Ndërlidhjet

Marrëveshje për Greqinë

Liderët e BE-së
Liderët e BE-së
Vendet anëtare të Eurozonës, në një mbledhje të jashtëzakonshme, të enjten mbrëma në Bruksel, kanë rënë dakord për një plan financiar për të ndihmuar Greqinë.

Plani përbëhet nga një kombinim kredish, që do t’ia japin Greqisë disa vende të Eurozonës si dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar. Por, plani mund të aktivizohet vetëm në rast të nevojës ekstreme - nëse Athina nuk do të jetë në gjendje t’i sigurojë fondet e nevojshme për ta adresuar çështjen e borxhit.

Pasi liderët e BE-së arritën marrëveshjen, kryeministri grek, Jorgos Papandreu, shprehu mirënjohjen:

“Greqia, brenda Eurozonës, është e sigurt dhe Evropa gjithashtu ka bërë një hap të madh. Sot, nuk kemi marrë vetëm vendim për Greqinë. Evropa dhe BE-ja, para një sfide të madhe, kanë arritur me vendosmëri të përballen me atë sfidë”.

“Liderët evropianë kanë mbrojtur BE-në, kanë mbrojtur valutën e përbashkët. Evropa dhe Greqia do të dalin nga kjo krizë edhe më të forta”, tha Papandreu.

Presidenti i BE-së, Herman Van Rompui, tha se liderët e BE-së shpresojnë se programi i shpëtimit do të përdoret vetëm si “mjet i fundit”.

Ai tha se, megjithatë, programi duhet t’i sigurojë tregjet financiare se vendet e Eurozonës nuk do ta braktisin Greqinë.

* * * * * * * * * *

Muajt e fundit, Greqia është përfshirë nga greva dhe protesta të njëpasnjëshme.


XS
SM
MD
LG