Programi i radhës

Tweet

Aktuale

Vlerësime të ndryshme për raportin e SHBA-ve

Qeveria e Kosovës
12.03.2010

Raporti vjetor i Departamentit Amerikan të Shtetit, që flet për gjendjen e të drejtave të njeriut në Kosovë, është mirëpritur nga Qeveria e Kosovës. Përfaqësues të partive opozitare kanë thënë se raporti në fjalë paraqet gjendjen faktike në terren dhe kanë kritikuar institucionet qeverisëse për, siç kanë thënë, mungesë të vullnetit politik për luftimin e kësaj kategorie.



Raporti vjetor i Departamentit Amerikan të Shtetit, që flet për gjendjen e të drejtave të njeriut në Kosovë, është mirëpritur nga Qeveria e Kosovës.

Zëdhënësi i Qeverisë, Memli Krasniqi, në një konferencë për media, tha se raporti është kryesisht real dhe se është në vija të njëjta me deklaratat e mëhershme të zyrtarëve të lartë të institucioneve të vendit, se sistemi i drejtësisë ka dobësi.

“Ne kemi mirëpritur raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut. Është një raport vjetor, që e kemi marrë edhe vitet e kaluara. Gjetjet e këtij raporti janë në të njëjtën linjë edhe me deklarimet tona si Qeveri, se kemi dobësi, të cilat duhet të përmirësohen në sistemin e drejtësisë, përbrenda kompetencave tona që na i lejon Kushtetuta dhe ligjet në fuqi”.

“Për sa i përket reformimit të sistemit të drejtësisë, ne tashmë kemi ndërmarrë hapat e nevojshëm. Ju e dini që ekziston një pako e ligjeve, të cilat do të miratohen”
, tha Krasniqi.

Ai theksoi se raportet si ai i Departamentit Amerikan të Shtetit duhet të merren seriozisht. Sipas Krasniqit, Qeveria po bën përpjekje për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.

“Ne kemi ndërmarrë hapa konkretë për adresimin e këtyre çështjeve dhe për pikat e dobëta që kanë ekzistuar deri më tash, e që ndërlidhen edhe me funksionimin e gjyqësorit, siç ceket edhe në raport. Në këtë drejtim, themelimi i taks-forcës anti- korrupsion është hapi me konkret që e ka ndërmarrë Qeveria”.

“Ne do t’i kemi parasysh këto gjetje dhe rekomandime, për t’i përfshirë edhe tani në qasjen tonë në luftën kundër korrupsionit dhe dukurive të tjera negative, të cilat ende ekzistojnë”
, u shpreh Krasniqi.

Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit thekson se korrupsioni dhe gjyqësori mbeten problemet kryesore në Kosovë. Zyrtarë të partive opozitare vlerësuan se raporti tregon gjendjen faktike në terren.

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, tha se raporti tregon qartë se korrupsioni në Kosovë i ka tejkaluar të gjitha masat.

“Kjo qeveri është një ndër institucionet më të korruptuara në Kosovë dhe ka çuar trendin e rënies së nivelit ekonomik të Kosovës, si dhe ka varfëruar popullsinë në situatë mjaft dramatike”, tha Isufi.

Nënkryetari i AAK-së, Isufi, vlerësoi se raporti me të drejtë potencon problemet në gjyqësor, që, sipas tij, në vend se të luftojë korrupsionin, gjyqësori është vetë në një masë i korruptuar.

“Nga të gjitha raportet që kanë dalë deri tani, ne kemi shkallë në rritje për 35 %, që do të thotë se korrupsioni ka vërshuar në Kosovë”.

”Por, edhe gjyqësia, që është një ndër instrumentet që duhet t’i ndjekë veprat siç janë korrupsioni dhe deliktet në shoqëri, është një nga institucionet që vërtet nuk kanë ndërmarrë masa që ta ndalojnë. Përkundrazi, njihet si institucion i korruptuar edhe vetë”,
theksoi Isufi.

Edhe nënkryetari i Aleancës Kosova e Re, Ibrahim Makolli, tha se raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit tregon gjendjen faktike në dy fusha kryesore - identifikimi i pranisë së korrupsionit dhe brishtësia e gjyqësorit.

Makolli tha se gjyqësori vazhdon të jetë një nga shkelësit me të mëdhenj të të drejtave të njeriut.

