Këndi tematik

 


Aktuale

Dell: Korrupsionin ta luftoni vetë!

Ambasadori amerikan në Kosovë, Kristofer Dell

Ambasadori amerikan në Kosovë, Kristofer Dell

15.03.2010

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Kristofer Dell, ka kërkuar që korrupsioni të luftohet nga kosovarët dhe të mos pritet gjithçka nga ndërkombëtarët. Komentet e Dellit vijnë pak ditë pasi që institucionet u kritikuan për mosluftimin e korrupsionit nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

“Shoqëria juaj ende shikon kah bashkësia ndërkombëtare për të kërkuar drejtësi. Duhet të jetë Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar, Kuinti apo trupa tjerë ndërkombëtarë ata që kërkojnë që Qeveria juaj t’i mbajë përgjegjës zyrtarët e saj”.

“Kjo s’do të shkojë gjatë. Nëse ju vareni në ne, që ne të bëjmë atë thirrje - kjo nuk do të jetë e shëndetshme për Kosovën. Kjo është shenjë e moszhvillimit. Kjo thirrje duhet të vijë nga brenda, nga njerëzit”,
ka thënë Dell me rastin e fillimit të trajnimit për task-forcat kundër trafikimit të qenieve njerëzore, trafikimit të drogave dhe korrupsionit publik.

Ambasadori amerikan ka përçuar mesazhin se askush nuk duhet të jetë mbi ligjin. Ai ka theksuar se sundimi i ligjit duhet t’iu mundësojë qytetarëve qasjen në drejtësi dhe është shenjë se ku është Kosova dhe ku duhet të shkojë.

“Një nga gjërat që ne kemi mësuar për më se 200 vjet është se nuk mund ta luftoni korrupsionin, nuk mund t’ua kufizoni pushtetin atyre që mbajnë poste qeveritare nëse themelet e institucioneve tuaja, të shoqërisë suaj, nuk janë të fuqishme dhe nëse nuk balancojnë njëra-tjetrën”.

“Trajnimi që do të ndiqni këtë javë, është një nga ato tullat e vogla, por të rëndësishme në vënien e themeleve të një shoqërie ku sundon ligji”
, u ka thënë ambasadori Dell gjyqtarëve, prokurorëve dhe policëve kosovarë.

Ai ka kërkuar një bashkëpunim më të ngushtë mes hallkave të gjyqësorit, në mënyrë që besimi i qytetarëve në këtë sistem të rritet.

“Nëse njerëzit shikojnë përreth dhe nuk shohin se liderët e tyre po japin përgjegjësi, nëse e shohin se s’mund të kenë qasje në drejtësi, në gjykata, ata shumë shpejt do të humbasin besimin në proces dhe do të ndalen së kërkuari drejtësinë dhe ju do të hyni në një spirale të korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin”,
është shprehur Dell.

Tutje Dell ka shtuar se qarku duhet të pritet në fillim, jo nga bashkësia ndërkombëtare, por nga vetë populli i Kosovës.

Kjo, sipas tij, bëhet duke kërkuar drejtësi për veten dhe përgjegjësi nga liderët.

Ndërsa Ismet Kabashi, kryeprokuror i Kosovës, ka deklaruar se të gjitha krimet kudo që ndodhin, ato janë të rënda.

Ai ka shtuar se trafikimi i njerëzve, trafikimi i drogave dhe korrupsioni publik janë dukuritë më negative, që ndikojnë qenësisht në demokratizimin e shoqërisë dhe sigurimin e sundimit të ligjit në Kosovë.

Në këtë trajnim kanë qenë të pranishëm edhe zyrtarë nga Policia e Kosovës.

Gazmend Hoxha nga Departamenti kundër krimit të organizuar, trajnimet e tilla i ka konsideruar të rëndësishme.

“Policia e Kosovës është e interesuar që t’i marrë përvojat më të suksesshme ndërkombëtare, të cilat kanë dhënë rezultate në luftën kundër krimit të organizuar dhe të keqes së përgjithshme”
, ka thënë Hoxha.

