Programi i radhës

Tweet

Rajoni

Përgëzime nga Shkupi

Qeveria e Maqedonisë
17.02.2010

Mesazhe urimi janë dërguar nga krerët shtetërorë dhe drejtues të partive politike në Maqedoni, me rastin e shënimit të dyvjetorit të pavarësisë së Kosovës. Sipas tyre, thellimi i bashkëpunimit ndërshtetëror duhet të jetë sfida kryesore mes dy shteteve në të ardhmen.



Drejtuesit e institucioneve shtetërore dhe të partive politike kanë përgëzuar institucionet e Kosovës me rastin e dyvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Presidenti Gjorge Ivanov në një mesazh urimi dërguar homologut tij nga Kosova, Fatmir Sejdiu, ka shprehur bindjen e thellë për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, në të gjitha sferat e interesit të përbashkët.

“Me rrumbullakimin e procesit të shënimit të kufirit dhe vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, u krijuan të gjitha parakushtet për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit dypalësh”.

“Kjo njëherësh është edhe mënyra më e mirë që të kontribuojmë për qëllimin tonë të përbashkët, stabilitetin përparimin dhe mirëqenien e rajonit tonë”, thuhet në mesazhin e Ivanovit dërguar presidentit, Fatmir Sejdiu.

Ndërsa, partitë politike kanë dhënë vlerësimet e tyre për bashkëpunimin mes dy vendeve në dy vjetët e para të shpalljes së pavarësisë.

“Nuk mund të themi se nuk ka mundur të bëhet më shumë, megjithatë për periudhën dyvjeçare, në marrëdhëniet me fqinjin tonë, Kosovën, Maqedonia ka bërë shumë”.

“Përveç njohjes dhe shënimit të vijës kufitare, u vendosën edhe marrëdhëniet diplomatike dhe mendoj se kemi marrëdhënie shumë të mira ndërfqinjësore, të cilat zhvillohen çdo ditë edhe në sferën e bashkëpunimit ekonomik dhe në sferat tjera”
, ka deklaruar Silvana Boneva, anëtare e Komitetit ekzekutiv të të VMRO-DPMNE-së.

Ndërsa, duke komentuar bashkëpunimin e deritashëm mes dy shteteve, ish- kryeministri Vllado Buçkovski, tash deputet i LSDM-së, u shpreh:

“A mund të bëhej më shumë, me siguri se po. Konsideroj se shkëmbimi tregtar nuk është në nivelin e duhur, meqë objektivisht zhvillimi i rajonit në përgjithësi, në pjesën e energjetikës është i lidhur me të gjitha resurset që i ka Kosova”.

“Mendoj se Maqedonia në të ardhmen, duhet të bëjë më shumë ”,
ka thënë Vllado Buçkovski.

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim në pushtet, besojnë se raportet mes dy shteteve do të shënojnë në të ardhmen zhvillim të hovshëm.

Kjo parti shprehet se jetësimi i pavarësisë së Kosovës dy vjet më parë, dëshmoi se pavarësia e saj vetëm sa përforcon stabilitetin në rajon.

“Shpresojmë se në të ardhshmen marrëdhëniet mes këtyre dy shteteve fqinje do të jenë në zhvillim e sipër, po ashtu dëshiroj të potencoj se opsioni Republika e Kosovës si shtet i pavarur në Ballkan, dëshmoi se Ballkani është më i qetë
”, ka theksuar Tahir Hani, anëtar i Kryesisë qendrore të BDI-së.

Ndërkohë, një mesazh urimi drejtuesve të institucioneve shtetërore të Kosovës, u ka dërguar edhe kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi.

“Akti i shpalljes së pavarësisë së Kosovës është një ndër aktet më të rëndësishme të historisë më të re, jo vetëm shqiptare, por edhe botërore”.

“Sakrifica shumëshekullore, të cilën bijtë dhe bijat e Kosovës e dhanë për mëvetësi, më në fund u shpagua
”, thuhet në urimin e Menduh Thaçit.

Institucionet e Kosovës janë përgëzuar edhe nga drejtues të partive tjera politike dhe të organizatave joqeveritare, të cilat edhe në Maqedoni, me aktivitete të ndryshme shënuan dyvjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
     
Komentet
Nga : dardan Prej : stockholm
21.02.2010 14:32
Fasada e politikes Maqedonase e cila ne qdo menyre shkatron te gjith ate qe eshte Shqiptare ne Maqedoni me ndimen Amerikane e Europiane ,nuk ndalet qe nga etiketimi i saje ne En´ciklopedine barbare per Shqipetaret te MAleve te Maqedonise dhe te retheve e deri te textet shkollore ku Maqedonia kufizohet me Serbine e jo me Kosoven.
Siq po duket Amerika na e ka dhane nje kafshate se bashku me Europen e po na e marin te tere nje buke .Ne kete menyre perkrahej Serbia e Greqia nga keto shtete Miqe te tonat .Duke e sakatuar ne qdo ane popullin Shqiptare.
Sa mer e jep Greqise sa mer e jep Serbise sa mer e jep Malit te Zi e keta me ane te texteve shkollore jipnin per miqte tane informata e keta ashtu te gatuara nga makinerite Gjenocidiane mernin dhe shenonin Historin e Gadishullit Ilirik ne gjuhen Sllave duke u munduar te zhdukin te gjitha gjurmet e vjetra e besa me te vjetra se edhe vete Alfabeti .Qe te na zhdukin nga dheu .
E gjithmon arsyetoheshin se e bajne per inate se jane Musliman duke treguar fudnamentalizmin e tyre qe ka qene me i flliqet se e dhe fundamentalizmi i sotem Musliman e me vone qe vetem per inate te Enverit .
Te gjith qe meren me politike e dine se Enveri ka qene me politikan se Tito por nuk i ka dhane doren as Amerika e as Anglia jo qe ai ska dashur te bashkpunoj por ashte ignoruar. Duke mbajtur shpresa si Amerika e edhe Anglia se do te zhdukin Shqiptaret nga Gadishulli Ilirik
Tani per inate te kujt bahet kjo nga Aleatet tane e edhe Amerika qe besa .
per te cilen kam respekt por nuk do te thot se nese me demton me vetedije nuk do ti them se me mbyt duke buzeqeshur .
Shiqoni vetem historin e kesaj ish Republike te Titos si mundohet te vjedh Historine e popullit qe nuk ekziston ma Maqedon e Europa mundohet te beje favore per kete histori e mbas 100 vjeteve ata do te jene Maqedone dhe do te pretendojne shume gjera ku gjithmone neve do te humbim .
Keshtu e shkruajti Serbia Historin e saje te vjedhur nga Shqiptaret nen perkujdesjen e miqeve tane dhe tani ata thiren ne Historin e tyre te Kishave e te zemres .
Kush erdhi ne Gadishullin Ilirik me pare Religjioni Ortodox apo Sllavet ?
Konstantini e Justiniani si themelues te Religjionit permenden shume me heret dhe jane Shqiptare se sa Serbet dhe kishat qe tani u takojn atyre .Siq po duket Shqiptaret qenkan qene Musliman para Muhamedit nga kjo qe e thojne miqte tane dhe na kane demtu
Miku duhet me kane mik e jo me luajt rolin e mikut e me te shkateru se ne realitet te ka ne sy si Armik .
     

Prodhimet dhe shërbimet:

PodcastRSSMobile