E premte, tetor 31, 2014 Kosova 23:01

Intervista

Al-Alawi: Ka elemente ekstremiste në mesin e shqiptarëve në Kosovë

Elemente radikale vehabiste po depërtojnë në Kosovë dhe ato mund ta prishin harmoninë ndërfetare që ka ekzistuar me vite atje, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Irfan Al-Alawi, drejtor ndërkombëtar i Qendrës për Pluralizëm Islamik dhe drejtor i Fondacionit për Kërkime të Trashëgimisë Islamike.


RADIO EVROPA E LIRË
Zoti Al-Alawi, në një publikim të fundit, keni theksuar rrezikun nga lëshimi i rrënjëve të ekstremistëve islamikë në Kosovë. A mund ta elaboroni rrezikun që shihni?

IRFAN AL-ALAWI
Duhet të kujtojmë se ekzistojnë elemente ekstremiste të përfshira te shqiptarët e Kosovës, të cilët krenohen për të qenit myslimanë të moderuar, sufi, sunitë.

Por, për disa vite kemi parë qeverinë saudite, ose jozyrtarët të kenë dërguar para në mënyrë indirekte në qeveri ose tek individët, për hapjen e xhamive vehabiste salafiste për të promovuar ideologjinë ekstremiste, që është mjaft e rrezikshme për Ballkanin dhe besoj se nëse myslimanët nuk janë të vetëdijshëm për këtë, gradualisht ne do të kemi klerikë ekstremistë, që do të mbijnë (lulëzojnë) në Kosovë, që do të fillojnë ta përdorin sheriatin islamik dhe të abuzojnë me të. Kështu nuk do të promovohet paqja dhe harmonia, siç kishte këtu diversitet fetar dhe pluralizëm, por do të nënkuptojë se islami duhet të jetë si fe zyrtare, dhe të mos respektohen fetë tjera në vend.

RADIO EVROPA E LIRË
Ju keni thënë se myslimanët e Kosovës janë të njohur për respektin që kanë për njerëzit që besojnë në fe të tjera. Cilët janë faktorët potencialë, që mund ta prishin këtë tolerancë?

IRFAN AL-ALAWI
Nëse paratë, ose jotoleranca vehabiste saudite injorohet. Mendoj se ajo që do ndodhë është se myslimanët që respektojnë traditën e vjetër myslimane, lehtë mund të çorientohen dhe të rrëmbehen nga ky lloj islami, që nuk pranon krishterimin, hebraizmin, apo ndonjë religjion tjetër. Prandaj do të nxisin urrejtje mes feve dhe do të promovojnë të tilla çështje se si gratë duhet të kenë perçe apo ta mbulojnë fytyrën, që është zbatim i vehabizmit islamik, dhe nuk buron nga sheriati islamik sepse sheriati mund të zbatohet vetëm në shtetet islamike.

Madje vetë Mbretëria Saudite nuk është shtet islamik, por zbaton praktikën e mbulimit të fytyrës së grave. Nëse kjo injorohet në shtete të caktuara si në Kosovë, rreziku është se situatën do ta marrin në duar njerëz të gabuar dhe do të kemi klerikë radikalë ekstremistë, që do të marrin kontrollin ndaj shkollave dhe institucioneve fetare dhe do të mund të paraqesin kërcënim për jomyslimanët.

RADIO EVROPA E LIRË
Mendoni se ky problem po injorohet?

IRFAN AL-ALAWI
Nuk është shumë çështje injorimi. Mendoj se qeveria duhet të jetë e kujdesshme. Myftinjtë, apo klerikët janë atje dhe duhet të jenë në dijeni për këtë, dhe edhe pse ndoshta nuk duan të flasin në këtë faze. Disa nga ta mund të frikësohen apo të ndikohen nga petrodollarët, që vijnë nga Arabia Saudite.

Mendoj se është një çështje që nuk duhet të injorohet, duhet të vëzhgohet me shumë kujdes, para se të bëhet shumë vonë. Sepse, kur njëherë të fillojnë t’i derdhin paratë, arabët sauditë do të sjellin dijetarët e tyre, do të emërojnë imamët në xhami, siç ka qenë dhe është rregull e Arabisë Saudite. Nëse ndërtojnë ndonjë xhami, kudo, ata preferojnë t’i kenë imamët e vet, ose të paktën imamët që ndjekin shkollën e tyre të mendimit.

