Ndërlidhjet

Serbia zgjedh mes Tadiqit e Nikolliqit

Zgjedhjet presidenciale në Serbi
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:01:05 0:00

Zgjedhjet presidenciale në Serbi

Qytetarët në Serbi votojnë në balotazhin presidencial. Me gjithë ngecjet ekonomike dhe papunësinë në rritje, sondazhet tregojnë se presidenti i deritashëm, Boris Tadiq, është në epërsi ndaj rivalit të tij Tomisllav Nikolliq.

Tadiqi ishte në epërsi të vogël ndaj Nikolliqit në raundin e parë të zgjedhjeve, që u zhvilluan më 6 maj, por për balotazh ka siguruar mbështetjen e Partisë Socialiste, partia e tretë më e madhe në parlamentin serb.

Tadiq ka arritur në qendrën e votimit, në Beograd, derisa ka shtyrë karrocën, ku gjendej i ati i tij i moshuar.

“Sot është një ditë thelbësore kur do të vendosim se çfarë drejtimi do të marrë vendi në pesë vjetët e ardhshëm, por edhe në dekadën e ardhshme. Bota po na përcjell, për të parë maturinë tonë demokratike”, ka thënë Tadiq.

Po qe se zgjidhet, Tadiq ka premtuar se do të përdorë mandatin e tij të tretë dhe të fundit si president për të nisur bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian në fund të këtij viti, me synimin që t’i bashkohet këtij blloku brenda pesë vjetëve.

Nikolliq pretendon se zgjedhjet janë përcjellë me mashtrime dhe ka paralajmëruar se do të ftojë mbështetësit e tij në rrugë.

