Programi i radhës

Tweet

Kronika

Loja e dyfishtë e LDK-së ndëshkohet nga elektorati

16.03.2010

Humbja e LDK-së edhe në Gjilan, nga analistët politikë vlerësohet si një ndëshkim që po i bëhet kësaj partie nga elektorati, për shkak të lojës së dyfishtë karshi koalicionit qeverisës. Analistët thonë se LDK-ja gjendet në krizë dhe ka humbur identitetin e saj. Për më tepër, ata thonë se përçarjet brenda Kryesisë së LDK-së, bëjnë që kjo parti ta ketë të vështirë rikthimin si subjekti i parë në vend, nam ky që mbante dikur.


Disfata e Lidhjes Demokratike të Kosovës edhe në Gjilan, sipas analistëve politikë, është një tagër që LDK-ja po paguan kundrejt elektoratit të saj, për shkak të konfuzionit që kjo parti krijoi në raport me koalicionin qeverisës.

Lidhja Demokratike e Kosovës, pas balotazhit të 13 dhjetorit, kërkoi me ngulm përsëritjen e zgjedhjeve në Gjilan, Prizren dhe Lipjan, nën dyshimin se ka pasur keqpërdorime.

Të dielën, në Gjilan, sikurse ndodhi më herët në dy komunat tjera, kandidati i LDK-së humbi ndaj kundër-kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës.

Për analistin politik, Ilir Deda, rezultati i Gjilanit tregon se LDK-ja ka humbur ‘busullën’ politike.

“Elektorati është duke e ndëshkuar LDK-në për të gjitha ato premtime, që dolën të jenë të pavërteta, të cilat i dha nga tetori i vitit 2009. Retorika që LDK-ja po e përdor në fushatë parazgjedhore, është një retorikë e dy skajeve të ndryshme”.

“Sa herë që ka kampanjë parazgjedhore, LDK-ja kërcënon se do ta lëshojë koalicionin dhe, pas përfundimit të raundit zgjedhor, ajo mbetet në Qeveri. Në të njëjtën kohë, LDK-ja po konkurron në zgjedhje me figura të shpenzuara politikisht, të cilat edhe nuk kanë përkrahje në elektorat”
, thotë për Radion Evropa e Lirë, Ilir Deda.

Hovin e LDK-së me fitoren e Isa Mustafës në Prishtinë, më 15 mars, e kanë ndalur humbjet në tri komunat, ku u desh të mbaheshin zgjedhjet për kryetar komune tri herë.

Analisti Bardh Hamzaj numëron një sërë arsyesh, që, sipas tij, çuan në disfatën e LDK-së.

“Rezultati është i tillë, që mendoj se në një mënyrë e ka përulur LDK-në. Gjilani po tregon se thellimi i përçarjeve, që kanë ekzistuar edhe përpara mes anëtarëve të Kryesisë, vetëm sa është thelluar”.

“Kështu që me këto tri humbje, në këto tri komunat ku janë përsëritur zgjedhjet, pozicioni i LDK-së për bindjen time është më i dobët, sesa që ka qenë më 15 nëntor, kur është menduar se po forcohet”
, thotë Hamzaj.

Një tjetër arsye që çoi në humbjen e Gjilanit, por edhe të Prizrenit e Lipjanit, sipas Ilir Dedës, është mosfreskimi i LDK-së me kuadro të reja.

“LDK-ja është në krizë të thellë – parti, e cila ka humbur identitetin e saj, dhe parti, e cila, në njëfarë mënyre, po e paguan çmimin e mosfreskimit të kuadrove të saj që pothuajse 20 vjet”.

“Është fakt se njerëzit e kanë lëshuar LDK-në, por nuk kanë sjellë prurje të reja në këtë parti. Kështu që këto janë konsekuencat që kjo parti duhet t’i bartë, derisa t’i mbajë zgjedhjet e saj të brendshme, të cilat, në një mënyrë, do ta determinojnë të ardhmen dhe fatin e LDK-së”
, thekson Deda.

Zgjedhjet e brendshme të LDK-së priten të mbahen këtë vit. Ato, disa analistë madje i cilësojnë si ngjarje kryesore të vitit. Por, a do t’ia rikthejnë zgjedhjet fuqinë LDK-së, që dikur ishte partia më e madhe në vend? Ilir Deda shpjegon:

“Nuk po shihet se ka ndonjë zgjim të anëtarësisë së LDK-së. Edhe më tutje ka një qasje, ku Kryesia e LDK-së është e përçarë. Në Kryesi të LDK-së nuk dihet kush cilit grup realisht i përket dhe Kryesia e LDK-së nuk është forumi ku bëhen politikat partiake”.

