E martë, korrik 22, 2014 Kosova 13:21

Bota

SHBA: Bisedimet e fundit për krizën financiare

Barack Obama
Barack Obama
RFE /RL
Pritet që presidenti amerikan, Barack Obama, do të takohet me ligjvënësit e Kongresit, për bisedimet e fundit për evitimin e krizës së re ekonomike, për shkak të së ashtuquajturës “tatëpjetë fiskale”.

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Obama sot do të takohet me liderët demokratikë dhe republikanë në Senat dhe Dhomën Përfaqësuese të Kongresit të Shteteve të Bashkuara.

Takimi në Shtëpinë e Bardhë mbahet vetëm katër ditë para se qeveria të ballafaqohet me “tatëpjetën fiskale”, që paraqet ngritje automatike të taksave dhe të shkurtimeve të shpenzimeve, të cilat hyjnë në fuqi në kuadër të reduktimit të deficitit masiv të Shteteve të Bashkuara.

Ekonomistët kanë tërhequr vërejtjen se më se 600 miliardë dollarë, sa është vlera e këtyre masave, mund ta çojnë ekonominë më të madhe në botë në recesion.

Deri tash, Obama dhe ligjvënësit disa herë janë përpjekur të pajtohen për reformat buxhetore, për t’i evituar pasojat e ashpra potenciale të “tatëpjetës fiskale”.

Marrëveshja është penguar nga rezistenca e republikanëve ndaj thirrjeve të demokreatëve për rritjen e taksave ndaj njerëzve të pasur. Nga ana tjetër, demokratët i hedhin poshtë shkurtimet në programet qeveritare, të propozuara nga republikanët.

Obama takon liderin e pakicës në Senat, Harry Reid, kryesuesin e Dhomës Përfaqësuese, John Bohner, liderin republikan në Senat, Mitch McConnell, dhe lideren demokrate në Dhomën Përfaqësuese, Nancy Pelosi.

Megjithqë mendohet se fuqia politike e zotit Obama është shtuar pas rizgjedhjes në postin e presidentit në muajin nëntor, ai dhe demokratët nuk kanë mundësi legjislative për kalimin e planit të ri pa mbështetjen e rëndësishme nga republikanët.

Koncepti i “tatëpjetës fiskale” ishte miratuar nga ligjvënësit në mes të vitit 2011, për shkak të mospajtimit ndërmjet dy partive lidhur me borxhin amerikan.

Ai parashihte t’i detyrojë ligjvënësit të arrijnë marrëveshje të vështirë për reduktimin e domosdoshëm të deficitit të madh buxhetor të Shteteve të Bashkuara.

Borxhi është afër 16 400 miliardë dollarë, që sipas ligjit aktual është maksimumi.

Por, pozicionet kundërshtuese janë forcuar gjatë fushatës zgjedhore presidenciale të këtij viti. Të dy partitë e kanë fajësuar njëra – tjetrën për dështim për ndërmarrjen e aksionit për kompromis në arritjen e marrëveshjes.

Mitch McConell, lider i republikanëve në Senat, tha se kriza ishte “tërësisht e parandalueshme”.

Megjithatë ai, po ashtu, e theksoi ndarjen partiake, duke e shprehur përkushtimin se republikanët nuk do tu nënshtrohen propozimeve të demokratëve vetëm për shkak se “tatëpjeta” është afër.

E vërteta është se ne po shkojmë kah afati i rëndë dhe ky është bisedim që ne është dashur ta kishim pasur muaj më parë, prandaj republikanët nuk do ta nënshkruajnë çekun blanko për çdo gjë që demokratët në Senat propozojnë, për shkak se ne e pamë vetveten në buzë të tatëpjetës. Kjo nuk do të ishte korrekte për popullin amerikan”, tha Mitch McConnell.

Harry Reid, lider i shumicës demokrate në Senat, tha se duket se qeveria do të futet në “tatëpjetë”. Për bllokadë ai i fajësoi republikanët.

Njerëzit që janë të pasur, që fitojnë shumë para, ata nuk e kundërshtojnë rritjen e taksave për ta. Të vetmin njerëz në Amerikë, që nuk mendojnë se taksat duhet të rriten për të pasurit, janë republikanët, që punojnë në ndërtesë. Prandaj, në çdo kohë që kryesuesi dhe lideri republikan shkojnë te presidenti dhe thonë – ne e kemi marrëveshjen për ju, ata e kanë derën hapur te presidenti dhe te unë, po ashtu”, tha Harry Reid.

Raportohet se Shtëpia e Bardhë dhe ligjvënësit mund ta shqyrtojnë një kompromis të përkohshëm, që do ta ndalte rritjen e taksave për amerikanët me të ardhura të mesme dhe do t’i zgjeronte disa përfitime, derisa negociatat të vazhdojnë për një pako më gjithëpërfshirëse. (f. b.)
Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
Komentet
     
Nga : AGIM ANASTASI Prej : GJERMANI
28.12.2012 13:10
Te djathtet ne EUROPE apo Republikanet ne SH B A ,qe pergjerohen per shoqerine,dalin zbuluar ne qendrimin e tyre ,ne lidhje me taksimin e te pasurve.Por eshte teper vone ,nuk ka asnje rruge tjeter,do te vinte nje dite koha e ksaj zhgjidhje ekonomike,sigurisht nga halli,pasi ekonomistet e mirefillte e dine mire cfare duhet bere.Nese nuk e bene politika neser e ben forca e shoqerise,e cila punon e perseri nuk realizon dot kembimin.Amerika ka dy rruge ose recensionin ose riprodhimin.Ata qe bejne politike ,se kjo eshte zhgjidhja e Marksit,nuk bejne gje tjeter vecse na e kane ngjallur ate ,duke na dale perpara kudo ne mardheniet me shtetin pasiv dhe privatin spekullues.Nuk ka si te spjegohet qe ata qe ne procesin e kembimit blejne, tatohen dhe kunderta ndodh me ata qe tregtojne.Jane pikerisht keta 0,1% e shoqerise qe kane grumbulluar lekun,duke bllokuar riprodhimin dhe shteti ortak,heshte.Duhet ,me mire vone se kurre,shteti te leviz dhe te demokratizoj ekonomine,qe eshte monopol i pak njerzve,te cilet po diktojne cmimin shoqerise.Nese kete nuk e realizon OBAMA dikush tjeter do ta bej.Njerzit e pasur duhet te terhiqen nga pozicioni egoist per te integruar te ardhmen.Me shume trasparence ne financat,eshte detyre dhe jo privilegj.Keta te fundit duhet te binden dhe teorikisht se fitimi i tyre realizhohet ne shoqeri dhe nuk justifikojne dot mungesen dhe deshiren per tju pergjigjur shoqerise.