Programi i radhës

Tweet

Aktuale

Serbët kundër ndarjes së Kosovës

16.03.2010
Delegatët e të ashtuquajturit Kuvend i komunave dhe vendbanimeve serbe të Kosovës kanë marrë sot një vendim, me të cilin ndarja e Kosovës është plotësisht e papranueshme. Këtë e bëri të ditur për media, kreu i këtij organi paralel, Radovan Niçiq.

“Porositë që vijnë për ndarjen e Kosovës nga qarqe të caktuara politike, për serbët e Kosovës janë të papranueshme. Askush nuk ka të drejtë që të shkëpusë Manastirin e Deçanit, atë të Graçanicës, Patriarkën e Pejës dhe me këtë rrota e historisë ta kthejë Serbinë 100 vjet prapa”, tha Niçiq.

Kreu i Këshillit Nacional Serb për veriun e Kosovës, Millan Ivanoviq, paralajmëroi një protestë, e cila, sipas tij, do të mbahet më 24 mars, në Mitrovicë. Protesta, siç thuhet, do të mbahet në shenjë të kundërshtimit ndaj planit të Qeverisë së Kosovës dhe Zyrës Civile Ndërkombëtare për integrimin e veriut në sistemin kosovar.

“Duhet që të gjithë së bashku të angazhohemi kundër kësaj strategjie anti-serbe, strategjisë për spastrim etnik, për gjenocid ndaj serbëve. Duhet që të gjithë së bashku të angazhohemi për të vetmen alternativë dhe ajo është Kosova në Serbi”, u shpreh Ivanoviq.

Zbatimi i strategjisë së Qeverisë së Kosovës dhe Zyrës Civile Ndërkombëtare për integrimin e veriut të Kosovës është i papranueshëm për serbët e kësaj pjese, sidomos për shkak të konotacioneve politike, të cilat i bart në vete kjo strategji, kanë deklaruar para pak kohe politikanët serbë të Kosovës veriore.

Ndryshe, në mesin e konkludimeve të takimit të sotëm në Kuvendin serb, që u mbajt në Zveçan, ishte edhe një kërkesë për ministrin e Jashtëm serb, Vuk Jeremiq.

Atij iu bë thirrje që të kërkojë nga ambasada ruse në Beograd që ta hapë një zyrë konsullore të këtij shteti në veri të Mitrovicës.
Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
     
Komentet
Nga : dardan Prej : stockholm
17.03.2010 10:42
Zoteri Radovan Nicic jo se Serbia do te kthehet 100 vjet prapa por do te kthehet deri me vitin 1802 .
Atehere kur Franko Anglezet ju bane shtet e edhe kufinjet do te kthehen ne pikat e te quajtures Perandori Otomane .Me shkatrimin e kesaj pernadorie ju ne Kosove keni vrare e masakruar mbi 50.000 mije Kosovare Shqiptare dhe keni deportuar qindra mijera te tjere duke menduar se Kosova asht plaqke lufte dhe ketu ndihmoi edhe refuzimi i exzistences se popullit Shqiptare nga Berlini.
E ne Paris kerkesat e Shqiptareve su muaren parasysh nga Franko Anglezet por qeshtja e kufijve u diskutua per arsye te pretendimeve Greke te teritoreve Shqiptare ku keto fuqi trojet tona i shifshin si plaqke per ti dhene peshqeshe miqve te tyre.
Shqiptari kur nuk ta haron gjenerate mbas gjenerate urejtja do te percillet dhe historia do te shkruhet .
Nuk jane ne pyetje vetem viktimat dhe skllaveria por ashte edhe prapambetja e ketij populli qe iu bene me padrejtesi sepse mungesa e Arsimit reflektohet ne permasa te medha e lere me econimike.
Do te vij dita do te vije kur edhe OKB-ja do te zhduket dhe hartat do te rishqyrtohen.

Nga : Ekrem Prej : Berlin
17.03.2010 01:34
Se pari, askush ne bot nuk ka te drejt ta e hap nje Ambasad ne nje shtet qe se ka njohur as vet at vend ai shtet.
Rusia para se te hap Ambasad ne Kosov, ajo duhet ta e njoh se pari Pavarsin e Kosoves, e qak tani duhet te pret pelqimin nga shtei i Kosoves se a e pelqen ket marveshje te hapjes se Ambasades.
Zotriu Ivanovic e Vuk Jeremici e kan Ambasadorin Rus ne Serbi, po nese ai nuk ju mjafton per ata personalisht, ateher le ti qojn edhe nga nje apo nga dy Ambasador Rus ne shtepijat e veta.
E ter Evropa eshte lirua nga diktatoret Rus, e vetmja eshte ozurpuar Serbia.
Nese Serbija e ka ozorpue veten me Rus e Rusi, ata nuk kan te drejt te i ozurpojn edhe shtetet tjera.
Kosova ka fitimin e dyfisht deri sa Serbia e afron Rusin afer vetes, sepse Kosoven do ta afroj Evropa qe mos te bie pre e Rusis, sepse Evropa nuk don me Rusi ne Evrop.
Fati i jon eshte se Kosova nuk ka kurfar mardhenie me Rusin e as qe guxon te lidhe ndonjehere, perndryshe do ta harojm Evropen.
Sa i perket mardhenjeve te Serbis me Rusin, Serbija do te jet, e edhe eshte Kuba e Evropes.
Naten e mire.

Nga : bejtushi Prej : france
16.03.2010 21:40
serbia e dine shume mire qe lufta me shqiptaret ende nuk ka perfunduar ju pershendes bejtushi france

Nga : besim Prej : usa
16.03.2010 17:03
Sa thenje te artikuluara qe nuk kan aspak logjike.
Po cili serb mund te vendose per 2 miljon Shqiptar ?
Na keni nda familjet ne 5 kontinente dhe akoma nuk u ngopet..
Megjithate konvoji vete rruges se vet dhe qenet lehin nga pas.

Nga : arsimi Prej : GJILAN
16.03.2010 15:54
kjo as qe vjen ne pyetje serbia duhet te ndahet keshtu qe jugu i serbis dotju bashkangjitke kosoves.por kosova nuk ka shanc te ndaht sepse serbet nbajn tok te shqiptarit te okupuar ter jugun e serbis e mbajn te okupuar-ai esht i joni i shqiptareve
     

Prodhimet dhe shërbimet:

PodcastRSSMobile