Programi i radhës

Tweet

Aktuale

Bajden: Pavarësia e Kosovës, e pakthyeshme

22.07.2010
Radio Evropa e Lirë

Zëvendëspresidenti amerikan, Xho Bajden, në takim me kryeminsitrin Hashim Thaçi, ka rikonfirmuar qëndrimin e SHBA-ve se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme.


Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është pritur sot në Shtëpinë e Bardhë nga zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, Xho Bajden.

Zoti Bajden e siguroi kryeministrin Thaçi se integriteti territorial i Kosovës mbetet i pacenueshëm dhe se rendi dhe ligji duhet të vendosen në tërë territorin e Kosovës, njoftoi kabineti i kryeministrit.

Në takim, kryeministri Hashim Thaçi dhe zëvendëspresidenti Xho Bajden kanë diskutuar për zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe rajon, për proceset e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe për përmbushjen e të gjitha standardeve demokratike nga ana e institucioneve të Kosovës.

Kryeministri Thaçi në fillim shprehu konsideratën dhe mirënjohjen më të lartë për kontributin që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë në procesin e çlirimit dhe pavarësimit të Kosovës, si dhe tani në procesin e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe të përparimit të gjithëmbarshëm.

Zoti Thaçi, me këtë rast, ritheksoi qëndrimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të popullit të Kosovës për raporte të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në takim me zëvendëspresidentin amerikan, Xho Bajden, kryeministri Thaçi ka shprehur bindjen se pas marrjes së vendimit nga ana e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, do të fillojë një valë e re e njohjeve për shtetin e Kosovës, duke dëshmuar kështu se pavarësia e Kosovës ka sjellë më shumë paqe, më shumë stabilitet dhe më shumë zhvillim për gjithë rajonin.

Nga ana e tij, zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xho Bajden, shprehu konsideratën e lartë për përkushtimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës për sundimin e rendit dhe ligjit në Kosovë, vendosmërinë në luftën e pakompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, për respektimin afirmativ të të drejtave të komuniteteve dhe të proceseve tjera zhvillimore.

Në takim, zëvendëspresidenti amerikan, Bajden, ka rikonfirmuar qëndrimin e Shteteve të Bashkuara se pavarësia e Kosovës është proces i pakthyeshëm dhe se do të ketë vetëm ecje përpara drejt proceseve integruese dhe të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik të të gjitha vendeve të rajonit.

Zëvendëspresidenti Xho Bajden ka thënë se kryeministri Hashim Thaçi është Xhorxh Uashingtoni i Kosovës.

Zoti Bajden theksoi se e ardhmja e Kosovës është e sigurt në NATO dhe Bashkimin Evropian, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.
Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
     
Komentet
Nga : dardan Prej : stockholm
24.07.2010 12:54
Zoteri Bajden ju faleminderit!
Atehere kur ne politiken Amerikane kishte dyshime dhe ngerqe veprimi per ndalimin e gjenocidit Serbe ndaj Shqiptareve te Kosoves .
Juve jeni shpirti i Republikes se Kosoves kurse te tjeret si qifti Clinton ,Madelein Ollbrajt, e cila i tha prere Berlinit se me Gjermanin apo pa Gjermanine ajo do te mbrij ne Moskwe dhe do ti lere mesazhin zoteriut Ivanov se NATO do te ndaloj dhe do te sulmoj Serbine per te shpetuar Holokaustin e pregaditur per Shqiptaret dhe te harojne se eshte Berlini i vitit 1941,pason zoteriu Tony Bleir i cili e perkrahu Ameriken dhe zoteriun Clinton qe te ndalet shfarosja fizike e Shqiptareve dhe te filloj nje faqe e re e Historise ne Ballkan apo ne gadishullin Ilirik.
Duke e lere kete popull ti bashkohet familjes Europiane me te gjitha te drejtat qe i gezojne banoret e kontinentit Europian,dhe te ndalohet Gjenocidi i ketij Kontinenti ndaj Shqiptareve ashte ish Presidenti se bashku me te atin Bush dhe shume te tjere .
Juve jeni zoteri Bajden zemra dhe fryma e Kosoves dhe e popullit te Kosoves kurse te tjeret te larte permendur jane gjaku dhe gjymturet e organet e tjera te cilat e krijuan shtetin e Republikes se Kosoves dhe te gjithe edhe ata qe skam permendur detyruat Europen te fillojne te na shofin si qenje njerzore dhe te na pranojne si pjese e Europes .
Zoti ju bekofte zoteri Bajden !
God bless USA!
Zoti e bekofte Ameriken!
     

Prodhimet dhe shërbimet:

PodcastRSSMobile