Ndërlidhjet

Protestat në Tajlandë

Bangkok
Bangkok
Demonstruesit që kërkojnë dorëheqjen e Qeverisë tajlandeze, kanë vazhduar protestat para shtëpisë së kryeministrit Abhisit Vexhaxhiva, ku kanë derdhur edhe gjakun e tyre.

Siç raportojnë agjencitë botërore, rreth 300 litra gjak u mblodhën dje nga protestuesit, të cilët kërkojnë zgjedhje të parakohshme si dhe kthimin e ish-kryeministrit në ekzil, Taksin Shinuatra.

Disa protestues janë mbledhur edhe tek Ambasada Amerikane për të tërhequr, siç kanë thënë organizatorët e protestave, vëmendjen e bashkësisë ndërkombëtare për jolegjitimitetin e Qeverisë aktuale.

Mbështetësit e Shinuatrës, i cili në vitin 2006 u rrëzua nga posti i kryeministrit, edhe dje kanë derdhur gjak para ndërtesës së Qeverisë dhe zyrave të Partisë Demokratike të kryeministrit Abhisit Vexhaxhiva.

Në rrugët e kryeqytetit, të dielën, ishin mbledhur mbi 100,000 njerëz, në përpjekje për ta detyruar Qeverinë për të dhënë dorëheqje.

Kryeministri Abhisit Vexhaxhiva ka thënë se nuk e ka ndërmend të japë dorëheqje dhe se aktualisht nuk gjendet në Bangkok.


XS
SM
MD
LG