Trajnimi organizohet nga Ambasada Amerikane në Prishtinë dhe ka për qëllim shkëmbimin e përvojave në sektorin e gjyqësisë mes punëtorëve gjyqësorë nga Karolina Veriore dhe atyre nga Kosova.
Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
    E ardhshmja 
Faqja e komenteve (o) nga (1)
Nga : muriqi per fshatarin Prej : gjermani
19.03.2010 11:10
ju zotri duhet te keni fakte e argumente kur thuani se shtepia e BABAIT SE PAMVARSIS SE KOSOVES qenka baz ,,jo qeveria me hashimin jane ma te korruptuarit ne evrope .lle ta largojn fatmir limen nga qeveria ,aje esht njeriu ma i korruptuari ne evrope.

Nga : Osmani Prej : Sweden
17.03.2010 16:31
Nalni pak o dashamrë. Pse K Dell asht amerikan ,nuk do të thotë se mendimi i tij asht i drejtë.Asht ni mendim i barabart me timin.Kështu e ka democracija. A ishte i drejt sygjerimi i tijë për përsëritjen e zgjedhjeve në Gjilan. Unë them jo,Se aty Q.Mustafa ishte në përparsi ma të madhe ( mbi 1000 vota ) sesa XH Bushi ndaj A.Gorit që ishte (Diku 800 vota ) Në Filadelfi me 2000. Dhe çka u ba , nuk u anuluen zgjedhjet edhe për çfar autoriteti. Autoriteti ma i lart në Botë ,kryetari i SHBA, dim edhe shum mendime të senatorëve që për mendiin timjanë të gabuara ,si i atij për nryshimin e kufijve të Kosovës ,në bisedime me Sëbin, Pastaj senatori Vojinoviq etj etj……Nqoftse jemi sovran edhe ni nji katun aty vendos të zgjedhurit e atij katundi ,e jo dikush me i drejtue, Vetëm ,mos ta baj të madhe ky asht ni mendim sygjerim i mikut tonë të dashurë K.Dill

Nga : Vedat Prej : München
17.03.2010 12:41
Fshatar i nderuar,
une me komentin tim nuk desha te ofendoj askend por ju sugjerova, ashtu siq e beri para dy jave komandanti gjerman i KFORIT Bentner se ju dhe klika intelektuale e nivelit tuaj duhet ti ler iluzionet dhe te ballafaqohet me realitetin e hidhur ne te cilen gjendet tani Kosova.Fshatar intelektual, ti dhe intelektualet e shkolluar te Kosoves e dini fare mir se Kosoves me pakon e Ahtisarit i ndalohet ushtria dhe ju me simpatizantet e PDKs,AAKs,LDKs dhe qunat e FSKs me 5 Mars silleshit ne stilin e "femijeve te lazdruar dhe besa edhe patriotik".U desht intervenimi i KFORIT dhe kapitullimi me shkrim i rashes nga Thaqi dhe Sejdiu dhe marrjen ne konsiderat se FSKja eshte force civile.Ti fshatar i nderuar e din fare mir se Gjermania fal disciplines se madhe ne rrafshin ekonomik,shkencor dhe politik eshte shteti me teknologjin dhe ekonomin me moderne te botes dhe ata nuk shohin "endrra me sy qel" siq ben politikanet e Kosoves me nenshkrimet kapitulluese te bera deri me tani por e shohin realitetin me sy hapur dhe punuan jo per tendera por per forcimin e shtetit.
Ne komentin tuaj njeri mund te konkludoj se ju jeni anetar ose simpatizant i flakte i njeres prej partive qeveritare (pozit dhe opozite) pasi ne Kosove nuk ka opozite reale dhe te gjitha sygjerimet qe i beni jane me vend.Por ne nje shtet sovran keto akte penale kunder shtetit te Serbis duhet ti ngrej Qeveria,Parlamenti dhe Gjykata kushtetuese e jo individet e caktuar,ashtu siq beri Bosnja dhe Kroacia ne gjykaten e Hages e haj medet.Mirpo ju dhe klika politika mafioze e Prishtines nuk keni kohe te mirreni me keto gjera pasi jeni te zen ngushte per tendera, implementimin e decentralizimit(kantonizimit!) te vendit etj.........
Dhe ne fund dua te perseris fjalen e komentuesit "sherif" nga Gjermania se korrupsioni nuk mund te luftohet nga personat qe vet jane te zhytur thell ne korrupsion.Ne Kosove vepron ne menyre legale (ligjore!) mafia nderkombetare dhe lokale qe e kane shendruar Kosoven ne nje poligon eksperimental ku ata ne kurriz te popullit te shumvuajtur pasurohen brenda nje jave.
(Ne fund e falenderoi redaksin e Evropes se Lire per shprehjen e fjales se lire ketu)