RADIO EVROPA E LIRË
Zoti Al Alawi, ju keni shprehur shqetësimin se forma tradicionale e islamit në Kosovë mund të devijojë si pasojë e një “propagande” të caktuar. Në këtë kuadër e keni përmendur një televizion në Kosovë, Peace TV, që transmeton predikime islamike. Pse duhet të kenë kujdes nga ai kosovarët?

IRFAN AL-ALAWI
Mendoj se Peace TV është një kërcënim i caktuar për myslimanët e zakonshëm sunitë, sepse njerëzit si Zakir Naik (themelues i Peace TV, v.j.) janë të njohur për nxitjen e urrejtjes ndaj feve të tjera. Ai sigurisht se nuk është debatues i fesë, siç ka qenë i ashtuquajturi mësuesi i tij, Ahmed Deedat. Ky person qartazi i ofendon fetë e tjera dhe ai është një vehabist salafist, që ka ndjekur shkollën në Arabinë Saudite. Ai mendon se fetë tjera nuk duhet të lejohen të ushtrohen lirshëm, beson, se femrat duhet ta mbulojnë plotësisht fytyrën e tyre, se ato nuk duhet të punojnë...

Ky kanal është diçka që nuk do të duhej quhej Peace Tv, sepse nuk besoj se ai beson në paqe. Kur ofendoni fetë tjera nuk ka më aty paqe. Duhet të ketë diversitet dhe respekt. Një pjesë e fondeve për këtë kanal vijnë nga zyrtarët dhe jozyrtarët sauditë, prandaj nëse propagandon anën negative të islamit, ata njerëz që nuk janë myslimanë në Kosovë, do ta shohin se islami është një kërcënim për ta, e që nuk është.

Megjithatë, ata njerëz që e shikojnë, e të cilët janë myslimanë, kanë lindur myslimanë, ata do të fillojnë të ndryshojnë mendimin, se ajo që Peace TV dhe Zakir Naik transmetojnë, është mënyra korrekte e islamit. Dhe të jem i sinqertë, Zakir Naik nuk është dijetar islamik edhe pse pretendon se është i tillë. Ai me profesion është mjek. Prandaj, ai duhet të mbërthehet për profesionin e vet dhe jo të dalë jashtë tij dhe të nisë predikimin e islamit për myslimanët dhe jomyslimanët.

RADIO EVROPA E LIRË
Cili mendoni se është qëllimi kryesor i njerëzve të tillë si Zakir Naik?

IRFAN AL-ALAWI
Ai dëshiron të propagandojë islamin, por sipas besimeve të tij, të besimeve vehabiste salafiste, që janë kërcënim si për botën myslimane ashtu edhe atë jomyslimane. Ai nxit urrejtje ndaj myslimanëve të moderuar sufi, që besojnë në vendet e shenjta, dhe në Kosovë ka sufi, traditë që daton nga koha e profetit Muhamed.

Zakir Naik nxit urrejtje kundër sufive, ai shkurajon njerëzit që të kenë vende të shenjta dhe nëse ai nuk inkurajon vizitat në vendet e shenjta, si do të lejojë ai që njerëzit të kenë kisha, ose sinagoga ose çkado tjetër që i takon besimeve tjera. Kjo është një çështje për të cilën mendoj se kosovarët duhet të kenë kujdes, si myslimanët ashtu edhe jomyslimanët.

Islami nuk është një fe që është përhapur me shpatë, islami është përhapur me dashuri. Zakir Naik po e përhap punën e tij misionare duke nxitur urrejte përmes fjalëve dhe madje me fjalët e tij nxitëse, ai mund t’i ndalojë edhe ata që duan të bëhen myslimanë, duke i shtyrë të thonë se ‘ky nuk është një religjion për mua’.

RADIO EVROPA E LIRË
“Arabët, agjentët iranianë dhe fundamentalistët turq kanë bërë përpjekje për një invadim të dukshëm në komunitetin mysliman të Kosovës”- është ky një tjetër citim nga publikimi juaj. Keni thënë se mundësia e devijimit të komunitetit mysliman të Kosovës, meriton vështrim hetues dhe përkushtim ndaj besimtarëve të moderuar. Kush mendoni se është përgjegjës për të mbikëqyrur këtë?