Serbët votojnë në balotazhin presidencial

Presidenti aktual, Boris Tadiq, votoi në një qendër votimi në qendër të qytetit të Beogradit më 20 maj... 
1/12 Presidenti aktual, Boris Tadiq, votoi në një qendër votimi në qendër të qytetit të Beogradit më 20 maj... 
Votuesit iu drejtuan qendrave të votimit më 20 maj, për raundin e dytë të garës presidenciale që vuri përballë presidentin aktual, Boris Tadiq, dhe Tomisllav Nikolliqin.
Tomisllav Nikolliq bashkë me gruan e tij, Dragica, në një qendër votimi, më 20 maj...
2/12 Tomisllav Nikolliq bashkë me gruan e tij, Dragica, në një qendër votimi, më 20 maj...
Votuesit iu drejtuan qendrave të votimit më 20 maj, për raundin e dytë të garës presidenciale që vuri përballë presidentin aktual, Boris Tadiq, dhe Tomisllav Nikolliqin.
Një nga 8500 qendrat e vendit për votim më 20 maj... 
3/12 Një nga 8500 qendrat e vendit për votim më 20 maj... 
Votuesit iu drejtuan qendrave të votimit më 20 maj, për raundin e dytë të garës presidenciale që vuri përballë presidentin aktual, Boris Tadiq, dhe Tomisllav Nikolliqin.
Tadiq fitoi mbështetje të fortë mes raundeve nga Partisë Socialiste që ishte drejtuar dikur nga Slobodan Millosheviqi...
4/12 Tadiq fitoi mbështetje të fortë mes raundeve nga Partisë Socialiste që ishte drejtuar dikur nga Slobodan Millosheviqi...
Votuesit iu drejtuan qendrave të votimit më 20 maj, për raundin e dytë të garës presidenciale që vuri përballë presidentin aktual, Boris Tadiq, dhe Tomisllav Nikolliqin.
Nikolliq është një ish-anëtar i lartë i Partisë Radikale Serbe, i cili u rendit i dyti pas Tadiqit, sikurse në vitin 2004 dhe 2008, në zgjedhjet presidenciale...
5/12 Nikolliq është një ish-anëtar i lartë i Partisë Radikale Serbe, i cili u rendit i dyti pas Tadiqit, sikurse në vitin 2004 dhe 2008, në zgjedhjet presidenciale...
Votuesit iu drejtuan qendrave të votimit më 20 maj, për raundin e dytë të garës presidenciale që vuri përballë presidentin aktual, Boris Tadiq, dhe Tomisllav Nikolliqin.
Një nga çështjet më të mprehta, me të cilat do të përballet fituesi, do të jetë se si të procedojë mbi Kosovën, që shpalli pavarësinë nga Serbia më 2008, gjë q&eum
6/12 Një nga çështjet më të mprehta, me të cilat do të përballet fituesi, do të jetë se si të procedojë mbi Kosovën, që shpalli pavarësinë nga Serbia më 2008, gjë q&eum
Votuesit iu drejtuan qendrave të votimit më 20 maj, për raundin e dytë të garës presidenciale që vuri përballë presidentin aktual, Boris Tadiq, dhe Tomisllav Nikolliqin.
Mbështetësit e Tadiqit valojnë flamurin serb dhe atë të BE-së në një tubim më 17 maj. Tadiq thotë se mandati i tretë do të jetë i dedikuar për integrimin europian dhe zhvillimin ekonomi
7/12 Mbështetësit e Tadiqit valojnë flamurin serb dhe atë të BE-së në një tubim më 17 maj. Tadiq thotë se mandati i tretë do të jetë i dedikuar për integrimin europian dhe zhvillimin ekonomi
Votuesit iu drejtuan qendrave të votimit më 20 maj, për raundin e dytë të garës presidenciale që vuri përballë presidentin aktual, Boris Tadiq, dhe Tomisllav Nikolliqin.
Gjatë votimit, Tadiq u shoqërua nga babai i tij dhe nga vajza...
8/12 Gjatë votimit, Tadiq u shoqërua nga babai i tij dhe nga vajza...
Votuesit iu drejtuan qendrave të votimit më 20 maj, për raundin e dytë të garës presidenciale që vuri përballë presidentin aktual, Boris Tadiq, dhe Tomisllav Nikolliqin.
Billborde nga fushatat e Tadiqit dhe Nikolliqit, në garë për  presidencën, në vitin 2008...
9/12 Billborde nga fushatat e Tadiqit dhe Nikolliqit, në garë për  presidencën, në vitin 2008...
Votuesit iu drejtuan qendrave të votimit më 20 maj, për raundin e dytë të garës presidenciale që vuri përballë presidentin aktual, Boris Tadiq, dhe Tomisllav Nikolliqin.
Partia Progresiste Serbe (SNS) e Tomisllav Nikolliqit, pretendon se ka pasur mashtrime në raundin e 6 majit...
10/12 Partia Progresiste Serbe (SNS) e Tomisllav Nikolliqit, pretendon se ka pasur mashtrime në raundin e 6 majit...
Votuesit iu drejtuan qendrave të votimit më 20 maj, për raundin e dytë të garës presidenciale që vuri përballë presidentin aktual, Boris Tadiq, dhe Tomisllav Nikolliqin.
Zgjedhësi hedh votën e tij në Beograd në votimin për balotazhin e 20 majit....
11/12 Zgjedhësi hedh votën e tij në Beograd në votimin për balotazhin e 20 majit....
Votuesit iu drejtuan qendrave të votimit më 20 maj, për raundin e dytë të garës presidenciale që vuri përballë presidentin aktual, Boris Tadiq, dhe Tomisllav Nikolliqin.
Tadiq dhe Nikolliq (qendra) morën pjesë në një debat televiziv më 16 maj...
12/12 Tadiq dhe Nikolliq (qendra) morën pjesë në një debat televiziv më 16 maj...
Votuesit iu drejtuan qendrave të votimit më 20 maj, për raundin e dytë të garës presidenciale që vuri përballë presidentin aktual, Boris Tadiq, dhe Tomisllav Nikolliqin.
Previous slide
Next slide
Por, zyrtarët e zgjedhjeve nuk kanë gjetur prova për 500 mijë votat, për të cilat Nikolliq pretendon se janë manipuluar në zgjedhjet parlamentare dhe ato të raundit të parë presidencial.

Partia Përparimtare e Nikolliqit ka thënë se vëzhguesit e saj do të konfiskojnë kutitë e votimit dhe do të mbyllin qendrat e votimit, po qe se vërejnë parregullsi.

Nikolliq ka votuar në një qendër votimi në Beogradin e Ri. Ai, ndryshe nga kundërshtari i tij politik, ka thënë se do të ndjekë rrugën e anëtarësimit në BE, por jo me çdo kusht.

“Unë jam i bindur se jam zgjedhja më e mirë për Serbinë, por tash, kjo iu përket qytetarëve të Serbisë. Unë do ta uroj fituesin”, ka thënë Nikolliq.

Ai e ka akuzuar Tadiqin se ka instaluar kulturën e kronizmit (punësimit të miqve në postet zyrtare), rritjen e ndikimit të qeverisë në media dhe degradimin ekonomik, ku papunësia ka arritur në 24 për qind.

Bashkimi Evropian ia ka dhënë Serbisë statusin e kandidatit për anëtarësim në këtë bllok. Por, caktimi i datës për fillimin e negociatave, është kushtëzuar me përmirësimin e raporteve me Kosovën.

Ndryshe, në Prishtinë, vlerësohet se cilido prej kandidatëve që do të fitojë, nuk do të ndryshojë politikën aktuale zyrtare të Serbisë karshi Kosovës.(a.i.)
XS
SM
MD
LG