E premte, shtator 19, 2014 Kosova 21:51

Aktuale

PE kundërshton çdo ide për ndarje të Kosovës

BE
BE
RFE /RL
Parlamenti Evropian, në një seancë të Komisionit për Politikë të Jashtme dhe Siguri, ka diskutuar situatën në Kosovë dhe raportin e paraqitur nga raportuesja për Kosovën, Ulricke Lunachek.

Deputetët e këtij Komiteti u kanë bërë thirrje autoriteteve të Kosovës, sikur edhe EULEX-it, që të bëjnë më shumë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Kjo është përfshirë edhe në projekt-rezolutën, për të cilën është diskutuar në këtë seancë të Komitetit.

E njëjta projekt-rezolutë shpreh keqardhje për atë që e quan mungesë të vullnetit politik për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në nivel të lartë.

Po ashtu është mirëpritur Studimi i Fizibilitetit, i paraqitur kohë më parë nga Komisioni Evropian, në të cilin thuhet se është e mundshme që të arrihet një marrëveshje në mes të Kosovës dhe BE-së, pa marrë parasysh mosnjohjen e Kosovës nga pesë vendet anëtare.

Por, përkundër kësaj, Parlamenti Evropian u bën ftesë pesë vendeve anëtare, të cilat nuk e kanë njohur Kosovën, që ta bëjnë një gjë të tillë sa më parë.

Edhe një herë, Parlamenti Evropian ka kundërshtuar fuqishëm çdo ide për ndarje të Kosovës.

Krahas Kosovës, në të njëjtën seancë është diskutuar edhe raporti për Serbinë. Deputetët evropianë kanë mbështetur qëllimin që sa më parë t’i jepet një datë për nisjen e negociatave të anëtarësimit Serbisë, mirëpo kanë nënvizuar se ky vend duhet t’i zbatojë të gjitha marrëveshjet e arritura me Kosovën.

Sikur në raportin për Serbinë, ashtu edhe në atë për Kosovën, të dyja palëve u është bërë ftesë që të implementojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në dialog dhe të angazhohen në vazhdimin e dialogut në një frymë konstruktive.
Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
Komentet
     
Nga : Mixha Selman Prej : wallskan
04.12.2012 07:50
Nënë parullën se nuk ka ndarje të Kosovës, në fakt Kosova, është ndarë qe 13 vite dhe kjo ka ndodhur nën mbikqyrjen e UNMIKU-të, EULEX-it e shumë mekanizmave tjerë të porositur enkas për të jetësuar, NDARJEN. Spastrimi etnik nga pjesa veriore dhe dëbimi i shqiptarëve e ndërrimi i strukturës nacionale atje, ëshe dëshmia më e mirë dhe argumenti më bindës që tregon qartë se e gjithë kjo është bërë nën mbikqyrjen dhe sehirxhinjëve të këtyre mekanizmave që ve janë bërë bajat më, me qëndrimin e tyre krejt të pa nevojshëm dhe pa arsyeshëm, në Kosovë. Prandaj, unë mendoj që për të frymuar lirshëm jeta në Kosovë, duhet që këta "LESHKMEKANIZMA", të mbathin Opingat dhe të ia mbathin, këmbëve. Për të arritur Paqja e tëra kjo do të duhej të ndodhëte.......

Nga : MANI,USA. Prej : OAKLAND,NEW JECEY,USA.
04.12.2012 07:39
NA ISHTE NJEHERE NJE SHTEPI MALSORE E MBARE DHE
PUNETORE;PLOTE SHQIPTARE DHE SHQIPTARE;QE VEC
VLONTE E JEHONTA KENGA E GJALLERIA;PLOTE FEMIJE
SI RREZE SHTEPIA!! POR, PAS NJE KOHE;DUKE PERJETUA
LUFTA E MASAKRA;SI FUTA E MAKABRA; MBETEN VETEM
PAK FEMIJE ME CA NENA TE GJORA PA BABE;ORE, VETEM
AJO SHKABE I SHOQERONTE NE MAJE MALESH TE ATYRE
BJSHEKEVE TE THATA E TE LARTA!! KUR NJE DITE; ME DHUNE CA GRUPE ARDHACAKESH BANDA TERRORISTE I NDANE E I PERCANE;PIKE GJASHTE;I FIKE RRASHTE KETE
POPULL KOMB ME TE STERLASHTE;DHE,EDHE PSE I OKUPUAN; ASGJASUAN;ASIMILUAN MBI 80% TE 100% TRO-JE E TERITORE SHQIPTARE; EDHE PAS CA E CA HOLLO-KAUSTEVE GJENOCIDALE CFAROSESE ANTINJEREZORE;
PRAP SE PRAP;THERRASIN PER NDARJE EDHE TE CA
COPZAVE TE MBETURA;TERE GROPZAVE TE TRETURA:
-ORE,PO A PAK NA KENI NDARE E PERQARE; GADI TE
HUMBUR E CFAROSUR; E, CKA PO DONI ME OR JU TE
MARROSUR; ORE JU BISHA KANIBALE;QE NUK PO DINI
DOT KURRE TE NGOPENI JETE E GJAK SHQIPTARI!!.
O,Do TE JU MALLKOI GJAKU DHE JETA;TROJEt E ATDHEU
I MILIONA TE MSAKRUARVE;HUMBUR SHEJ PA DOKE;SI DHE DHJETA MILIONE SHQIPTARE ME DHUNE TE LARGUAR PAKTHIM RRUGEVE TE BOTES!!ATHUA MOJ BOTE
MIZORE;NE KETE SHEKULL T'RI ME DEMOKRACI;A DO TE KETE PERGJEGJE E NDERGJEGJE PER ME TE GJOREN
KETE SHQIPTARI!!.TE FALA NJE REFUGJAT LUFTE NGA SHQIPERIA NATYRALE IDEALE NE USA.