Nga : fshatari Prej : Prishtines
17.03.2010 10:23
Velani ka vetem nje vile: ajo e I.Rugoves.
Ne memorien kolektive kosovare asociacioni vila-Velania-Rugova eshte i pazevendesueshem.besa ketu ze rrenje edhe korrupcion ne Republiken e Kosoves.Paradigme(shembull) e keqe shume eshte ajo vile.

Nga : sherif Prej : gjermani
16.03.2010 19:47
te korruptuarit smunden me liftu korrupsionin deri sa ta perfundojnshtepin ne velani te prishtines se ajo duhet me ja kalue Ramushit.

Nga : fshatari Prej : Kryeqyteti
16.03.2010 17:13
Nergut per Vedatin
U mbeshteta ne keto fjali te ambasadorit amerikan:
"Ambasadori amerikan ka përçuar mesazhin se askush nuk duhet të jetë mbi ligjin. Ai ka theksuar se sundimi i ligjit duhet t’iu mundësojë qytetarëve qasjen në drejtësi dhe është shenjë se ku është Kosova dhe ku duhet të shkojë".
Pra ajo qe nuk eshte bere deri me tani, qasja e njerzve ne drejtesi, duhet te behet tani e tutje nga Policia dhe Drejtesia e shtetit kosovar duke u mbeshtetur ekskluzivisht ne Kushtetuten dhe Ligjet e Republikes se Kosoves, pa sugjerime nga jasht, duke ushtruar plotesisht sovranitetin ne çdo cep te Republikes kosovare.
Fshatari nuk jeton ne Jupiter po mu ne qender te kryeqytetit kosovar. Ne moshen femijerore, fshatari kishte nivel shkollimi te njejte me gjermanin e te njejtes moshe.Sot e ka nivelin shkollor pak me te ngritur.Republika e Kosoves , proporcionalisht me numrin e qytetarvet te vete, ka mjafte intelektual te shkolluar shume mire.Pas ketij sqarimi ankdotik e te parendesi fare se jasht temes, kuptohet, mesazhi i ambasadotir amerikan ishte ky: ju duhet te veproni konform Kushtetutes suaj duke marre parasysh çdo ankese qe ju behet nga qytetaret tuaj(ankesat per te cilat fola ne nje postim te meparshem) dhe t'i zgjidhni ne gjykata ne menyre transparente dhe publikisht. Mos prisni qe kete çeshtje kaq te ndieshme t'ua kryejne jo qytetaret e shtetit tuaj, as jo tokesoret, si fshatari psh!

