E hënë, nëntor 24, 2014 Kosova 07:42

Kronika

Papunësia, një nga problemet kryesore

Pamje nga Prishtina
Pamje nga Prishtina
Të dhënat e fundit të organizatave ekonomike në Kosovë, tregojnë se papunësia mbetet njëra nga problemet kryesore në vend.

Sipas të dhënave të Institutit të Financave të Kosovës, thuhet se mbi 43 për qind e kosovarëve janë të papunë.

Këto të dhëna, përfaqësuesit e Institutit të Financave i Kosovës (IFK), i bënë gjatë konferencës së dhjetë ndërkombëtare për biznes dhe punësim, me temën: “Ndikimi i rritjes ekonomike dhe inovacioneve në zhvillimin e biznesit, zvogëlimin e papunësisë dhe varfërisë në Kosovë, në vendet në tranzicion dhe ato në zhvillim”.

Kryetari i këtij instituti, Isak Mustafa, thotë se Kosova vazhdon të mbetet vendi me normë më të lartë të papunësisë në rajon.
Kosova ka mbi 43 për qind të papunë dhe 34 për qind në varfëri, me më pak se 1,42 euro në ditë dhe 18 për  qind në varfëri të skajshme me më pak se 94 cent në ditë.

Kosova ka mbi 43 për qind të papunë dhe 34 për qind në varfëri, me më pak se 1,42 euro në ditë dhe 18 për  qind në varfëri të skajshme me më pak se 94 cent në ditë. Kosova vazhdon të mbetet vendi me normën më të lartë të papunësisë në rajon. Kosova vazhdon të ketë GDP-në jo më të madhe se 4. 2 miliardë euro”, thekson ai.

Ndryshe, në vitet e fundit në Kosovë, sipas njohëseve të çështjeve ekonomike, nuk ka pasur ulje të shkallës së papunësisë.

Ndërkaq, sipas tyre, në tregun e punës në Kosovë hyjnë deri në 35 mijë të rinj, ndërkaq ky treg  absorbon nga 4 deri në 6 mijë punëtorë në vit.

Njohësi i çështjeve ekonomike, Pleurat Mustafa thekson se stimulimi i bizneseve të vogla dhe të mesme, do të ndihmonte në zbutjen e papunësisë në vend.

Biznesi i vogël dhe i mesëm është një faktor i rëndësishëm për rritjen e punësimit, sidomos në ato vende ku zhvillimi i bizneseve të vogla dhe biznese të mesme a qenë më i madh kriza ekonomik nuk i ka prekur shumë, ndërsa tek bizneset e mëdha siç janë korporatat, aty kriza ekonomike i ka prekur shumë më shumë”, thotë ai.

Në konferencën ndërkombëtare për biznes dhe punësim, po prezantohen 80 punime të ndryshme të autorëve nga 10 vende, kryesisht rajonale.

Pjesëmarrësit në këtë konferencë, kanë vlerësuar se punësimi duket të jetë një mënyrë shumë e rëndësishme për t’iu mundësuar kosovarëve të ecin përpara.

Ndërkohë, kryetari IFK-së, Isak Mustafa, thotë se pa zhvillim ekonomik, pa shfrytëzim të pasurive natyrore, nuk mund të këtë zbutje të papunësisë dhe zvogëlim të varfërisë.

Sipas tij, institucionet e Kosovë duhet të faksohen në shfrytëzimin e resurseve natyrore që ka vendi.
Pa zhvillime ekonomike, pa sigurim të mjeteve, pa shfrytëzim të kësaj pasurie që e kemi, ne kemi një ndër pasuritë natyrore më të mëdha botërore, siç është Trepça, nuk do të zvogëlohet papunësia.

Pa zhvillime ekonomike, pa sigurim të mjeteve, pa shfrytëzim të kësaj pasurie që e kemi, ne kemi një ndër pasuritë natyrore më të mëdha botërore, siç është Trepça, nuk do të zvogëlohet papunësia. Shkritorja e Trepçës e ka zënë vendin e katërt në nivel botëror  me 7.8 për qind të kontributit të të ardhurave në pjesëmarrjen botërore”, shprehet ai.

Ndryshe, përgjysmimi i varfërisë është njëra nga Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit, të cilat Kosova është zotuar t’i arrijë deri në vitin 2015.

Ndërkaq, zyrtarë qeveritarë tashmë kanë deklaruar se janë të përkushtuar t’i zgjidhin problemet ekzistuese sociale dhe ekonomike ne vend.

Luljeta Krasniqi - Veseli

krasniqiveseli+gmail.com

Luljeta Krasniqi, e lindur më 02.05.1981. Me gazetari ka filluar të merret që nga viti 2005. Për një kohë të gjatë ka punuar si gazetare në Agjencinë e lajmeve Kosovalive. Ekipit të Radios Evropa e Lirë i është bashkuar në vitin 2008.

Ky forum është mbyllur
Komentet
     
Nuk ka komente në këtë forum