IRFAN AL-ALAWI
Mendoj, se pikë së pari liderët e komunitetit, duhet të jenë përgjegjës. Mendoj se kosovarët dhe shtetet përreth duhet të mbështesin myftinjtë, klerikët që janë përgjegjës për komunitetin mysliman. Natyrisht se atje ka myftinj dhe këta njerëz, duhet të edukohen në nivele të caktuara për të kuptuar se çka po ndodh brenda dhe përreth Kosovës, duhet ta kuptojnë se atje ka elemente ekstremiste, sepse elementet ekstremiste shumë shpejtë mund të infiltrohen nga çdo vend në botë dhe Kosova nuk është shtet i madh.

Megjithatë, rreziku është se kushdo që është mysliman, mund ta hapë një xhami, pa e testuar apo monitoruar për të kuptuar se çka po predikojnë, mund të jenë këto shkolla myslimane, mund të jenë institute myslimane dhe kjo është një nga gjërat, që i frikësohemi .. ky është rrezik jo vetëm për Kosovën por edhe (për vendet) përreth në atë pjesë të botës. Megjithatë, mendoj se (është e rrezikshme)nëse qeveria nuk është e kujdesshme të monitorojë dhe të kuptojë, se cilët dijetarë i ka në vend, cilët dijetarë vijnë nga jashtë.

Për shembull, Zakir Naik është ndaluar të hyjë në Britaninë e Madhe thjesht sepse nxit urrejtje, imami i Xhamisë së Madhe në Mekë e ka të ndaluar të hyjë në SHBA dhe në Britaninë e Madhe sepse nxit urrejtje përmes predikimeve në xhami. Prandaj mendoj se Kosova, qeveria duhet ta kuptojë se kurdo që një dijetar apo klerik mysliman e viziton vendin, qoftë si vizitues ose si ligjërues, ai duhet të kontrollohet ku ka studiuar, ku është arsimuar dhe çfarë lloj islami po e predikon te myslimanët dhe jomyslimanët. Duhet ta kuptojmë këtë pjesë të botës, e cila do të duhej të ishte porta e artë për shkollën e mendimit hanefi, një portë e hekurt. Natyrisht, me vite, porta është rrëzuar dhe i ka hapur rrugë radikalëve islamikë, që kanë nisur të depërtojnë në Kosovë.

RADIO EVROPA E LIZRË
Çfarë rreziku paraqet për botën sot, ajo që e keni quajtur si një “rilindje islamike”?

IRFAN AL-ALAWI
Mendoj se duhet ta bëjmë të qartë se islami është një religjion i paqes, ne nuk nxisim urrejtje, ne nuk kryjmë vrasje për nder apo të përhapim fjalën përmes shpatës. Megjithatë, ka disa elemente ekstremiste në disa pjesë të islamit. Por, ekstremizëm kemi në secilën fe, ju keni të tillë në fenë hebraike, dhe të të tjerat.

Megjithatë, duhet të themi dhe ta bëjmë të qartë se derisa ka elemente ekstremiste në islam, apo mediat perëndimore kapen pas tyre, apo sulmojnë islamin, duhet të theksojmë se bëhet fjalë për vehabizmin islamik, ose xhematin teblig, ose islamin deobandi (lëvizje rilindëse në islamin sunit), që natyrisht janë degë të islamit të Arabisë Saudite.

Duhet të kuptojmë se ky lloj islami është lëvizje misionare dhe ka për qëllim kryerjen e punës misionare, siç bën Kryqi i Kuq në disa pjesë të Afrikës duke ndërtuar kisha, duke ofruar ushqim.

Gjëra të tilla bëjnë edhe këto degë të islamit. Por, ne duhet ta bëjmë të qartë dhe të lehtëkuptueshme për jomyslimanët se kërcënimi nuk është islami, kërcënimi është vehabizmi, salafizmi i fuqishëm, xhemati teblig ose islami deobandi. Duhet të jemi shumë të qartë për këtë.