Nga : Vedat Prej : München
16.03.2010 16:30
Argumentet e Bekimit dhe Vetonit jane plot me vend dhe do te kisha shtuar se keto iniciativa jane vetem per poena dhe pike te brendshme pasi zoti Dell e dine se shqipetaret i besojne atij me shume se Hoxhes ose Papes se Benediktit.
P.S. Ne fund e keshilloj "fshatarin" e kryeqytetit te bjer nga planeti Jupiter ne token e Kosoves dhe te ballafaqohet me realitetin kosovar pasi keto kerkesa qe i parashtron ai i behen vetem institucioneve sovrane te nje shteti qe gezon sovranitet ne krejt vendin e haj medet."Fshatar" i nderuar, Tina Kaidanov dhe zyrtaret perendimor e klasifikuan vrasjen e aktivisteve te Vetevendosjes si veprim te ligjeshem dhe tani miqt tane i gjykojn viktimat."Fshatar" i nderuar ne fund te ketij shkrimi do ta parashtroj nje pyejtje hypotetike: Cfare argumente mbrojtese do te sillshin policet rumun ne nje salle te gjyqit per ket rast delikat?
Nje femije me nivel shkollimi 9 vjeqar ne Gjermani do te pergjigjej se policet do ti shpjegojne trupit gjykues hierarkin policore dhe zingjirin komandues te UNMIKUT dhe personat me emer qe i kishin urdheruar ta bejne ket veper makaber.Dhe ti "fshatar" i nderuar i din fare mir se kush ishin zyrtaret e UNMIKUT, apo jo!

Nga : Bekimi Prej : Prizren
16.03.2010 15:03
Zoti Dell i jep keto deklarata"bombastike" duke e ditur faktin se ata nga shqipetaret "kosovar" konsiderohen si popull hyjnor!Ai thote se qeveria duhet ta luftoi vet korrupsionin! Vertet qesharake.Zoti Dell e din fare mir se ne pjesen veriore qeveria pengohet me metodat me demokratike(se kinse prishet qetesia absolute!) perendimore nga miqt tane per shtrirjen e sovranitetit dhe luftimin e korrupsionit ose nuk i lejojne Kosoves krijimin e ushtris per respektimin e kushtetutes. E dyta ai thote se askush nuk mund te jet mbi ligjin! Edhe kjo eshte vertet qesharake! Ne ja perkujtojme atij se forcat e KFORIT,UNMIKUT(EULEXIT) dhe persona te sigurimeve dhe firmave te ndryshme perendimore gezojne imunitet te plot ose nuk i respektojne fare ligjet e Kosoves pasi ata nuk e njohin shtetin e Kosoves dhe e kane shendruar Kosoven ne nje poligon experimental ku pasurohen brenda nates bashke me politikanet vendor ne pozite dhe opozite.

Nga : remziu Prej : hannover
16.03.2010 14:47
Pershendetje redaksi e nderuar,dhe lexues te nderuar.
Paraqitja e Zoteriut Dell ne kete raste ,eshte teper alarmuese,brengat e tije perpos qe jane te arsyeshme jane edhe vrejtje e madhe popullit te kosoves se kah eshte duke e drejtue kjo qeveri.
Me te gjitha verejtjet ai qe i bene ,pajtohem ne pergjithsi ,dhe mendoje se nuk i adresohet qeverise por njerzeve tjere ne kosove dhe popullit qe mos te rrine sikur ne tribunate e stadionit dhe te shikoje si po luajne njerez te caktuar ne pushtet me fatin e tyre ,me pasurin e tyre .me fatin e femijeve tane,dhe eshte ardhe koha me marre populli ne menyre me aktive pjese ne vendosjen e fatit te vete,duke dale ne rruge ne protesta dhe duke kerkua qe pasi jane qlirue nga serbija mose te burgohen nga njerzit e vete qe jane ose jo te afte me i krye detyrat e veta,ose jane aq teuritur dhe skurpulloz qe dojne edhe palcen e kurrizit me ja nxjerre popullit.
Zoti Dell thote shume mire se shoqeria e juaj ende shkone kah bashksia nderkombetare per te kerkuar drejtesi.
une e di se kure i ndegjojen keto deklarata qeveritaret tane,ose nuk i kuptojne ose nuk ju intereson,por keto jane porosite te rendesishme.
Me dhimbset populli sepse patjeter duhet te ndodhe edhe ne kosove dicka e ngjajshme sikurse ka ndodhe ne serbi ne 4-5 vitet e kaluara ,kure filluan me u burgose luftetaret e mdhenje ne syrin e popullit serb shpetuseit e asaj qe eshte serbi simbas tyre,heronjet e mdhenje te serbise kapetan Dragani,Legija,Arkani etj,dhe doli se ata kane qene kriminelet ma te mdhenje qe ma se shumti i kane shkaktue deme krejte regjionit e mandej i kane nise aktivitetet kriminale ne serbi.