“Kosova nuk ka arritur, përkundër faktit që ka miratuar një mori ligjesh që rregullojnë këto fusha... Megjithatë, për shumë arsye, nuk ka arritur që t’i zbatojë në praktikë, në radhë të parë për shkak të mungesës së vullnetit politik dhe institucional për luftimin e korrupsionit, si dhe për shkak të mungesës së vullnetit dhe përkushtimit për të krijuar një gjyqësor të efektshëm dhe që të jetë në funksion të qytetarëve”, tha Makolli.

Në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, mes tjerash, thuhet se “ligji parasheh ndëshkime rreth korrupsionit të zyrtarëve, por Qeveria nuk e ka zbatuar ligjin në mënyrë efikase; zyrtarë të përfshirë në praktika korruptive kanë kaluar pa u ndëshkuar”.

Ndryshe, po dje, Agjencia Anti-Korrupsion ka publikuar raportin vjetor, ku është thënë se gjyqësori prin me raste të dyshimta për korrupsion. Ndërsa, krahasuar me raportet e tjera, në vitin 2009 në agjenci kanë arritur 34.6 për qind më shumë informata për raste të dyshimta korruptive.
Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
     
Komentet
Nga : remziu Prej : Hannover
15.03.2010 01:44
Pershendetje!
Ne shqipetaret jemi, pas serbeve specialistet ma te mire per leshimet tona dhe mossuksesin tone, me ja u lene fajin te tjereve.
Tani sipas bashkfolesit Fshatari nga prishtina po dele se ICO dhe Eulexi na qenkan fajtore per korrupcionin ne kosove.
Jo more zotni ketu flitet per rritjen e korrupcionit ne 3 vjetet e fundit ,eulexi dhe ICO ende nuk jane sistemue mire,flasim ne vitin 2011 edhe njeher ateher del puna e tyre.
Eshte turp qe Franca te kualifikohet si fajtore per dicka kur jo me pak se disa jave Kushneri qarte ne beograd dhe ne prishtin u deklarue se per francen kosova eshte shtet i pavarur dhe nuk ka kthim mbrapa,gjithashtu gjermania e Britania.
Jo jo Ne ja kemi kalle bishtin veti me shkrepsen tone dhe po mundohemi me i fut te tjeret ne ket loje.
Gjyqesori e kryen punen kur te behet i pavarur kur e ka ligjin dhe ligji eshte mbi te gjithe,e jo sa te eshte i varur prej politikes ne cfardo forme te jete ajo.
Kur zedhensi i qeveris zoti Memli krasniqi thote :ne e dime se ka korrupcion ,ne e dime se gjyqesori nuk e kryen punen si duhet,perse nuk tregon pse jane keto pune keshtu,cka eshte ndermarre ne kete drejtim,kushe po e pengon gjyqesorin.
zoteri nuk mundet te thote ose te tregoje :sepse vete qeveria ka duar ne ato gjera ,vete qeveria eshte e korruptuar,dhe nese ne presim qe qeveria ta luftoi vetveten jemi njerzit me naiv ne bote.
Shkoni vetem vizitoni ,njoftonu cfare vetura vozitin antaret e qeverise,cfar vlera kane shtepite e tyre ,cfar pasurie posedojne,me kende bashkpunojne,ku i shkollojne femijet e vete,jipnjau nje vlere mesatare ketyre gjerave,kthenu dhe llogaritni pagat qe i marrin si deputet,dhe binduni se a munden si deputet me e mberri ate pasuri ,pra nje problem i thjeshte matematikore, me fakte te tregon kushe jane korrupteret ma te mdhenje.
Kosoves ne ket moment i duhen zgjedhjet e parakohshme te lira,dhe te bie kjo qeveri,sepse ne as nje segment nuk ka tregue sukses,as ne joshjen e investorve,as ne rritjen e prodhimit brenda,as ne shendetsi,as ne luftimin e korrupcionit,narkotikve trafikimit me qeni njerzore,(tani edhe vajzat e fshatareve sipas raportit te policise po mirren nga njerzit trafikues kinse po ju gjejme pune dhe po futen ne prostitucion,perpos jetes se rende ekonomike,vuajtjeve te luftes,Dimrit te gjate ,skames edhe femijet tju trafikohen pa asnje mbrojtje nga gjyqtaret e korruptuar).
Rritja e ndotjes se ambientit eshte enorme ,ndertohen rruge magjistrale pa trotuare ku femijet detyrohen ne skajin e asfaltit me hece per ne shkolle ,ne rrugen ne te cilen ngahen veturat 120km/h dhe shume prej tyre pesojne,kurse ministria e transportit deklarohet se po ndertojne rruge me standarde evropiane.Kisha pase deshire me dite ne cilen evrope kane pa aso rrugesh.
E tashe na paska faje neve bota ,bota na cliroje po na i ruen kufijte,na dha donacione,na ndertuan shkolla.edhe a ma shume duhet bota me na dashte ,apo ne me dashte vetveten.
Ma shume kane llobue ShBA-te per njohje te reja se sa ministri i puneve te jashtme te kosoves,
Jeremici me shume ka qene ne ajre mbi kontinente ,sesa ne tok duke llobue kunder pavarsise,rezultati po shihet qarte,RRota eshte ndale dhe nuk ka pranime te reja qe shume kohe,edhe ky eshte mossukses.
Kur keto te gjitha ti mblidhesh mendohesh cka punon kjo qeveri.
Paramendoni :Serbia ka bere luft ne krejte Jugosllavin,kane ba masakra,dhunime plaqkitje ,kane pase kriminel sa te duash,dhe ka mberri me i liquidue disa,me i fute neper burgje disa ,me i dergue ne hage disa te kerkuar,dhe me permirsue pozicionin e saje dukshem ne politiken evropiane,me i hjek vizat,me ju kofiskue pasuria atyre qe e kane fitue ne menyre te paligjshme,etj.
kurse ne e kemi pasur startin e paster,perkrahjen e vendeve me me ndikim ne bote,edhe me ardhe ne kete gjendje une mendoj se ora eshte pak minuta para 12.00 .
Kaloni mire.
Zoti e bekofte popullin shqiptare,dhe miqet tane.