Albana Isufi

albana.isufi+gmail.com

Albana Isufi merret me gazetari nga viti 2001. Si korrespondente nga Prishtina për Radion Evropa e Lirë ka punuar nga janari i vitit 2004. Nga janari i vitit 2012 punon si gazetare/redaktore në programin për Kosovën të Radios Evropa e Lirë në Pragë.
Twitter
Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
Faqja e komenteve nga 1
    E ardhshmja 
Nga : Kadrush Prej : Prishtinë
09.11.2012 18:40
Lexone mirë Kuranin, lexone a ka ndasi ne sekte sunit, vehabis apo sekte tjera është një, e ajo është feja Islame. ndarjen ne sekte e kane ber njerzit per interese te tyre private. por dua tju them një se Shqiptarët kan një fe e ajo fe është Shqiptaria. Pastertia per njeriun nuk është Leshi, sepse ne lesh ngjitet gjithqka, andaj rrunu dhe mbane pastertin e ftyres suaj. lexo, dhe gzohu qe je shqiptar, edhe një herë tju perkujtoj se Feja e shqipëtarve është Shqiptaria, kështu ka thën një shkrimtar i madh e ju e dini se kush eshte ai.

Nga : toni Prej : tepelena
09.11.2012 13:19
rroft shqiptarija rroft ISLAMI

Nga : GJERGJ KASTRIOTI Prej : BELGJIKE
09.11.2012 11:15
Ne shqiptaret si popull i besojme secilit mashtrues qe vie e shet mend tek ne dhe pa te keq shumica shiten per pak para .NE kemi nje problem te kahershem qe vetes nuk i besojm dhe nuk i gjejme rruge vetes dot ,po kushdo qe vie nga jashte na orienton dhe na dirigjon si don vet .Mendoj si popull manipulohemi lehte nga te tjeret ,vertet eshte per te ardhur keq pse lejojme kete .Si nga politika religjioni ekonomia kultura etj;duhet ti kushtojme nje vemendje me te madhe historise sone te analizojme mire si funksionon jeta mos te jetojme me shabllone te te tjereve se nuk na pershtaten aspak; si politike ashtu edhe relegjionin duhet ta pershtasim vendit dhe regjionit ku jetojme nuk mund te pershtatesh me vendet e arfikes arabise apo azise sepse jemi larg kete duhet ta kuptojme jetojme ne EVROPEN E MODERUAR dhe duhet te jemi ne qdo aspekt edhe ne si popull te vemendshem se qfare veprime jemi duke bere .Seciles bime duhet ti gjejme vendin ku duhet te rritet e nuk duhet te provojme te mbjellim kudo sepse me kohe do te vyshket.Mendoj qe keto ndikimet qe na vien nga larg dhe lakmia qe mos ndoshta po peritojme diqka nga to me shekuj na ka kushtuar shtrenjte dhe do e paguajme ende por te behemi syhapur dhe te themi STOP se politiken e fene e zgjedhi e e bej vete dhe ne menyren me te mire qe i konvenon vendit dhe kombit SHQIPTARE .URIME 100 vjetori SHQIPTARE .........

Nga : ruzhdi Prej : suisse
09.11.2012 08:04
Pajtohem plotsisht me zotrin alavi se petrolldollari ka filluar menjiher mbas lufte ndoshtaedhe ne kohen e serbeve te depertoj ne kosove por mbas lufte keta petro dollar muslimana kane filluar te jene shum ma ekstrem perveqse po e nderlikojn me te madhe gjendjen dhe traditen tone per tolerance fetare kur dihet mirfilli se shqiptaret iu perkasin tri konfeksioneve ata kane filluar me te madhe te krijone probleme edhe ne kuader te bashkesise islame te kosoves,kurse shemtija me e madhe e tyre mbase lufte eshte shumzimi merramendes i njerezve me mjekerr ne kosoven tone martire dhe mbulesat e femijeve(vajzave te vockla ) ME SHAMIJA,KJO DUKURI E SHEMTUAR E KETYRE PETRODOLLARVE E ARDHUR NGA VENDET ARABE NE TROJET TONA ETNIKE DUHET TE NDALOHET DERI SA SESHTE BERE VON .

Nga : shqiptari Prej : kosoar
08.11.2012 22:39
shum interesant esht me neve shqipetaret.ne ni far menyre mburremi se jemi shqipetar po ne tjetren an kallaj shum leht e humbim rrugen ne oborr ton.se dim ku jem as qka jem.veq mu nal e me kqyr seri qysh po dojn po lujn me neve,ni arab me fustan me ardh n kosov do shqiptar kujtojn se u ardh zoti.e presin ma mir se me ardh obama .

