Këndi tematik

 


Intervista

Serwer: Strukturat në veri s'janë paralele, por të Beogradit

Daniel Serwer

Daniel Serwer

19.03.2010

”Unë nuk i shoh ato si struktura paralele, por i shoh si struktura të Beogradit dhe ato janë autoriteti kryesor në veri. Ky është problem”, thotë Daniel Serwer, nga Instituti i SHBA-ve për Paqe, në Uashington.







RADIO EVROPA E LIRË

Autoritetet e Kosovës dhe Zyra Ndërkombëtare Civile kanë shpallur strategjinë për pjesën veriore, e cila kundërshtohet nga Serbia dhe nga serbët e Kosovës në veri. Çka mendoni për këtë plan dhe a mund të shohim rezultate nga ai?

DANIEL SERWER
Nuk e di se a do të ketë rezultate nga kjo, por mendoj se çfarëdo plani, që synon riintegrimin e veriut në pjesën tjetër të Kosovës, është gjë e mirë. Do të jetë detyrë e vështirë, do të marrë mjaft kohë dhe do të kërkojë bashkëpunim nga Beogradi.

Kjo nuk do të jetë e lehtë, por mendoj se hapi i parë është që të bëhet publik çmimi i mbajtjes së territorit në Kosovë nga Beogradi. Atëherë do të shihej se si do të reagonin serbët.

RADIO EVROPA E LIRË
Dëshiroj të mbetem në këtë çështje, pasi, deri tash, serbët në veri më tepër e kanë shikimin kah Beogradi, e jo kah institucionet e Kosovës. Ata në veri i kanë edhe strukturat paralele. Në këtë situatë, si i shihni ju zhvillimet e mëtejshme?

DANIEL SERWER
Unë nuk i shoh ato si struktura paralele, por i shoh si struktura të Beogradit dhe ato janë autoriteti kryesor në veri. Ky është problem.

Më duket se Kosova duhet të bëhet atraktive për serbët në veri, që ata të jenë pjesë e Kosovës, e jo pjesë e Serbisë. Kjo nuk do të jetë e lehtë. Por, mendoj se është e mundshme dhe me kohë do të ndodhë.

RADIO EVROPA E LIRË
A mund të thoni diçka për këtë mënyrë se si Kosova të jetë atraktive për serbët?

DANIEL SERWER
Duhet të jetë një shoqëri demokratike dhe prosperuese, shoqëri që i trajton serbët dhe minoritetet e tjera në mënyrë të kënaqshme.

Po ashtu, duhet të ketë gatishmëri për t’i parë ata, që, deri në një shkallë të rëndësishme, ta qeverisin vetveten. Nuk mendoj se Beogradi po i thërret serbët në veri që ta qeverisin vetveten dhe mendoj se ata mund të kenë marrëveshje më të mirë me Prishtinën.

RADIO EVROPA E LIRË

Zoti Serwer, gjatë periudhës së kaluar kemi dëgjuar disa ide sporadike për këmbim territoresh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Zyrtarët nga të dyja palët kanë thënë se janë kundër kësaj ideje. Cili është komenti juaj për këtë çështje?

DANIEL SERWER

Shikoni, dy shtete sovrane mund të diskutojnë çdo gjë që ata dëshirojnë, derisa ato çështje nuk kanë ndikim në vendet e tjera sovrane. Nëse ato dëshirojnë të flasin për këtë, le të bisedojnë.

Por, është fakt se ato nuk do të gjejnë marrëveshje të lehtë për këtë çështje. Beogradi ndoshta do ta dëshironte pjesën veriore të Kosovës, ndërsa Kosova ndoshta do ta dëshironte Luginën e Preshevës, në pjesën jugore të Serbisë. Por, kjo pjesë nuk do t’i jepet Kosovës.

Pra, mendoj se ky do të ishte diskutim pa rezultat. Por, siç thashë, shtetet sovrane mund të diskutojnë çdo gjë ndërmjet vete, derisa kjo nuk ka efekte në vendet e tjera.

RADIO EVROPA E LIRË
U bënë më tepër se dy vjet nga pavarësia e Kosovës. Si i shihni ju këta dy vjetët e kaluar?

DANIEL SERWER

Ky është fillimi dhe nuk është lehtë, veçanërisht kur fqinji juaj më i madh, tregu juaj më i madh, kërcënimi juaj më i madh i sigurisë, nuk ju njeh. Nuk e di asnjë situatë tjetër kur dy vende nuk pajtohen njëra me tjetrën për kufirin ndërmjet tyre.

Prandaj, është jashtëzakonisht e rëndësishme për Beogradin dhe Prishtinën që të arrijnë mirëkuptim më të qëndrueshëm.

