E shtunë, tetor 25, 2014 Kosova 04:43

Rajoni

Maqedoni: Kritikohet Ivanov

Presidenti Gjorgje Ivanov
Presidenti Gjorgje Ivanov
Akuzat e presidentit të Maqedonisë Gjorgje Ivanov ndaj fjalimit të kryeministrit të Shqipërisë dhe atij të Kosovës, Sali Berisha dhe Hashim Thaçi, dhënë gjatë festave të nëntorit, janë refleksion i mungesës së demokracisë dhe eksperiencës së Maqedonisë në raport me vendet fqinje, vlerësojnë analistët.

Ish-këshilltari i Kabinetit presidencial, njëherësh ekspert për marrëdhënie ndërkombëtare, Mersel Billalli  thotë se në këtë rast kemi të bëjmë me një kod mental të një strukture udhëheqëse shtetërore, e cila nuk ka kapacitet demokratik, dhe, siç shprehet ai, njëherësh nuk arrin të funksionojë përmes parimeve demokratike dhe domosdo duket se është e detyruar të gjejë një fajtor të jashtëm.

“Logjika se të gjithë të tjerët janë fajtorë, madje e gjithë bota dhe vetëm ne jemi të drejtë, është logjikë e diktaturave. Më duhet të theksoj se ne kemi elemente serioze të një diktature dhe jo rastësisht kryetari i shtetit radhitet në atë që është pjellë e politikës së qeverisë”, vlerëson Billalli.

Nga ana tjetër, ish-diplomati Denko Malevski konsideron se reagimi i presidentit Ivanov bazuar në atë që, siç e quan ai, “politikën qortuese”, është refleksion i mungesës së eksperiencës dhe moskoherencës së Maqedonisë në relacion me fqinjët.

“Jo se fqinjët tanë gjithmonë kanë të drejtë, përkundrazi shumë sjellje të fqinjëve tanë ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në zhvillimet në Maqedoni. Por qasja jonë nuk është adekuate, sepse ne, si shtet, megjithatë duhet patjetër të analizojmë veprimet tona që nxisin reagime të tilla”.

“Ndonëse ne arrijmë të ndërtojmë një vizion të qartë evropian, mendojmë se në anën tonë do të kemi botën e zhvilluar demokratike, BE-në dhe SHBA-në dhe pikërisht nga këto qendra ne duhet të asorbojmë fuqinë tonë si shtet me ndikim dhe assesi duke hyrë në konflikt verbal me udhëheqësit e vendeve fqinje”
, thekson Malevski.

Edhe Mersel Billalli vlerëson se hedhja e problemeve, me të cilat përballet Maqedonia, në oborr të huaj, flet për hipokrizi, por më shumë për fazën kritike, ku po futet Maqedonia si shtet - atë të vetizolimit që çon kah kriza e brendshme.

“Ambienti politik është ashpërsuar edhe në segmentin ndëretnik edhe në atë ndërsocial, por edhe lidhur me funksionimin e institucioneve shtetërore dhe demokracisë në vend, kështu që situata është më se alarmante”, shprehet Bilalli.

Ndryshe, presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, në fjalimin vjetor në foltoren e Parlamentit ku ishin të pranishëm dhe diplomatë të vendeve të Bashkimit Evropian, ka drejtuar akuza kah vendet fqinje, me ç`rat tërthorazi ka gjykuar fjalimet e liderëve shqiptarë në manifestimin qendror në Shkup më 25 nëntor.

“Edhe gjatë këtij viti ndaj Republikës së Maqedonisë u dërguan deklarata absurde dhe ofenduese nga disa politikanë ‘kujdestarë’ nga fqinjësia, për marrëdhëniet tona ndërfqinjësore dhe ndëretnike, ne nuk ramë në asnjë provokim. Populli ynë ndër shekuj ka përjetuar dhe mbijetuar shumë. Ka fituar shumë guxim, gjallëri dhe forcë”.

“Ato deklarata për përdorim politik-ditor, as që kanë mundur, e as që do të mund t’i prishin në të ardhmen marrëdhëniet shekullore ndërfqinjësore të popujve në këtë rajon...Në hapësirat tona, jo vetëm në Republikën e Maqedonisë, ka ende individë, të cilët mendojnë për ide radikale dhe mite për shtete të mëdha”.

“Këtyre ideve dua t’ju përgjigjem me thënien e njërit prej baballarëve të Evropës, të madhit Kalegri, i cili para 90 vjetësh tha se ‘ekziston vetëm një mundësi radikale për zgjidhje të drejtë dhe afatgjate për çështjen e kufijve të Ballkanit dhe kjo është; jo ndryshim, por heqja e atyre kufijve’”
, qe shprehur presidenti i Maqedonisë, Ivanov.
Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
Komentet
     
Nga : Kosovari
19.12.2012 19:17
citoj Ivanovin qe thot "Populli ynë ndër shekuj ka përjetuar dhe mbijetuar shumë. Ka fituar shumë guxim, gjallëri dhe forcë”.
Ju lutem per cilin popull flet ky politikan nese aludon ne ate Maqedonas atehereky ka mbajtur nje fjalim Iluzionist.
Dhe kjo nuk perputhet me ata shekuj qe ky flet.
Nuk mendoj personalisht se ndryshimi i kufijve do te ndodhe,
Por Shkupi gjate shekujve nuk eshte quajtur Skopje ju lutem .
Merni pergjegjesin e juaj fqinjesore qe te mund te jetojm si fqinje per ndryshe edhe Shqiptaret jan lodhur duke qene shembull i fqinjesise se mire.
Reciprocitet.l