Dëgjo

Dëgjo tani

Programi i pasdites

Programi i radhës

Tweet

Kronika

Serbët në udhëkryq

Pamje në Mitrovicë
27.07.2010
Politikanët serbë të Kosovës vlerësojnë se mendimi këshillëdhënës i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë lidhur me ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, i cili ishte pozitiv për Prishtinën, i ka vënë në udhëkryq serbët kosovarë.

Dragisha Kërstoviq, politikan serb, thotë se te serbët janë krijuar mjaft dilema lidhur me mbijetesën e tyre në Kosovë dhe mundësinë e mbrojtjes së plotë të të drejtave dhe pronës së tyre.

Dragisha Kërstoviq
“Ata (serbët) janë në një udhëkryq. Natyrisht se nuk do të varet shumë nga vetë ata, sa do të varet nga disa faktorë të tjerë - posaçërisht nga Beogradi, Prishtina, Bashkimi Evropian dhe nga ajo që së shpejti do të zgjidhet në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara”.

“Kështu që, ky udhëkryq gati se është i dukshëm. Çfarë do të ndodhë në këtë udhëkryq dhe cila do të jetë dalja nga ai, këtë do ta tregojë koha. Por, shpresoj se pasojat nuk do të jenë fatale dhe se gjërat do të rregullohen”,
thotë Kërstoviq.

Edhe politikania serbe, Rada Trajkoviq, vlerëson se pas mendimit këshillëdhënës pozitiv të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës, serbët që jetojnë në këtë hapsirë, janë gjetur në një situatë, siç e quan ajo, specifike.

“Para së gjithash, unë ndjehem e obliguar që të bëj apel te të gjithë njerëzit me qëllim të mirë, që ta kuptojnë pozitën specifike të serbëve në hapsirën e Kosovës. Ajo që është realitet dhe me të cilën edhe për një kohë të gjatë do të ballafaqohemi, është lojaliteti emocional i serbëve për qeveritë në Beograd dhe lojaliteti administrativ ndaj qeverisë në Prishtinë".

"Gjendja e tillë definitivisht tregon se kjo do të jetë perspektiva për një periudhë më të gjatë”,
thotë Trajkoviq.

Në situatën aktuale, të krijuar pas mendimit këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, sipas këtyre politikanëve serbë, bashkësia serbe duhet të orientohen drejt politikave që sigurojnë sigurinë fizike dhe të pronës së tyre, lirinë e lëvizjes dhe të drejtën për kthim.

Por, sipas tyre, lidhur me këto çështje, janë të nevojshme bisedimet me institucionet e Kosovës. Lidhur me gatishmërinë e serbëve të Kosovës për një gjë të tillë, Kërstoviq thotë:

“Unë nuk e di se a janë të gatshëm serbët që të pranojnë bisedime të tilla. Ndërkaq, sa i përket Prishtinës, unë mendoj se për të nuk paraqet problem. Por, në çfarëdo rasti, mendoj se bisedat e tilla janë të pashmangshme dhe të nevojshme. Madje, mendoj se pas bisedimeve të tilla, do të kishte edhe rezultate konkrete dhe të dukshme”.

Rada Trajkoviq
Bisedimet e serbëve të Kosovës me udhëheqësit e institucioneve të Kosovës i sheh si të pashmangshme edhe Trajkoviq. Ajo thotë se ato do të mund të rezultonin me zgjidhjen e mjaft çështjeve konkrete, të cilat kanë të bëjnë me jetesën e serbëve në hapsirën e Kosovës.

“Ne e dimë se lidhja e serbëve me Beogradin është realitet. Të gjithë e dinë se Serbia, edhe pse nuk ka sovranitet dhe pushtet në hapësirën e Kosovës, ajo ka ruajtur një ndikim të madh aty".

"Përkrahja e saj për bisedime të tilla do të mund të ishte me rëndësi të madhe, edhe në qoftë se ajo nuk merr pjesë në mënyrë të drejpërdrejtë në ato bisedime, duke pasur parasysh se ajo, nuk besoj se do ta njohë pavarësinë e Kosovës”,
 deklaron Trajkoviq.
Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
     
Komentet
Nga : zefi Prej : peja-Kosova
28.07.2010 09:47
Te nderuar :
Tegjitha komunitetet te cilet gjinden ne Kosov e din se te barabart jan dhe kan qen gjithmon ,perpos atyre te cilet jan me duar te zhytura nuk ju ndihmon as komunikimi e as ndihma e as kujna se ata i njef vet populli dhe zoti e ata nuk kan vend kurkund.E ata te cilet jan te paster do te ken vend gjityhkund .Nderime dhe rrespekt gjdo kujna.

