E dielë, tetor 26, 2014 Kosova 06:09

Kronika

Kosova e Shqipëria lidhen edhe me një “autostradë”

Ilustrim
Ilustrim
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Shqipërisë Sali Berisha kanë shfrytëzuar inaugurimin e një projekti të titulluar si “autostrada digjitale” për të promovuar edhe njëherë përafrimin midis dyja vendeve.

Pas lidhjeve ajrore e tokësore, kjo “autostradë digjitale”, lidh dyja vendet me një rrjet interneti, si një projekt i Postës Shqiptare.

Përurimi, është bërë në Qafë të Morinës, në pikën kufitare midis dyja shteteve nga ana e dy kryeministrave pak ditë para se Shqipëria të shënojw 100 vjetorin e shtetësisë, datë kjo që ka filluar tashmë të festohet edhe në Kosovë.

Hashim ThaçiHashim Thaçi
x
Hashim Thaçi
Hashim Thaçi
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi tha se për nder të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë dhe ditës së flamurit kombëtar shqiptar, më 27 nëntor, një ditë më herët, do të përurohet edhe pjesa kosovare e autostradës “Rruga e Kombit” e cila lidhë Kosovën dhe Shqipërinë me një infrastrukturë moderne rrugore.

Ai tha se shqiptarët sot janë më të bashkuar se kurrë.

Dikur në këtë pikë na ndante Serbia ndërsa sot jemi më të bashkuar se kurrë në rrugën integruese”, ka thënë Thaçi.

Në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, autostrada “Rruga e Kombit” e cila do të përfundoj më 27 nëntor, dhe të cilën do ta përurojmë bashkë me kryeministrin Sali Berisha, sot tetë ditë para festës së Flamurit, kam kënaqësinë e veçantë që në emër të Republikës së Kosovës së bashku me kryeministrin Sali Berisha po inaugurojmë autostradën tjetër, atë digjitale Prishtinë - Tiranë”, ka thënë Thaçi.

Në anën tjetër, kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha tha se shqiptarët në Shqipëri dhe ata në Kosovë po thellojnë bashkëpunimin dhe se shtrirja e internetit, e cilësuar si autostradë digjitale, sipas tij, do të shtrihet në shumë vise të Kosovës.

Sali BerishaSali Berisha
x
Sali Berisha
Sali Berisha
Unë jam këtu për t’u zotuar së bashku me kryeministrin Hashim Thaçi se do të bëjmë gjithçka që këto ndërtesa t’i shndërrojmë në virtuale, në simbolike, do të bëjmë gjithçka për projektin e madh të grave e burrave shqiptarë që u mblodhën në Prizren, në Pejë, në Gjakovë, në Prishtinë, në Shkup e Mitrovicë, do të bëjmë gjithçka që ëndrrën e luftëtarëve të Drenicës dhe mbarë Shqipërisë ta bëjmë realitet të prekshëm për ju, për fëmijët tuaj dhe brezat që vijnë. Kombi do të qëndrojë një dhe vetëm një”, është shprehur kryeministri Berisha.

Në prag të 28 Nëntorit, ditës së shënimit të 100 vjetorit të krijimit të shtetit të Shqipërisë dhe festimit të ditës së flamurit, që zakonisht shënohet edhe në Kosovë dhe vise tjera ku jetojnë shqiptarët, institucionet e pushtetit qendror por edhe ato lokale kanë paralajmëruar inaugurimin e shumë projekteve të cilësuara si kapitale, apo të një rëndësie të veçantë.

Sheshet e qyteteve tashmë janë stolisur me flamuj shqiptarë, kurse nuk janë të pakta edhe shtëpitë dhe dyqanet që kanë vendosur këta flamuj.

Zijadin Gashi

zijadin.gashi+gmail.com

Zijadin Gashi, i lindur më 01 janar 1973 në Prishtinë. Me gazetari ka filluar të merret që nga viti 1997. Si korrespondent i Radios Evropa e Lirë punon që nga maji i vitit 2001.

Twitter
Ky forum është mbyllur
Komentet
     
Nuk ka komente në këtë forum