbet dhe te risin kthimin e Serbeve te shperngulur. .Duke diskriminuar direkt shumicen.
Ju lutem kjo deklarate shpalos fytyren e vertet te Politikes se BE-se.
Qfare do te ndegjojme nga BE-ja tani kur faktori destabilizues i situates ne Kosove asht Serbia e Jo Prishtina?
Pa keqkuptime nuk e them une kete ,kete e thote zoteriu Rogozin une vetem bera pyetjen.
Me nderime redaksi .God bles USA.
     

Prodhimet dhe shërbimet:

PodcastRSS