Nga : dardan Prej : stockholm
08.11.2012 22:36
Personalisht une shume shpesh e sulmoj politiken e Europes nuk mendoj popujt Europian por hierarkine politike te disa shteteve .
Qe.D.M.TH nuk ka te bej me popujt.
Mirpor edhe Zoti e din se pa ndihmen e Europes dhe Amerikes Kosova nuk do ishte ku eshte sot, sikur vetem pak te kishim perkrahje nga bota Islame Kryeministri i jon nuk do te shkonte ne Bruxel me Dacicin per bisedime.

Dhe ju lutem vazhdoni ju me problemin e religjionit edhe devijoni nga traditat dhe menyrat e lutjeve te prinderve te juaj .
Por edhe Zoti sdo tua fal

Nga : x-ray Prej : deutschland
08.11.2012 22:01
me pare do te behem Katolik si te paret tane ,se ta pranoj fene saudite...

Nga : besnikp Prej : Suedi
08.11.2012 21:58
Po ky e keq interpreton fene, dhe po ky ben perqarje ne fe!
Grup i devijuar eshte po ky vet personi edhe te tjeret qe shkojn pas tij!
Islam modern nuk ka!

Nga : Shkelzen Kryeziu Prej : Prishtine
08.11.2012 21:22
Al-Alawi ka folur per dicka qe tashme eshte e njohur ne Kosove. Ne i njohim edhe njerezit qe merren me kete veprimtari, duke filluar nga ata me te paredneishmit ne fshaterat dhe qytetet e Kosves e deri te ata qe vetequhen baballare te kombit si Rexhep Qosja, apo ata te rednit te dyte Shefqet Krasniqi, Milazim Krasniqi, Fuad Ramiqi, Memli Krasniqi, etj.
Ne Kosove duhet te filloje nje debat publik per kete fenomen ku te flitet ne menyre te arguemntuar per persona e personalitete, institucione fetare dhe sekulare qe po perhapen faren e urrejtejs fetare mes shqiptareve. Mua personalisht me kane bere shume paraqitjet publike tre Rexhep Qosjes ku ai demonizon ata qe mudn te flasin ne menyre kritike kunder ketyre shfaqejeve agresive te islamit politk ne Kosove.

Nga : new york Prej : kosove
08.11.2012 20:05
o shqipetart e mjere po europa dhe amerika u lejon vet qe te shendrrohi ne saudita e talibanista dhe ne fund ua fut serbin apo dikand tjeter mrena po a saudia dhe talibani u kan qlirue kur keni hikun jasht kosove po flas vetem per talibanista e jo per shqpetar

Në përgjigje

Nga : Feja e jone-shqiptaria Prej : Shqiperi
11.11.2012 08:51
Shqiptaret per tolerance fetare jan shembull ne mbare boten.
Perhapja e sekteve te ndryshme fetare(vehabiste,salafiste,...e iste tjera) jan ne kuader te programeve te gjithmbareshme kunder shqiptare,te programuara mire nga Serbia me aleatet e saj te ngushte dhe e perkrahur nga miqet e tyre nderkombetar,qe qellim te fundit kan zhberjen e kombit shqiptar!e fatkeqesisht kjo zhberje po ndodh me te madhe dita dites,ne drite te Diellit,e qe neve na u kan qorruar syt e s'po shofim kete tragjedi qe po na kercnon me zhdukje.
Shqiptaret nuk ishin,s'jane dhe s'do te jene as njeher popull fetar extremist.Nga ketu e ka burimin toleranca fetare,e pa pare dhe degjuar te ndonje popull apo vend tjeter.Kjo tolerance,perveq anes njerzore,shpreh kulture te larte per nje popull dhe tregon se ai popull eshte mbi fete,eshte me i vjeter se lindja e feve,sepse s'pari linden popujt pastaj erdhen fete.
Andaj,qe ti shpetojm rrezikut te zhdukjes se pa shpangshme,duhet ti kthehemi vetevetes,ne kuptimin autokton,kombtarisht,politikisht,ekonomikisht,fetarisht,me nje fjale :"Demokracise Autentike" siq e thot i madhi Ukshin Hoti,vetem ketu eshte shpetimi yne.
Mos te jetojme me enrra dhe prralla duke e mashtruar vetevehten se si dojn te na shofin te tjeret,por te punojm dhe jetojme ashtu si e done interesi yne kombtar.
Faqja e komenteve nga 1
    E ardhshmja