Por, duke pasur parasysh kufizimin, mendoj se autoritetet në Prishtinë kanë bërë punë shumë të mirë, duke i mbajtur gjërat që të lëvizin në drejtimin e duhur. Kjo është shumë me rëndësi - të lëvizet në drejtim të drejtë e jo të dilet nga binarët.

Pra, punohet në ato aspekte të qeverisjes, që kërkohen për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe veçanërisht në përmirësimin e situatës ekonomike për të gjithë njerëzit, që jetojnë në Kosovë.

RADIO EVROPA E LIRË

Deri tash, Kosovën e kanë njohur 65 shtete. Nga pikëvështrimi i juaj, a është kjo solide apo ky numër do të duhej të ishte më i lartë. Pos kësaj, a është e mundshme që opinioni nga Gjykata Ndërkombëtare për Drejtësi në Hagë mund të ketë ndikim në procesin e njohjes?

DANIEL SERWER
Do të doja të shihja më tepër njohje. Numri 65 është i mirë, por 100-shi do të ishte më i mirë. Rasti në Hagë tashmë ka pasur ndikim në procesin e njohjes. Ai është ngadalësuar, pasi shumë vende po presin se cili do të jetë opinioni i Gjykatës.

Pra, mendoj se pasi Gjykata ta shpallë opinionin e saj, atëherë do të jetë një mundësi për rifillimin e këtij procesi. Shpresoj se diplomatët në Prishtinë janë të gatshëm ta bëjnë këtë në mënyrë shumë agresive.
Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
     
Komentet
Nga : ken30 Prej : Bruksel
26.03.2010 01:48
Për Fshatarin.
Ju po tregoni pralla zyrtare ose ende jeni në gjumë sikurse Lepuri që e kishte pas ngrën gjysmen dhe thonte ishalla jamë tu andrue.

Nga : fshatari Prej : Kryeqytetit
22.03.2010 10:54
Cenimi i integritetit territorial te shtetit kosovar nuk eshte ne rend dite.As kembimi eventual i territoreve.As negociata per çeshtjen e perfunduar te statusit politik te ketij shteti nuk do te kete.
Krahasimet e Republikes se Kosoves me rajone tjera, siç e dim, ka qene njeri nder "argumentat" me te dendur te perrallave te serbise dhe mbeshtetesve te saj.Per fat te mire, ketij pseudo-argumenti iu eshte dhene pergjigje definitive : Republika e Kosoves perben shembull "sui generis", thene troç: nuk mund te krahasohet me asnje situate tjeter ne bote.
Fjalite e fundit jane pergjigje ndaj reagusit paraprak.Mendimet e tij jane krejt jasht temes.Ne interviste nuk behet fjale asgjekundi per Kashmirin, Qipron, dyshtetesine, e sofizma tjere te pa kripe!

Nga : ken30 Prej : Bruksel
19.03.2010 20:37


KOSOVA SI QIPROJA DHE KASHMIRI.


Ndarja e Kosovës është programue në negociatat e Vjenës kur u pranue dyshtetsia e sërbve të Kosovës. Në lindje ,sërbët lindin me dy shtetsi edhe sërbë të Kosovës edhe të Sërbies .sikurse në Qipër dhe Kashmir që në lindje lindin me dyshtetsi.
.

1.Qipriotët kanë dytshtetsi atë Qipriote dhe Greke dhe gjysma tjeter e Qipriotve kanë poashtu dyshtetsi ate Qipriote dhe Turke. .

2.. Kashmiri poashtu është i ndarë në Kashmirin Pakistanez dhe Indian dhe kanë dyshtetsi sikurse Qipriotët..

3. Vetëm ne Shqiptarët të menqurit jemi klonue prej shqiptarit në Kosovar dhe kemi mbetur me një shtetsi Kosovar dhe nuk kemi drejtë në shtetësi Shqiptare.

4. Politikanët tanë në vendë që ta pranojnë Deserbizimin e Serbies në Kosovë ata defakto e pranuan Serbizim e Kosovës me Planin e Ahtisarit..

5. Tani Sërbët kanë dyshtetsin ,kanë gjuhen zyrtare sërbe në Kosovë dhe tani është shtetë me dy etnitete Kosovaro-Sërbe që është pranuar dhe miratue edhe nga Kuvendi i Kosovës..

6.Duhet ta pranojnë se tani ka përfundue konflikti Shqiptaro-Sërbë me strategjin e veriut të Kosovës.dhe ka përfundue Bashkimi Kombëtarë.
Konflikti është emërtue si konflikt Kosovaro-Sërbë që i përngjan konfliktit të Qipros dhe Kashmirit..
Ne e kemi pranue paraprakishtë ndarjen e Kosovës me Planin e Ahtisarit eshte pranue që shteti i Kosovës të jetë shtetë multietnik Kosovaro-Sërbë.
19.03.2010.ken30
     

Prodhimet dhe shërbimet:

PodcastRSSMobile