E mërkurë, tetor 01, 2014 Kosova 22:18

Kronika

Shtatorja e Isa Boletinit në Mitrovicë

Ilustrim
Ilustrim
Shënimi i 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, si asnjëherë më parë, po përcillet me aktivitete të shumta në shtetin e Kosovës. Liderë nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia janë mbledhur të dielën në Mitrovicë, ku është vendosur dhe zbuluar shtatorja e heroit të shqiptarëve, Isa Boletini.

Me këtë rast, janë rikujtuar përpjekjet historike të shqiptarëve në Ballkan për të ndërtuar shtetin e tyre, që sot e 100 vjet njihet me emrin Shqipëri dhe përpjekjeve të Kosovës që u realizuan tek më 17 Shkurt të vitit 2008 me shpalljen e pavarësisë, por jo si një shtet etnik, por shumë-etnik. 

Në ceremoninë e zbulimit të shtatores së Isa Boletinit në Mitrovicë, kryeministri Hashim Thaçi tha se përpjekjet për çlirimin e tokave shqiptare nuk u ndalën kurrë.

Duke potencuar se Kosova dhe Shqipëria janë dy shtete që kanë orientime pro-evropiane dhe pro integrimit në NATO, kryeministri Thaçi tha po ashtu se shqiptarët në Ballkan sot janë më të bashkuar se kurrë.

Hashim ThaçiHashim Thaçi
x
Hashim Thaçi
Hashim Thaçi
“Njëqindvjetori i pavarësisë së Shqipërisë shënon fillimin e ri për të gjithë shqiptarët, shekullin e ri. Shekullin e fuqizimit dhe bashkimit të kombit shqiptar. Urime të gjithëve”, tha Thaçi.

I shpallur hero kombëtar i shqiptarëve, Isa Boletini nga fshati Boletin i Mitrovicës, ishte një prej figurave kyçe të kohës së shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë dhe ngritjes së flamurit shqiptar në Vlorë më 28 Nëntor të vitit 1912 nga dora e Ismail Qemalit.

Mirëpo, ideali i tij nuk ishte sendërtuar atë kohë për bashkimin e Kosovës dhe Shqipërinë.

Por, në këtë manifestim të ngritjes së shtatores së tij në Mitrovicë, për të rrumbullakuar një simbolikë gjithëpërfshirëse, kishin ardhur edhe përfaqësues politikë nga Shqipëria, Maqedonia dhe vise tjera ku jetojnë shqiptarët. 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulëzim Basha, rikujtoi një pjesë të historisë protagonist i së cilës ishte vetë Isa Boletini.

Lulzim Basha dhe Ali AhmetiLulzim Basha dhe Ali Ahmeti
x
Lulzim Basha dhe Ali Ahmeti
Lulzim Basha dhe Ali Ahmeti
Lordi Edward Grey, ministër i Jashtëm i Britanisë së Madhe i pati premtuar solemnisht Isa Boletinit se do të bënte çmos që Mitrovica të ishte Shqipëri në Konferencën e Londrës. Isa Boletini dhe 400 trimat e tij më të mirë mbrojtën pavarësinë mbarë shqiptare, aso kohe ende e brishtë si një foshnje”.

“Ata mbrojtën qeverinë e Ismail Qemalit dhe ishin garda e parë shqiptare e shtetit modern shqiptar në vitin e trazuar 1912. Ishin, pra, paraardhësit tuaj, ku jemi mbledhur sot në këtë çast solemn e të paharrueshëm, ata që e sollën përmes kryengritjes dhe më pas e mbrojtën si askush tjetër pavarësinë shqiptare”, u shpreh Basha.  

Shtatorja e Isa Boletinit e vendosur në Mitrovicë, qytetin ende më të trazuar të Kosovës, për kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim nga Maqedonia, Ali Ahmeti, ka edhe simbolikën e vet. Sipas tij, ky është edhe një mesazh se nuk ka ndarje të Kosovës dhe se cenimi i integritetit të Kosovës do të nënkuptonte një destabilizim të ri në mbarë rajonin.

