Ndërlidhjet

Feston e izoluar


Prishtinë
Prishtinë
Në Ditën e Evropës, njohësit e integrimeve evropiane në Prishtinë e Bruksel i bëjnë thirrje Bashkimit Evropian të ketë një qasje më konstruktive lidhur me integrimin e Kosovës. “Qasja diskriminuese” e BE-së ndaj Prishtinës, sipas tyre, e ka lënë Kosovën vendin më të izoluar në Ballkanin Perëndimor.


Dita e Evropës shënohet si festë zyrtare në Kosovë, mirëpo për dallim nga vendet e Bashkimit Evropian, të cilat më 9 maj rikujtojnë nismën e ish-ministrit të Jashtëm francez, Robert Shuman, për themelimin e mekanizmit - pjesë e të cilit janë, në Kosovë thonë se duan të shohin kah e ardhmja evropiane.

Në Prishtinë kjo ditë u shënua përmes aktiviteteve të shumta të institucioneve përkatëse, por jo të gjithë qytetarëve u duket e arsyeshme të festohet në kohën kur, siç thonë ata, Kosova ka mbetur vendi më i izoluar në Ballkan dhe e fundit në procesin e integrimit evropian.

Ekrem Haxhiu i dha Radios Evropa e Lirë mendimin e tij për këtë çështje:

“S’ka asnjë arsye. Ne si popull jemi më i diskriminuari. Çka po na ofron Evropa? Po na diskriminon në baza fetare e nacionale. Ne s’kemi asnjë arsye për të festuar”.

Ngjashëm u shpreh edhe studentja Adelina Kamberaj:

“Ne s’kemi asnjë arsye për ta festuar Ditën e Evropës. Ne jemi vendi më i izoluar në Ballkan - në krahasim me Serbinë, Maqedoninë e disa vende të tjera. Ne jemi pjesë e Evropës, mirëpo jemi shumë larg Bashkimit Evropian”.

Kethrin Eshton
Pavarësisht kritikave ekzistuese lidhur me qasjen e Bashkimit Evropian ndaj Prishtinës zyrtare, Kosova përmendet në mesazhin për Ditën e Evropës të përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Kethrin Eshton.

Ne jemi duke ndërmjetësuar në mes të Kosovës e Serbisë për paqen e qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor”, tha Eshton.

Mirëpo, njohësit e integrimeve evropiane shprehen skeptikë lidhur me dialogun Prishtinë-Beograd, i cili në BE shihet si mundësi e mirë për zgjidhjen e problemeve në mes të dy palëve, me qëllim të integrimit të tyre në këtë mekanizëm.

Eksperti Shenoll Muharremi tha se BE-ja do të duhej të fokusohej në reformat që do t’ia lehtësonin Kosovës procesin e integrimit.
Është shumë për keqardhje që Bashkimi Evropian po e përdor Kosovën si mjet për ta avancuar Serbinë.

E gjithë çështja e dialogut Kosovë-Serbi është e orientuar, faktikisht, në avancimin e Serbisë në procesin e integrimit evropian. Është shumë për keqardhje që Bashkimi Evropian po e përdor Kosovën si mjet për ta avancuar Serbinë”.

“Edhe vetë emërimi i përfaqësuesit të përkohshëm evropian, zotit Xhentilini, tregon që i tërë fokusi i BE-së në Kosovë është në dialog. Ne dëshirojmë që Bashkimi Evropian të fokusohet në reformat që Kosova duhet t’i ndërmarrë për të avancuar më tutje”,
tha Muharremi.

Avancimi i Kosovës në integrimet evropiane, sipas analistes në Iniciativën Evropiane për Stabilitet, Aleksandra Shtigelmajer, vështirësohet për shkak të mungesës së njohjes nga pesë shtete anëtare të Bashkimit Evropian.

Aleksandra Shtigelmajer
Ajo tha se Kosova, për dallim nga vendet e rajonit që kanë nënshkruar marrëveshjen për stabilizim-asociim dhe kanë hequr vizat me BE-në, po diskriminohet nga Bashkimi Evropian me hezitimet për nisjen e dialogut zyrtar dhe dhënien e udhërrëfyesit për viza.

Ky është një diskriminim i qartë dhe i prerë, i cili ia mohon Kosovës një nga gjërat më të prekshme që BE-ja do të mund t’i bënte për kosovarët. Kjo gjë do të kishte shumë përparësi. Natyrisht se do të ishte një lloj depërtimi te kosovarët, por do të ndërlidhej edhe me luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar”.

“Qeveria e Kosovës do të kishte një agjendë të përbashkët me misionin e BE-së për sundimin e ligjit dhe do të përmirësonte shumë gjëra, të cilat aktualisht kërcënojnë sigurinë evropiane”,
tha Shtigelmajer për Radion Evropa e Lirë.
XS
SM
MD
LG