Ndërlidhjet

Blerësit nuk respektohen nga prodhuesit vendës


Ilustrim
Ilustrim
Organizatat për mbrojtjen e konsumatorit dhe qytetarët në Kosovë, kërkojnë nga prodhuesit vendorë që të përmbushin standardet ligjore të cilësisë dhe çmimit, për produktet që hedhin në tregun kosovar.

Kryetari i Organizatës joqeveritare, “Konsumatori”, Selatin Kaqaniku, thotë se konsumatori kosovar ka një gatishmëri të lartë që të konsumojë prodhime vendore, por të cilat do të duhej të jenë cilësore dhe me çmime konkurruese.

Si konsumatorë jemi të interesuar të konsumojmë prodhime vendore, por edhe prodhuesit vendorë duhet t’i ofrojnë më shumë konsumatorit, jo vetëm më çmime dhe imponim të produkteve, por pikërisht më përmbushjen ligjore të standardeve të cilësisë, që duhet të jetë cilësi shumë e standardizuar dhe çmime të konkurrueshme”, thekson Kaqaniku.

Ndërkohë, përfaqësues të Aleancës Kosovare të Biznesit kanë filluar të bëjnë një hulumtim për të parë se sa janë kualitative prodhimet vendore të cilat dedikohen për tregun kosovar dhe sa ato që eksportohen në shtetet tjera.

Sipas Aleancës Kosovare Biznesit çdo shtet ka standardet e veta dhe se ato standarde prodhuesit vendorë duhet t’i plotësojnë në rast të eksportit të produkteve të tyre, dhe shumë herë këto shtete kanë standarde më të lartë se sa që ka Kosovë.

Kjo, sipas tyre, do të thotë që atje kërkohen produkte me kualitative, por edhe çmimi është më i lartë.

Sidoqoftë, e gjithë kjo, thonë ata, nuk do të thotë që rrezikon konsumatorin dhe se produktet vendore janë jashtë standardeve të lejuara ndërkombëtarisht.

Qytetarët, ndërkaq japin mendime të ndryshme sa i përket produkteve vendore

Në panaire e shesin djathin e mirë, kur të shkon në shitore ta blesh të njëjtin djathë, nuk është po ai që ka qenë në panaire. Edhe produktet që i shesin jashtë vendit janë më të mirë. Djathi, dhe të gjitha sendet tjera janë të dobëta. Nuk kanë kualitet prodhimet vendore”, shprehet Asllan Sinani.

Ngjashëm mendon edhe Sahit Limani.

Më të dobëta janë këto që shiten në Kosovë, e nga shtetet tjera i dërgojnë më të mira, më kualitet.
Më të dobëta janë këto që shiten në Kosovë, e nga shtetet tjera i dërgojnë më të mira, më kualitet”, thotë ai.

Ndërkaq, Ejup Gashi nuk mendon që produktet vendore me cilësi më të mirë eksportohen në vendet tjera.

Unë nuk kisha menduar që cilësia më e mirë shkon për vendet tjera. A për prodhimet që vinë nga vendet tjera në Kosovë, po, ato janë më të mira në vendin e vet se ato që i sjellin në Kosovë”, shprehet ai.

Ndryshe, prodhuesit vendorë vazhdimisht kanë potencuar se janë duke bërë përpjekje për të ngritur cilësinë e prodhimeve të tyre. Ata thonë se plotësojnë standardet ndërkombëtare të përcaktuara me ligj.
XS
SM
MD
LG