E martë, shtator 30, 2014 Kosova 17:51

Aktuale

Shtatë të vdekur nga orteku i borës në Restelicë

Ilustrim
Ilustrim
RFE /RL
Numri i të vdekurve nga orteku i borës që goditi gjatë ditës fshatin Restelicë të Dragashit ka arritur në shtatë, kurse një vajzë 5 vjeçe është gjetur e gjallë dhe gjendja e saj shëndetësore është stabile, pos disa frakturave në gjymtyrë të trupit.

Mirëpo, ende nuk dihet edhe për fatin e tre personave tjerë. Lajmin e konfirmoi për RTK-në kryetari i Komunës së Dragashit, Salim Jonuzi. Ndërkohë po vazhdojnë përpjekjet për gjetjen edhe të personave tjerë. 

* * *
Policia e Kosovës konfirmoi edhe viktimën e tretë nga orteku që ka goditur disa shtëpi në fshatin Restelicë të komunës së Dragashit.

“Gjatë përpjekjeve të vazhdueshme për nxjerrjen e personave të ngujuar nga orteku është nxjerrë edhe personi i tretë pa shenja jete”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Ekipet e shpëtimit janë duke vepruar drejtpërdrejt në vendin e ngjarjes në fshatin Restelicë, në shtëpitë, të cilat janë gotitur nga orteku i borës, bën të ditur zëvendës-ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Shemsi Veseli.

Dyshohet se edhe shtatë persona të tjerë gjenden të ngujuar nëpër shtëpi nga orteku i borës.

Veseli ka thënë se njësitë e shpëtimit tashmë kanë arritur që ta nxjerrin nga bora një person me shenja jete, të cilit është duke iu dhënë ndihma mjekësore.

Por, zëvendësministri Veseli ka apeluar te qytetarët që kanë shkuar në Restelicë për të ndihmuar, që t’i largojnë veturat, të cilat, sipas tij, i kanë parkuar në mënyrë të çrregullt në rrugën e ngushtë që çon për këtë fshat dhe e kanë bllokuar qarkullimin e njësive  dhe makinerisë së rëndë të FSK-së dhe Policisë së Kosovës. Pengesat në rrugë nga veturat, sipas tij, kanë penguar depërtimin e eskavatorëve në vendngjarje.

***

Një ortek bore, me thellësi 10 metra dhe me gjerësi 500 metra ka goditur 15 shtëpi, të cilat gjenden në anën e djathtë të fshatit Restelicë të komunës së Dragashit. Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë zëvendës-ministrisë si Forcës së Sigurisë së Kosovës, Shemsi Veseli. Ai ka thënë se “si pasojë e këtij orteku, vdekjen e kanë gjetur të paktën 2 persona, ndërkaq, që dyshohet se të paktën edhe 6 persona të tjerë gjenden të mbuluar me borë”.

“Orteku në fshatin Restelicë i ka vërshuar ato 15 shtëpi, në orën 7: 30 të mëngjesit. Sipas informatave të konfirmuara, deri më tash janë gjetur 2 kufoma. Është një mashkull, i lindur më 1958, me inicialen e emrit N. Reka, mbiemrin ashtu siç ne i kemi të dhënat dhe është një kufomë tjetër e gjinisë femërore, mosha e të cilës nuk konfirmohet. Dyshohet që së paku, tash për tash, janë edhe 6 persona në dëborë”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, Veseli.

Në vendngjarje, për të ndihmuar për largimin e borës dhe shpëtimin e mundshëm të banorëve të goditur nga orteku, kanë dalë njësitë e FSK-së, të Policisë së Kosovës dhe banorët lokal. Veseli ka bërë të ditur se në Restelicë kanë shkuar njësitë e gjenios, njësitë për kërkim-shpëtim, njësia për dhënien e ndihmës mjekësore dhe njësia për menaxhimin e krizave.

“Për momentin, uroj fatin për ata persona të cilët janë të përfshirë nën dëborë, që të jenë në ndonjë pjesë ku kanë mundur të strehohen dhe që orteku nuk ka mundur t’i përfshijë dhe gjithmonë me shpresën që do të arrijmë me kohë që të mund t’i nxjerrim. Ndoshta do të jetë ndonjë prej tyre që do të jetë i gjallë. Do të bëhet maksimumi që me të gjitha ekipet e mundshme të nxirren ata”, ka sqaruar Veseli.

Ndryshe, dyshohet se janë edhe 11 persona nën borë, anëtarë të  familjeve, të cilat i ka goditur orteku i borës..(b.b.)