Edhe populli i yne kurte burgosen njerzit e pare ,do te deshprohen kur ta shohin se disa prej njerzeve dhe pushtetarve qe kane dhene shume per lirine e Kosoves,Jane demtuesit ma te mdhenj te kosoves.
Se kosova nuk eshte clirue me parolla Hurra hurra,po me lufte ,dhe luften vendimtare per ndjekjen e okupatorit,e ka ba NATO,zaten edhe ata e kane ba marveshjen e Kumanoves Kane qene perfaqsuesit e ushtris Serbe te Natos dhe nuk ka pase perfaqsues tjere.
Pa keqkuptime dhe me shume lavdata djemve qe kane luftue per kosove qe jane ra ne lufte,me shpirte dhe me zemer,qe meritojne qdoher lavdate.
por ka ardhe koha me da Shapin prej sheqeri qe thote populli.duhet me u vertetute se kushe po e dojka kosoven me te vertet.
Keto gjera i drejton vetem nje ngritje gjithepopullore e protestave te ndryshme ndaj ketyre mafiozeve qe po e demtojne kosoven.
Koha vetem po na ike prej duerve.
Mos harroni se zoti Dell eshte mik i mire i shqiptareve ,dhe na kshillon per te mire.
Kaloni mire
zoti e bekofte popullin shqiptar.

Nga : fshatari Prej : Kryeqytetit
16.03.2010 13:35
Sa e kuptova une, gjykatesit e Karolines veriore do te perqendrohen ne problemet e pazgjidhura te Kosoves veriore:te gjitha problemet e shoshitura nga ambasadori amerikan e kane burimin ne kete pjese te patjetersueshme te Republikes se Kosoves.
Eshte fakt se qytetaret e Republikes kosovare nuk kane pasur qasje ne drejtesi.Eshte rast jashtzakonisht i volitshem qe çdo qytetar i ketij shteti qe ndihet si viktime, te ngre padi, individualisht, kuptohet.
Psh, ftoj te gjitha vajzat dhe grate e dhunuara gjate luftes ne Kosove (jane mbi 2000) te ngrene padi penale prane gjykatave kombtare ne Republiken e Kosoves.
Ftoj te gjitha familjet qe kane qene viktime e masakrave te ushtrise serbe(me ushtri nenkupto edhe milicine, paramilicine, te gjitha bandat e armatosura terroriste serbe) te ngrene padi penale, individualisht, prane gjykatave shtetrore ne Republiken e Kosoves.
Ftoj Vetvendosjen te ngre padi penale per vrasjen e dy manifestuesve dhe plagosjen e 85 te tjerve ne qendre te kryeqytetit.Edhe ketu individualisht, u mor vesh.
Ftoj te gjitha ato familje te cilave iu eshte mohuar e drejta e rintegrimit te shtepive dhe banesave te tyre ne pjesen veriore te Mitrovices.
Ftoj te gjitha familjet viktime qe te ngrene padi penale, individualisht, per moskethimin e trupave te pajete te mijera shqiptareve te zhdukur gjat luftes ne vitet 1997-99 ne Kosove.
Ambasadori amerikan ka plotesisht te drejte kur kritikon strukturat juridiko-policore per pasivitet te skajshem.Pra mos e leshoni shansin historiik:
- Viktima ben padi;
- Policia e shtetit e heton rastin dhe e dergon lenden individuale ne gjykate;
- Gjykata gjykon e ndeshkon.
I gjithe procesi duhet te kryhet konform "lekcionit" te ambasadorit amerikan ne menyre qe fajtoret te ndeshkohen e viktimat te shperblehen.
Kjo eshte e vetmja aresye e te qenit te Drejtesise.
    E ardhshmja 
Faqja e komenteve (o) nga (1)

Prodhimet dhe shërbimet:

PodcastRSSMobile