Programi i radhës

Tweet

Aktuale

Tërmkolli jep dorëheqjen nga Kryesia e LDK-së

Melihate Tërmkolli
17.03.2010

Melihate Tërmkolli ka dhënë dorëheqje nga Kryesia e LDK-së. Tërmkolli ka thënë se dorëheqjen e ofron për shkak të pakënaqësive me rezultatin e zgjedhjeve lokale dhe me vazhdimin e koalicionit PDK-LDK.



E pakënaqur me rezultatin e zgjedhjeve lokale dhe me vazhdimin e koalicionit ndërmjet dy partive më të mëdha, Melihate Tërmkolli ka dhënë sot dorëheqje nga Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Tërmkolli, e cila vazhdon funksionin e deputetes dhe kryetares së Forumit të Gruas së LDK-së, tha në një konferencë për media, se me këtë veprim, ajo ka dashur t’u japë një shenjë anëtarëve të tjerë nga kjo parti, se LDK-ja po bëhet pjesë e zhvillimeve negative.

“Raportet e fundit ndërkombëtare tregojnë për rritje të korrupsionit dhe krimit të organizuar, përderisa Qeveria, pjesë e së cilës është edhe LDK-ja, nuk i lufton këto dukuri”, tha Tërmkolli.

“Unë, që nga sot, kam dhënë dhe jap dorëheqje nga pozita e anëtares së Kryesisë së LDK-së për humbjen e thellë të LDK-së në dy palë zgjedhjet e fundit, si akt moral dhe pjesë e përgjegjësisë, duke qenë pjesë e Kryesisë së LDK-së”.

“Kryesia e LDK-së është jofunksionale dhe tërësisht formale. Vendimet, të cilat merren në emër të Kryesisë, janë vendime që merren nga një rreth i ngushtë i udhëheqjes së LDK-së, në mënyrë arbitrare, private dhe duke mos përfillur statutin e partisë”
, tha Tërmkolli.

Ajo njihet si njëra prej figurave të LDK-së që ka qenë në vazhdimësi kundër koalicionit PDK-LDK. Ajo ka kërkuar edhe dorëheqjen e kryetarit të LDK-së, Fatmir Sejdiu, dhe gjithë kryesisë së partisë.

Ndërsa në LDK janë shtuar pakënaqësitë me formën e qeverisjes, nga kreu i Qeverisë vijnë paralajmërime për ndryshime të shpejta, por të cilat do të përfshijnë reformim dhe jo prishje të koalicionit.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi tha se këto ndryshime janë tashmë vetëm çështje ditësh.

“Besoj se ndryshimet janë për qëllime kualitative, për një qeverisje edhe më efikase, edhe më efektive dhe që u përballon sfidave të reja. Mbi të gjitha, do të jenë të tilla që nuk krijojnë vakuum institucional, që nuk bëjnë dridhje politike në asnjërin subjekt politik, e po ashtu besoj se do të jenë të pranueshme edhe për opinionin publik”.

“Besoj se në ditët në vijim, kryeministri do të dalë me propozime konkrete, por nuk mund të them konkretisht se si do të jenë ato ndryshime”
, tha Kuçi.

Përderisa në Qeveri flitet për ndryshime të shpejta, Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se nuk ka shumë informacione se për çfarë ndryshimesh bëhet fjalë.

Nënkryetari i parë i LDK-së, Eqrem Kryeziu, tha se vendimet në lidhje me ndërrimin eventual të ministrave dhe kuadrove të tjera qeveritare nga kjo parti, mund të merren pas konsultimeve me kryeministrin e Kosovës.

“Kryeministri e ka të drejtën që ta japë projektin, që ta bëjë një qeveri funksionale. Unë besoj se optika e parë është funksionalizimi korrekt i Qeverisë së Kosovës. Nëse nuk është ky kriter, të tjerat do të ishin ‘non sens’ apo jo”,
u shpreh Kryeziu.

Sidoqoftë, në Partinë Demokratike të Kosovës dhe në Lidhjen Demokratike të Kosovës, që nga zgjedhjet lokale e këndej, ka jo vetëm zëra që kërkojnë riformatizimin e kësaj qeverie, por edhe rishqyrtimin e koalicionit.

Zgjidhja definitive besohet se do të gjendet këto ditë, kur pritet të zhvillohen takimet ndërmjet kryeministrit Hashim Thaçi dhe drejtuesve të LDK-së.
Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
     