“Kështu që në zgjedhjet e ardhme të brendshme të LDK-së, ballafaqimi i vetëm në to do të jetë se kah do të shkojë LDK-ja, a do të ketë forcë që ta rizbulojë identitetin e saj, a do të ketë prurje të reja dhe a do të ketë ndëshkime ndaj atyre kryetarëve të degëve që i humbën zgjedhjet”
, thotë Deda.

Ndërkaq, Hamzaj është skeptik se zgjedhjet e brendshme do të sjellin rikthim të LDK-së në skenën politike kosovare, ani pse, siç thotë ai, kësaj skene i duhet një LDK e fortë.

”Unë mendoj se skenari i zgjedhjeve normale është më i pamundshmi në LDK. Ndërkaq, përpos zgjedhjeve të tensionuara, ekziston mundësia që ato të përshkallëzohen, ta zëmë, deri te ndonjë formë e ‘Kuvendit të karrigeve’. S’them që do të ndodhë mu ajo, por eventualisht mund të kemi çarje të reja në LDK”, deklaron Hamzaj.

Ndërkohë, para LDK-së është edhe sfida e Istogut. Në këtë komunë do të përsëriten zgjedhjet, meqë kryetari nga radhët e LDK-së, Fadil Ferati, ndërroi jetë pasi që mori mandatin në zgjedhjet e 15 nëntorit.

“Sipas të gjitha gjasave, në Istog, LDK-ja do të rrezikohet nga AAK-ja (Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës), e cila, deri më tash, e ka mbështetur LDK-në në të gjitha ato komuna, ku ajo ka pasur nevojë për mbështetje”.

“Nëse i ka humbur tri komunat nga PDK-ja, një dështim i radhës në Istog, që është edhe vendlindja e presidenti historik të LDK-së, z. Ibrahim Rugova, mendoj se do ta dërmonte përfundimisht LDK-në
”, vlerëson Hamzaj.

Analistët mendojnë se LDK-ja, në një formë, po mbetet peng i postit të ngrirë të kryetarit të saj, njëherësh presidentit të vendit, Fatmir Sejdiu. Ata thonë se LDK-së i duhet një kryetar, i cili do të merrej me punët e partisë tërë kohën.
Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
    E ardhshmja 
Faqja e komenteve nga 1
Nga : fita Prej : gjermani
23.03.2010 12:54
Edhe per disa qe mendojen djalin e ish presidentit te Kosoves ta bejen udheheqes te partis ldk,ne Kosove nuk ka njeri me ma shume shkolle edhe te mencur se kryetari i tanishem Fatmir Sejdiu por ky i fundit nuk ka shume ne dore eshte vetum si figur se tjeret jan problemi e problemi me i madhe qka eshte po korrupsioni normal pra shumica jan korrupt zoti i vrafte ne vende te ndihmojen vjedhin.

Nga : fita Prej : gjermani
23.03.2010 10:32
Disa mendojem qe problemi kryesore eshte kryetari Fatmir Sejdiu gabim e keni,problemi kryesore eshte jo bashkpunimi ne mes veti ose luftimi per karrige ne mes veti jo une jam ma i menqur se tjetri e ket virus ka pasur LDKja gjithmon,jo problemi im!une nuk kam qene kurre LDK,jam AAK ne krye me Ramush Haradinaj.

Nga : arben Prej : komogllav
22.03.2010 00:20
pershendetje nga zvizra,un mendoj se deri sa qendron ne krye te partis se LDK fatmir sejdiu e eqrem kryeziu kjo parti ska bereqet e as qe ka me pas kurr.largoni kta nga partija po pse jo edhe prej kosove me i largu, kta nuk jan shqiptar,jasht kosove

Nga : xhaviti Prej : zvicerr
20.03.2010 20:47
ekrem kryeziu larg nga LDK-ja por edhe nga politika vetem ateher shpeton LDK-ja dhe shteti i Kosoves, sa me shpejte le te largohet

Nga : Mr. Lajqi Prej : Peje
20.03.2010 18:36
Pershendetje te gjithe ju intelektualve,
Te gjitha keto komente qe i lexova jane te vertatea, por per ata qe mendojne ta "qrrenjosin LDK-ne" ajo kurre nuk do te ndodhe!!! Eshte e vertete se LDK-ja ka nevoje per ndryshime ne kryesi, dhe ajo do te ndodhe kete vit. Deshira ime do te ishte qe Kryeziu te jap doreheqje dhe te largohet larg nga LDK-ja. Kete vit ne kryesi te LDK-se do te jete Mr. Uke Rugova, djali i Prtesidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova. Uka eshte duke e kryer magjistaturen ne SHBA dhe se shpejti do ta vazhdoi rrugen e babait te tij. Ky edhe disa ndryshime tjera qe do te behen kete vit ne kryesi te LDK-se do ta bejene qe LDK-ja te behet si dikur partia me forte ne Kosove.

