Ndërlidhjet

Poloni: Varroset presidenti i ndjerë


Nga ceremonia e varrimit të presidentit Leh Kazcinski dhe bashkëshortes së tij, Maria
Nga ceremonia e varrimit të presidentit Leh Kazcinski dhe bashkëshortes së tij, Maria

Dhjetëra mijëra njerëz dolën të dielën në rrugët e Krakovit në Poloni, për ceremoninë e varrimit të presidentit të ndjerë, Leh Kazinski dhe të bashkëshortes së tij Maria, derisa kortezhi i përmortshëm arriti në Katedralen e qytetit.


Dhjetëra mijëra njerëz dolën të dielën në rrugët e Krakovit në Poloni, për ceremoninë e varrimit të presidentit të ndjerë, Leh Kazcinski dhe të bashkëshortes së tij Maria.

Njerëzit me duartrokitje në heshtje, kanë hedhur lule dhe kanë valëvitur flamujt polakë, derisa kortezhi i përmortshëm ishte nisur për në Katedralen historike në këtë qytet.

Arkivolet me trupat e pajetë të Leh dhe Maria Kazcinskit, ishin bartur me aeroplan ushtarak nga Varshava në Krakov.

Çifti bashkëshortor, së bashku me 94 udhëtarë të tjerë polakë, humbën jetën nga përplasja e aeroplanit në Rusi, më 10 të këtij muaji.

Por, shumë liderë botërorë janë detyruar që të mos marrin pjesë në ceremoninë e varrimit të presidentit të Polonisë, Leh Kazcinski, si pasojë e mbylljes së hapësirës ajrore në Evropë, të shkaktuar nga hiri vullkanik në Islandë.

Presidenti amerikan Barak Obama, kancelarja gjermane, Angela Merkel, presidenti francez Nikollas Sarkozi, princi britanik Çarls, presidenti i Komisionit Evropian, Hoze Manuel Barroso dhe presidenti i Turqisë Abdullah Gyl, janë disa nga liderët, që kanë deklaruar se nuk do të jenë në gjendje të marrin pjesë në varrim në qytetin Krakov në Poloni.

Megjithatë, agjencia AP, duke u mbështetur në Ministrinë e jashtme të Polonisë, raporton se në ceremoninë e varrimit të presidentit të ndjerë, Leh Kazcinski, kanë marrë pjesë presidentë dhe zyrtarë të lartë nga shumë vende.


Në mesin e tyre ishin edhe Fatmir Sejdiu, president i Kosovës, pastaj presidenti rus, Dmitri Medvedev, presidenti gjerman, Horst Këler, e shumë të tjerë.
XS
SM
MD
LG