Komentet
Nga : remziu Prej : hannover
19.03.2010 01:55
Pershendetje Bashkatdhetareve.
Kjo eshte nje nisme e mire ,por edhe e dhimbeshme.
1. E mire per ate se po fillon te zgjidhet Lamshi nga kreu i LDK-se,qe qone drejt ne shperberjen e koalicionit ,nese ka njerez te ndergjegjshem ne kryesi te LDK,te cilet do ta ndjekun shembullin e zonjes Trmkolli.
2.E dhimbshme per shkak te aktivitetit dhe punes gati 20 vjéqare te zonjes Trmkolli ne situata te renda politike ,ne lufte dhe paslufte,qe ne fund te shkoi me nje kesi arsyetimi ,se eshte e paknaqur qe nuk luftohet korrupcioni.
Pra keshtu eshte kur te lidhesh Traktat me Djallin, per kohe te shkurter e hedhe ne berlloge punen shumvjeqare.
Shpetimi ma i madhe per kosoven kishte me qene me u shkatrrue kjo qeveri,ose perbrenda ,ose edhe me ndihmen e popullit,sa ma sshpejte ,gjithqyshe para se me u ba Privatizimi i ndermarrjeve shoqrore,sepse do te bahet allash veresh me arteriet kryesore te gjeneratorit ekonomik te kosoves,per interesa individuale ,qe do ta vuajn gjeneratat qe pasojne.
Shembulli me konkret eshte privatizimi i ndermarrjeve shoqrore ne kroaci ,te cilat kane ra ne duar te mafiozve te caktuar qe jane pasurue ne lufte edhe me kontrabande dhe tani vuan e gjithe ekonomia kroate nga ato pasoja (simbas intervistes se Stjepan Mesiqit), Enjejta gje ka ndodhur ne serbi me privatizimin e NIS-it (Industrise dhe ennergjetikes se Serbis),Gaspromit Rus, dhe tani kane probleme te mdha per shkak se ruset e vene qmimin e energjise.
Pra kjo na prete neve ne kosove ne ket vite ,ne pyetje eshte kushe do ti blene dhe me qfar kushte gjigantet tane.
Studentet gjithmon kane qene ata qe kane ba ndryshime,dhe besoje edhe tani duhet te mendojne kah po po drejtohet Titaniku Kosovare,sepse mundet ,vrejtja e vone e rrezikut me pase pasoja katastrofale per pasagjier ,ne ket raste qytetaret e kosoves.

Zoti e bekofte popullin liridashes shqipetar Kudo qe jeton ne rruzullin toksore.

Nga : xhani Prej : gjermani
18.03.2010 10:24

Z. Termkolli ,ka qene denbabaden nje person me moral te forte edhe kesi personalitete nuk shuhen kurre ....jan perzi njerzti po kjo gjithemon i ka qendru besnik parimeve te veta te lumte .... me njerze te tille nderohet kosova ,punoni edhe me tutje e mos i leni te lig"et me na udheheq.

Nga : Uka Prej : Gjermani
18.03.2010 09:51
LDK nuk ka aq kohe , Zonja Tërmkolli eshte nje vrejtje per drejtimin:+,-
te ldk-se

Nga : Anonim
18.03.2010 03:18
Eu allall te kofte zonja Melihate Termkolli edhe pse kam qen adhurues i LDK-s ne kohen e te ndjerit Rugova te pakten je afru dhe iu ke bashkangjite mases e cila ,jo se nuk meret me zgjidhjet ne Kosove por edhe eshte large per shkak te sjelljes si te Presidentit te Kosoves dhe deputeteve te kesaj partie ndaj neve si votues dhe ndaj vete partise e cila e Nderkombtarizoi dhe krijoi Aleance me SHBA-te.

Europa per mua asht vendi i cili duhet denuar per gjenocid ndaj Shqiptareve ashtu siq u denua Gjenocidi i perandorise Otomane ndaj Armeneve
zotri Sejdiu sillet sikur te ishte pasuri e patundshme e tije LDK-ja e Kosova dhe e trasheguar nga Katragjyshi dhe jo nga vota e popullit .

Zoteriu Sejdiu do te hyje ne Historine Shqiptare te Kosoves si shkatrimtari i Partise me te madhe dhe me Intelektuale te kohes , Dhe si njeri qe nuk don te dije per problemet e popullit duke u munduar te na humbe dinjitetin dhe duke na perkembur me gjykimet e EULEXIT dhe deklaratat e tyre per Disiplinim te popullit te Kosoves .
Ky zoteri ka prure Millosheviqin Post Mortum te perfaqsuar nga EULEXI ne Kosove .
I cili organ nuk ben asgje qe eshte dashur te bej por miret me perndjekjen e Shqiptareve e jo me vrasjet e Shqiptareve nga UNMIKU dhe shfarojsen e Korupsionit si dhe Qeveria e Beogradit sundon ne pjesen e ndare te Mitrovices se bashku me EULEXIN .

Burave ju ka ardhe koha te msohen nga Grate .
Me pelqen shpesh te ndegjoje poezin e Ali Asllanit te recituar nga Reshat Arbana MASKARENJET .
Nuk kam shume dituri se do te iu kisha derguar nga nje sms te gjithe deputeteve te kosoves me ate Poezi dhe pastaj do u kisha postuar edhe Deportimin masiv te Shqiptareve per ne Stankovac e Kukes.
E te pyesin veten njehere se per qfare po mburen !
God bless USA!
Zoti e bekofte Ameriken !

Nga : muriqi Prej : gjermani
17.03.2010 23:38
e. kryeziu esht tragjedi per ldk .ky e fatmiri jan pengesa kryesore .zonja termkolli ju lumte e bete ate qka duhet mbar kryesia ta ben .na duhet zgjedhjet e lira ne ket vite

Nga : ismet Prej : uk
17.03.2010 22:48
Ka ber mir zonja Termkolli qe ka dhan doreheqje,por edhe gjith kreu i LDK patjeter duhet te rifreskohet,se me te vertet me rastin e koalicionit e ketej kjo parti e ka humb krejt repuatacionin ne popullate. ju flm
     

Prodhimet dhe shërbimet:

PodcastRSSMobile