E premte, korrik 25, 2014 Kosova 05:38

Aktuale

Të krishterët festojnë Krishtlindjen

RFE /RL
Besimtarët e krishterë kanë kremtuar Festën e Krishtlindjes, duke shkëmbyer dhurata dhe urime të ngrohta.

Mijëra të krishterë janë tubuar në Betlehem, qytetin ku thuhet se ka lindur Jezu Krishti.

Në Vatikan, Papa Benedicti XVI ka udhëhequr meshën solemne të Krishtlindjes në bazilikën e Shën Pjetrit.

Kreu i Kishës Katolike Romake ka bërë thirrje për paqe në mbarë botën.

Në Kosovë, mesha kryesore është mbajtur në katedralen “Zonja Ndihmëtare” në Prizren.

Në anën tjetër, fëmijët në shumë vende kanë qenë në pritje të Babadimrit dhe dhuratave që ai u sjell. (v.t.)


Ky forum është mbyllur
Komentet
     
Nuk ka komente në këtë forum