Nga : fshatari Prej : Prishtines
13.03.2010 09:53
Feith e Karmebeue bashkepunojne ngusht me Institucionet e Republikes se Kosoves qe nga 17 shkurti i 2008-tes. Kete fakt na perkujtoi "Kuinti"(5 shtetet me te fuqishme te planetit: Shba, Britania, franca, Gjermani, Italia), rrespektivisht, ambasadoret e ketyre shteteve te akredituar ne Prishtine. Valle paskane deshtuar Ico-ja dhe eulexi ne misionin e "shenjte" te tyre ne Republiken e Kosoves ? Si u tolerua korrupcioni nderkohe qe misioni i sundimit te ligjit (eulex) nuk paska ndermarre asgje per parandalimin e tij? Po Feithi, edhe ky i paska mbyllur syte e hapur xhepat duke shkelur keshtu Kushtetuten e Republikes se Kosoves ?!
Qeveria e Republikes se Kosoves ka marre gjithemone vendime te perbashketa me faktorin nderkombetar(ICO-ne de eulexin).Edhe ndarja e pergjegjesive duhet te jete e perbashket.
Nje solucion praktik e konkret na propozoi Departamenti i shtetit amerikan ne raportin e tij te fundit: ky i fundit konstaton dukurine e korrupcionit ne Republiken e Kosoves dhe le te nenkuptohet se kjo dukuri nuk mund te zhduket gjithe per derisa ne kete shtet veprojne organizata qe torpilojne perpjekjet e qeverise se shtetit kosovar per te avancuar dhe konsoliduar kete shtet.
Reduktimi gradual deri te largimi definitiv i ketyre dy organizatave qe nuk e njohin shtetin e Kosoves dhe zevendesimi gradual i tyre me amerikane dhe britanike eshte dhe do te jete solucioni i kesaj dukurie qe prek jo vetem shtetin kosovar(eshte dukuria me e perhapur e planetit, banaliteti me i madhe i kesaj dynjaje te rrejshme)...Shefat mafioz te ketyre dy organizatave e din qe misionit te tyre dy vjeçar i ka skaduar afati me 17 shkurt 2010. Brukseli zyrtar ua perkujtoi siperfaqesisht.Washingtoni zyrtar ua sqaroi qartaz e ne menyre me te theksuar se prania e tyre ne shtetin kosovar mban gjalle pretendimet e serbise dhe bllokon ne çdo aspekt konsolidimin e mirefillte te shtetit kosovar.
     

Prodhimet dhe shërbimet:

PodcastRSSMobile