Lexoni edhe këtë:

Acari mban të mbërthyer Ballkanin
Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
Faqja e komenteve nga 1
    E ardhshmja 
Nga : Nol Presheva Prej : Zvicerr
13.02.2012 14:45
Ngushlime nga zemra për tër familjet dhe tër opinionin Kosovar.Në këto ditë dimri të vështira banoret e Restelices perjetuan një katastrof natyrale. Vajzes së vogël i uroj shëndet dhasht Zoti të ket jetë të lumtur edhe se tepër e madhe është dhimbja për humbjen e Familjes.
Unë dhe familja ime jemi të gatëshem të i dalim krah kësaj voglusheje që mbijetoi.Mundesisht na informoni ne e-mail adresen tonë.

Nga : Nazim huruglica Prej : gjilan
12.02.2012 22:14
Allahu i meshiroft me xhenet te vdekurit dhe jet te lumtur e te qet per voglushen

Nga : llapi usa Prej : usa
12.02.2012 20:33
ngushllime per familjen Reka nj trenditje e rend qenka po te degjosh ne mergim kesi tragjedije voglushes i uroj sherim sa me te shpejt

Nga : sedar gerdellaj Prej : Dragash
12.02.2012 16:53
shprehi ngushllime familjes REKA nga Restelica,per tragjedin qe ndodhi ne mengjesin e djeshem.

Nga : Maki Prej : New York
12.02.2012 13:34
Kjo dhimbje e madhe kaloi fusha, male, dete e oqeane dhe na tronditi edhe ne shqiptareve ne Ameriken e larget! Me lot ne sy dhe dhembje ne zemer e mesuam lajmin per kete tragjedi e cila morri jeterat e nje familje te tere. Lus Zotin per ata qe e humben jeten ne kete tragjedi t'u kete bere vendin ne Parajse, ndersa per vogelushen e vogel une dhe bashkeshorti im jemi te gatshem ta marrim dhe te kujdesemi per te dhe ta rrisim me dashurine prinderore ne mesin e dy vajzave tona qe i kemi. Ju lutem nese redaksia juaj ka mundesi te ma siguroj nje nr. telefoni qe te kontaktoj me dike lidhur me vajzen me lajmeroni ne e-mailin tim. Duam qe ajo vajze ta kaloj nje femijeri sa me te mire dhe te mos e ndiej veten pa ngrohtesine dhe dashurine familjare.Duam qe asaj vajze t'ja sigurojme nje te ardhme sa me te mire dhe si nje nene qe jam e vecmas nje poete me dhemb shpirti per ate vogelushe qe e goditi jeta kaq rende, prandaj ndiej obligim moral qe t'i dalim ne ndihme. Serish ju lus nga zemra te me njoftoni per ndonje nr teli qe te interesohem lidhur me ate vogelushe.

Nga : Imer Prej : Nikqi
12.02.2012 11:57
Ngushlime nga zemra per ter familjet dhe tere opinionin Kosovar se shum e nje gje tragjike.Dhe deshiroj qe vajza e mbijetuar ,te ket ndihm nga i gjith populli shqiptar nga diaspora po ashtu edhe nga intitucionet e Kosoves ,dhe qe ne ket menyr te ja mundesojm vqupezezs ne jete me te mir dhe mos te jetoj e lenduar dhe me tmerrin qe ka pasur dhe qe ka perjetuar.Kisha pas deshir po ne ket moment une personalisht te vej kontakte me te gjitha subjektet qofshin politike Institucionale qofshin ato private te ja mundesoj qe ajo vajz te ket mundesi te vij tek une ne Gjermani nese nuk ka te mbijetuar te familjes dhe deshiroj qe te ja mundesoj te vij tek une ne familjen time te jetoj sikur edhe 5 vajzat e mija .(qe dote thoja te jetoj sikur po te ishte vajza ime.Ju lutem te me kontaktoni

Nga : fjolla Prej : mitrovic
12.02.2012 11:56
ngushllime familjeve te vdekur nga zemra kto sigurisht qe ndodhin por dhimbja qoft me ta rasti i rend por eshte nga zoti aty ku askush nuk mund te nderhy ka fuqi te madhe pra ngushllimem me te sinqerta

Nga : HEKREMI Prej : GJERMANI
12.02.2012 11:22
Dergoj ngushllime ter restelices per ket fatkeqesi natyrore

Nga : Muhameti Prej : gjermani
12.02.2012 10:51
Ngushtellime familjeve te te vdekurve, se ne gjdovend ne bot ndodhin katastrofat natyrore edeh me natyren askush nuk mund te luftoj po as qeveria e kosoves po shiqone veten se qka po komentoni. ngushtellime edhe njeher familjeve te te vdekurve .

Nga : nebi Prej : zvicer
12.02.2012 10:44
per disa qe po komentojne ne ket fatkeqesi natyrore e fajin e kerkojne tjeter kunde ju them analfabeteve me mire trukni e mos shpreheni kure sdini se veq po shkretoni.se kryeminstri smunde ti dal allahut perpara.
ngushellime per viktimat
Faqja e komenteve nga 1
    E ardhshmja