E shtunë, prill 19, 2014 Kosova 03:48

Aktuale

Retorika nacionaliste, lojë e rrezikshme

Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Madhësia e shkronjave - +
Ambasadori amerikan ne Tiranë, Aleksandër Arvizu, deklaroi me shqetësim se "ka një rritje të pavend të retorikës nacionaliste në Shqipëri".

Ai iu referua deklaratave të eksponentëve politikë në prag të festimeve të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë,  por dhe çfarë pasoi më tej. 

Siç vlerësoi ambasadori, "retorika e përdorur është në kundërthënie me rolin e përgjithshëm pozitiv që Shqipëria ka luajtur tradicionalisht në rajon:.

“Kohët e fundit, aktorë politikë të ndryshëm në Shqipëri kanë kërkuar të përdorin mesazhe negative të fokusuara në etnicitetin për qëllime të ngushta politike. Kjo është lojë e rrezikshme”, deklaroi ambasadori amerikan.

Sipas tij “ nëse tensionet etnike zgjohen një herë, janë të vështira, në mos të pamundura për t’u parashikuar ose kontrolluar”.

Më tej, ambasadori amerikan iu referua vendimit të dy vendeve fqinje, Greqisë dhe Maqedonisë, që anuluan vizitën me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë, nisur nga disa deklarata me tone nacionaliste të kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha.

“Kjo mund të duket një pasojë e vogël por frenon marrëdhëniet, pengon komunikimin dhe bën që zgjidhja e çështjeve të pazgjidhura të bëhet më e vështirë”, tha ambasadori amerikan.

Por nëse në deklaratën e tij, ambasadori Arvizu e nënkuptoi, por nuk iu referua me emër kryeministrit Berisha, ndryshe ndodhi me Aleancën Kuq e Zi, që drejtohet nga  Kreshnik Spahiu.

Ambasadori amerikan tha se thirrja e fundit e Aleancës Kuq e Zi për referendum për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, nuk i shërben aspiratave euroatlantike dhe minon stabilitetin e paqen rajonale.

Diplomati amerikan theksoi se SHBA-të nuk mbështesin ndryshimin e kufijve kombëtarë në rajonin e Ballkanit.

Sipas tij, çdo përpjekje për ta bërë këtë është kundërproduktive dhe destabilizuese.

“Fjala për një Shqipëri të Madhe të rreme është një shpërqëndrim nga problemet reale, me të cilat përballet Shqipëria sot dhe votuesit nuk duhet të bien pre e kësaj”, tha ambasadori Arvizu.

Këto deklarata ambasadori amerikan në Tiranë i bëri gjatë punimeve të konferencës vjetore referuar bashkëpunimit për siguri në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
Komentet
     
Nga : KalajaPz Prej : Online
15.12.2012 09:52
Ashtu eshte z. ambasador, edhe ne dëshirojme kufijte kombetare e asgje me shume. Nuk ka lidhja nese bota mundohet te krijoje komb artificial si ate te Kosoves, ne shpirt dhe ne zemer ne gjithmone kemi qene dhe GJITHMONE do te jemi SHQIPETAR.

Nga : Shqipe Prej : aty ku u derdh Gjaku
14.12.2012 17:54
Qysh Kqyr Amerika me na nda. NCNC
Sidomos ai Ambasadori ska qa fol per Shqipnin qa ndodh qa bojm qa qojm etj. se ai esht veq ni Ambasador kurgjo ma shum !!

Na jem Shqipetar, Amerika mu Bashku me Russin smujn me na nda !!

Veq Amerika guxon mu kon Patriot e nacionalist ?!!

Nga : popovci gjilan Prej : gjermani
14.12.2012 17:44
zotri ambasador i amerikes miqet met mdhaj te kombit shiptar,per bashkimin e popllit a ti ja fillove perpara a edi rama por ma mer mendja se edi ja ka fillu se ska gjak shiptari aj se po te kishte ndrysh punon per kombin po aj ka zgjedh partin e PS komuniste dhe ti punon per shkatrrim e jo per ndertim, per ty zotri dit e zez se spaku si shiptar nuk duhet ta pranosh e jo ta komentosh, ik kerko azil ne greqi,

Nga : djali Prej : kerkund
14.12.2012 16:38
Zotri Shqipri te rrejshme nuk ka ,po ashtu ju vini nfga shtet te bashkuara me 100 kobsi e raca e gjuh . Na jeni nje komb nje gjuh nje kuktur nje gjak pra kemi drejt per bashkim .Kush na ndaue dini mire po po doni me lan pun per ma von naj luft mas nja 100 vjte po mos harroni se ka edhe Shqiptar qe dij ndryshe e mendojn ndryshe prej atyre qe ke n joftu ti ne politik KERKUSH NUK MUNDET TE NA MOHOJ BASHKIM E NJE KOMBI NE NJE TOK TE VJETEER ILIRE TE VETEN

Nga : Kosovari
14.12.2012 14:49
Me rrespektin me te madhe per SHBA-t ,dhe te gjithe ate qe kan bere per ne si popull .
Personalisht une nuk e mare si deklarate serioze deklaraten e Ambasadorit Arvizu.
Per disa arsye te cilat gjinden ne po keto dy shtete te lartepermendura te cilat jane shtete Fashisto Raciste dhe te rrezikshme per paqen ne Ballkan.
Te dy ketyre shteteve eshte dashur moti qe ndonje Ambasador Amerikan te ju terheq verejtjen ,per fashizmin dhe racizmin e tyre mirpor kjo nuk ka ndodhur kurre.
Athua a keni nje pergjigje zoteriu Ambasador Arvizu?
Ju lutem mos i terhiqni verejtjen apo te keshilloni te diskriminuarin ose te perndjekurin .
Iku edhe koha e Piter Botes ne Afriken e Jugut.
Greqia e cila shfrytzon ndihmat e Gjermanise per ringjallje te gjithe kapitalin e vodhi dhe shume nga ajo e futi ne Armatim ,
Per qfare qellime zoteriu Ambasador!!!!

Eshte dashur me heret te del dikush dhe te ju thote po ketyre dy shteteve fashiste se po luajn me zjarrin sepse cfare te mbjellesh do te koresh..
Zoti e bekofte Ameriken....