Nga : shkupjani Prej : shkupi
28.07.2010 05:46
PER MENDIMIN TIM SERBET E KOSOVES I KISHA KUSHTEZU ME SHQIPTART E PRESHEVES QFAR TE DREJTE KAN SHQIPTART NE PRESHEV OSE PER NDYSHE NE SERBI PO MIR BOTA ASHT KAE BAN TE MADHE PER NJA DHET SERB PO A NUK POE SHEF SE SA TE DREJT KAN SHQIPTART NE SERBI POLITIKANT TAN KAN FAJ PO FOL O BURRI BOTES SE NOK TA MAN BOTA SHPIRTIN PO ALLAU GJ H. MOS E RRENI VETIN PALIDHJE SE DOT PENDOHENI PO VON ASHT AT HER

Nga : buli Prej : gjermani
27.07.2010 22:05
serbet duhet te ndihen sikurse kosovaret tjere se ne fund te fundit nese e dojne kosoven e perparuer duhet te bejne dicka per te.
per fate te keq deri me tani serbet e kosoves nuk kan deshmuar se e dojne kosoven e perparur ata ma shume jan te preukupur se e kuje eshte kosova.
edhe pse kjo pyetje ka pergjegje shume te lehte.
kosova eshte e Kosovareve

Nga : ceti Prej : gjermani
27.07.2010 20:58
ne rast se ne at udhekryq gjendet shenja qe jep drejtimin per serbi,ateher ju kisha propozuar serbeve qe te marin at drejtim se aspak nuk po na duhen.tung

Nga : Nexhi Prej : Prishtine
27.07.2010 19:01
Po pervidhet tinezisht fazktorizimi i pakices serbe si element i rirregullimit te raporteve brenda Kosovare. Pas deshtimeve te politikave te deritashme te Serbise ndaj Kosoves, te cilat i kane prezentuar deri tani edhe t e inetrvistuarit, eshte shum e qarte dhe deri diku legjitime qe te kerkohen rruge te reja per perfitime optimale te serbeve. Por kjo mund te jete e pranueshme dhe e arsyeshme vetem nese te intervistuarit kuptojne dhe kerkojne zgjidhje te pozites se minoritetit (kombesise ) serb ne kuader te rendit kushtetues te Kosoves, ku jane dhene te gjitha zgjidhjet optimale per egzistence te dinjiteteshme dhe zhvillim te gjithaneshem edhe te serbeve ne Kosove. Cdo tendence e anashkalimit te kesaj rruge eshte drejteperdrejte demtim i interesave te vet serbeve. Si duket, definitivisht serbet si qytetare te Kosoves do te duhet te ulen dhe ne kuader te Kushtetutes te bisedojne dhe gjejne zgjidhje per poziten dhe zhvillimin e tyre ne Kosove. Jo ne Serbi dhe jo ne mes te Serbise e Kosoves , sepse ato nuk do te ndodhin! E jo se jo si negocita.



Nga : Nick Prej : Canada
27.07.2010 18:28
Nje gje nuk mundem te kuptoj: Perse gati te gjitha mediat tjera shqiptare ne momentin kur REL publikon nje lajm kopijojn fjal per fjal lajmin dhe vendosin lajmin ne faqen e tyre, dhe ne fund te ljamit kinse po i japim kredit REL-it vendosin fjalen "rel".
Shume thjesht sot te jesh pronar i nje gazeta kosovare. Nuk te duhen as gazetar.

Bravo REL per vazhdimin tuaj ti publikoni lajmet me origjinale

Nga : UROSHI Prej : Gjermani
27.07.2010 18:26
Une do ju kisha then komunitetit Serbe qe jeton ne Kosov,.
Komuniteti Serb i Kosoves me shume kane te drejtat se komuniteti Serb ne Serbuj..
Dhe nje lutje kame -Si Shqipetarte po njashtu dhe Serbete e Kosoves se bashku ta luftojme korrupcionin-dhe ata qe kane bere krime ndaje njerzimit.
Me respekt
UROSHI.
     

Prodhimet dhe shërbimet:

PodcastRSSMobile