Nga : dardan Prej : stockholm
17.03.2010 09:46
Ate qe Serbet smund e bene me lufte dhe kur kishin pushtetin po i ndimojn Hashim Thaqi e Fatmir Sejdiu per ta bere .
Egoja e tyre personale per Kapital do te bie ne kundershtim me shtetet qe ndihmojne Kosoven Economikisht dhe do te bejn jo vetem redukimin ushtarak por edhe economik duke ngelur ne Kosove qe edhe te pengojne krijimin e nje Armate Kosovare per arsye te thjeshte se Shqiptaret do te vriten mes vete ,kjo do te jete arsyeja e miqve tane .
E per meritat e LDK-s skem qa te flasim .

Kurse meriten kryesore per shkatrimin e LDK-se do ta mban ne Histori Fatmir Sejdiu se bashku me Nexhat Dacin .
Nje analize s hpejte duket se i Ndjeri Dr Ibrahim Rugova e kishte ditur se nga qfare njerez dhe sherbyes te ish UDB-se ishte i rethuar ne kete Lidhje, dhe per ate arsye, kur mbas tij neper vizita nuk mori pjese dikush perkrah tij gjithmon ,person i njejte dhe nuk la askend mbrapa tij .Por i dha te drejten popullit qe te votoj dhe udheheqsise se LDK-s te zgjedh dhe te bej gabimet e jo te shkruan historia si i la ne trashegimi fronin Ibrahim Rugova ketij apo atij.Dhe te perlyhet figura Historike e te ndjerit Dr Ibrahim Rugoves.

Nga : muriqi per fshatari burim Prej : gjermani
17.03.2010 00:23
juve zotri qenka emri neverits i ldk .e cila me baban e kombit qe ka vendi pas skenderbeut e ismajl qemajlin . itregoj botes se ka shqipetar DR :RUGOVA ku edhe per100 vite nena shqipetare nuk do te ben ksi sokoli .ketu emri ska rol por rol ka fatmiri e e.kryeziu keta jane pengesa kryesore te cilet jane te korruptuar nga hashimi .ku para do ditve e ceken edhe amerikanet.pra edhe ramushi eshte i tille

Nga : veton Prej : prishtine
16.03.2010 23:42
sa te jetre ne krye ldkse sejdiu kryeziu hamiti ramaj haziri,edisa qe kur skan pas hise ne ldk koj pari dal kadal shkon buze gremines krejt poenta e tyre eshte ta shkatrojn prej kuvendit 6.ldk momentalisht eshte pip i hashim thaqit,ndersa ai eshte trungu ityre. ra ldkja.

Nga : artan Prej : prizren
16.03.2010 21:18
LDK ishte dhe mbetet prijese e proceseve me rendesi kombetare dhe integruese. Problemi eshte te lidershipi te cilet duhet ta themi troq,per shkak te karrieres personale te 5 antareve te kryesis jan deshpruar deshirat e anetaresis.Une jam njeri prej tyre qe e dua LDK,por e kam ndeshkuar me vote.Kjo do te vazhdoj derisa te ket nje kryesi legjitime qe ben politik ne interes te partis jo te individeve.Tash me dihet boterish se presidenti yne nuk ndihet as moralisht nga antaresia si kryetar,ateher pse e mban peng LDK ky presidenti yne?

Nga : ken30 Prej : Bruksel
16.03.2010 18:21
Derisa Sërbia ta luan rolin dyftyrshe para dite deklarohen Eurpian , pas dite behen Rusë
LDK-ja poashtu luan rolin dyftyrshe në kampanjë parazgjedhore kërcënon se do ta lëshojë koalicionin dhe, pas përfundimit të raundit zgjedhor, ajo mbetet prap në Qeveri.
Kjo politikë përdoret vetum me kryetarët e ngrirë

    E ardhshmja 
Faqja e komenteve nga 1

Prodhimet dhe shërbimet:

PodcastRSSMobile