“Nuk ka ndarje të Kosovës. Nuk ka cenim të integritetit dhe sovranitetit të Kosovës, sepse kjo është e rrezikshme për të gjithë popujt e Ballkanit dhe mbase paqja, stabiliteti dhe siguria duhet të shkojnë të gjitha në vend duke respektuar këtë integritet dhe sovranitet të tërësishëm të Kosovës”, theksoi Ahmeti.

Kremtimet për 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditës së Flamurit të shqiptarëve kanë filluar me aktivitete të shumta edhe në Kosovë.

Më 27 nëntor, një ditë para se Shqipëria të festojë 100-vjetorin e shtetësisë, pritet të përurohet edhe autostrada “Rruga e Kombit – Ibrahim Rugova”, e cila do të lidhë Kosovën dhe Shqipërinë përmes një infrastrukture moderne rrugore, por që në ta ardhmen parashihet të shtrihet edhe në vendet tjera të rajonit.

Zijadin Gashi

zijadin.gashi+gmail.com

Zijadin Gashi, i lindur më 01 janar 1973 në Prishtinë. Me gazetari ka filluar të merret që nga viti 1997. Si korrespondent i Radios Evropa e Lirë punon që nga maji i vitit 2001.

Twitter
Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
Komentet
     
Nga : shqipetari Prej : dortmund
25.11.2012 12:28
o ti migja i hamburgut o lumi une per ty poj kan than plaku esht si thmija ti spaske fort lidhje migjo nuk ngahet mas njerit dekun po mas te gjallit duhet me nga e me pshtu mos me dek ti a je tu pa a je tu ni krejt ushtart qe kan luftu per liri tash po dojn me i myt per qeta duhet me u qu poplli tani ju vjen reni edhe ktyne tjerve po tradita jone esht met kajt kur te deksh a sat je gjall munohen met myt

Nga : shqiptari Prej : dormund
25.11.2012 12:03
per migjen ti migjo qaq din qaq flet po sta nxa per t madhe se te kokeshe si shumica e shqiptarve qysh jem ni shumic mu shit patriota po dikush e ka zanat mu kallxu trim mas lufte dikush ka zanat mu kallxu i ditun jasht shkolle e qishtu migjo populli po hjekun pa pun pa pare pa shpija fukarallak dej n maje t kres kto sene ish kan mir mi ba masi qe te bajsh shtetin qysh duhet se shumica e qytyne herojve me pas kan gjall ishin vra pej dores shqiptarit kqyr qa po bahet me njerz qe kan luftu e jan pshtu si intereson kerkuj e ai qe u dek kishe pe kajm jo jo migjo

Nga : agushi Prej : novegji
24.11.2012 19:18
urime te gjithve vetem pese nuk u prnendet Sali boletini si ekishte te njejtin mendim si Baca Adem .AJpasi qe u vrae nga forcat serrbe emurren edhe e derguan te urra e ibeite edhe e vuren ne kryq edhe serrbet festonin vdekjen e tij 8 dit edhe8 nete

Nga : mixhaa Prej : Hamburg
24.11.2012 18:51
pershendetje tegjithfe shqiptarve
kudo qe jeni vetem shkurt per ket tipin nga dortmundi
qe paska shenu a palidhje ngo memixhen
pse fol kurse nuk edin as se qka thue
mos uperzij ne pun te burrav se
sekemi adet muperzij thmija ne pun te burrav ok
hajde kaloni mir ju tegjith ata qe edojn shqiptarijen kudoqejan

Nga : shqipetari Prej : dortmund
24.11.2012 18:05
u knaqaum per ket 1oo vjetor n shipni i prunen eshnat e zogut edhe kryt e dhis a te capit n mitroi permendoren e isa boletinit n prishtin sdi edhe atje diqka duhet mu krenu me kto sene populli ska buk mu ngi e ktu kishe po gzohum
kto sene duhet e i ba kur te rahatojsh shpin(shtetin) na kemi tradit mu krenu me sene te vdekura.