Këndi tematik

 


Lajmet

KFOR-i transferon përgjegjësitë

Paqeruajtësit e KFOR-it

Paqeruajtësit e KFOR-it

19.03.2010

Dorëzimi i përgjegjësive nga KFOR-i te Policia e Kosovës për ruajtjen e monumentit në Gazimestan, është vlerësuar nga udhëheqës të NATO-s si një sukses i Kosovës. Gjatë një vizite në Kosovë, komandanti i krahut jugor të NATO-s, Mark Ficxherald, ka konfirmuar mbështetjen e NATO-s për FSK-në, por jo edhe për strategjinë e Qeverisë për veriun.



Kalimi i përgjegjësive te Policia e Kosovës për ruajtjen e monumentit të Gazimestanit është vlerësuar nga eprorë të lartë të NATO-s si një sukses i popullit të Kosovës.

Gjatë një vizite që i ka bërë Kosovës, komandanti i krahut jugor të NATO-s, admirali Mark Ficxherald, ka paralajmëruar bartje të tjera të kompetencave nga KFOR-i te Policia e Kosovës, ashtu edhe siç e parasheh Pakoja e Ahtisarit.

“Në muajt në vazhdim, nëse na lejon situata e sigurisë dhe Këshilli Atlantik, ne do të transferojmë edhe më shumë kompetenca tek institucionet e Kosovës, kur situata të jetë përmirësuar aq sa duhet. Edhe transferimi i Gazimestanit, edhe Forca e Sigurisë së Kosovës, sipas meje, janë tregime të suksesshme se çka është arritur këtu në Kosovë”.

“Por, ende ka disa shqetësime për zhvillimin ekonomik, decentralizimin, pjesëmarrjen shumetnike, infrastrukturën dhe rendin e ligjin. Këto janë çështjet më madhore, me të cilat duhet marrë në mënyrë diplomatike. Ndërsa, KFOR-i do të vazhdojë të ofrojë ambient të sigurt për qytetarët”, është shprehur Ficxherald.

Si Ficxherald, ashtu edhe komandanti i KFOR-it, Markus Bentler, e shohin të mbyllur problemin e para disa ditëve me FSK-në. KFOR-i ngriu raportet me këtë forcë për pesë ditë, për shkak se FSK-ja ishte rreshtuar me armë në ceremoninë “Epopeja e UÇK-së”. Problemi u zgjodh pas diskutimeve mes komandantit të KFOR-it, presidentit dhe kryeministrit të Kosovës.

“Jam i bindur se i kemi zgjidhur problemet nga java e kaluar dhe besoj se komunikimi i sinqertë dhe i hapur në mes të gjitha palëve ka funksionuar mirë. Dhe, vazhdojmë të kemi bashkëpunim të shkëlqyeshëm në mes të KFOR-it dhe FSK-së”, ka thënë admirali Ficxherald.

Ndryshe, edhe kësaj here, zyrtarët e NATO-s janë distancuar nga strategjia e Qeverisë dhe e Zyrës Civile Ndërkombëtare për integrimin e veriut. Ndërkohë që, si autoritetet kosovare, ashtu edhe njohësit e rrethanave politike, thonë se pa ndihmën e KFOR-it, strategjia është vështirë e zbatueshme.

“Nëse kërkojnë përkrahje, ne do të ofrojmë një ambient të qetë dhe të sigurt, siç kemi bërë gjithmonë. Mirëpo, nuk jemi pjesë e këtij plani dhe ai është plan politik, kështu që ne nuk mund të jemi dorë e zgjatur e politikanëve. Populli i Kosovës mund të mbështetet te ne për sigurinë që do të ofrojmë”,
ka thënë komandanti i KFOR-it, Markus Bentler.

Ndërkohë, kërkesës së presidentit Sejdiu, që FSK-ja të marrë pjesë, qoftë në mënyrë simbolike, në operacionet paqeruajtëse, ushtarakët e NATO-s i janë përgjigjur se FSK-ja ka ende nevojë për ngritje kapacitetesh. FSK-ja është thënë se mund të marrë pjesë në rastet siç ishte ai i vërshimeve në Shqipëri, porse për secilin rast duhet vendosur veç e veç.
Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
     
Komentet
Nga : mergimi Prej : suedi
20.03.2010 00:29
siq po shihet strategjija per veriun dote mbetet ne leter veshtir qe do te realizohet ose dote mundet te kemi trazira te reja qe aspak nuk indihmojn kosoves.Siq po shihet kfori ka per qellim qe pasojan qe dote vijn nga strategjija per veriun nuk don te imer pergjegjsit.Po kta qlirimtaret e botes veshtir se do qlirojn kosoven nga okupatori serb sepse nuk don amerika qe ti prish mardhanjet edhe ashtu te brishta me rusin.

Nga : Bekim Mitrovica Prej : Mitrovic
19.03.2010 20:37
KFOR-i duhet te largohet nga KOsova edhe KOsova te formoje armaten e vertet te veten. Po te donte Kosova kolonizator athere nuk do te duhetj te luftonim kunder Serbise.
     

Prodhimet dhe shërbimet:

PodcastRSSMobile